Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...
Mavruz Voka (1968) |
Feniksi është zogu përrallor për të cilin të moçmit mendonin se ishte i vetmi në botë, dhe i cili, kur e ndjente mbarimin (një herë në 500 vjet), hidhej në zjarr dhe përlindej nga hiri i vet, si simbol i përlindjes së përjetshme. Të këtillë na duken shqiptarët e Kosovës historike, të përlindur nga bërthamat trako/ilire të dardanëve të lashtë. E këtillë na duket edhe Kosova heroike, e shkrumuar nga hordhitë e banditizmit ballkanik që vinin herë nga Stambolli e herë nga Beogradi, Kosova duke u përlindur si një simbol i përjetshëm i pavdekësisë. Duke analizuar të shkuarën e të parëve tanë, konstatojmë se kënga dhe trimëria ishin veti primordiale e dardanëve të lindur për punë, dashuri dhe atdhedashuri. I këtillë na duket edhe Feniksi i Shipkovicës që i ka propozuar vetevetes projekte për transoformimin e jetës me përpjekje permanente dhe rezultate konkrete që burojnë nga puna si burim i lumturisë. Edhe atëherë kur sukseset vijnë njëri pas tjetrit, ai nuk është gjeniu që vetëlavdërohet. Ëndrra e tij gjithmonë ka qenë mirëqenia personale, familjare dhe shoqërore, madje edhe në momente të krizës financiare.
Pika e tij e dobët nuk është pesimizmi që të shtyn të humbish besimin ndaj njerëzve dhe natyrës, por përkundrazi, optimizmi për krijimin e një jete të re, kudoqoftë dhe kurëdoqoftë. E kanë provokuar shqiptarët e tharrët që e preferonin fanatizmin në vend të atdhetarizmit dhe përtacinë në vend të punës, por nuk është dorëzuar. E kanë provokuar serbët me urrejtje antishqiptare, por ai ka ditur t’i demaskojë publikisht duke u thënë se ata që i urrejnë shqiptarët apo Amerikën nuk janë serbë por kopila të Rusisë që i kanë dëbuar rusët para njëmijë vitesh. Sipas tij, qëllimi është që të krijojmë një jetë të re ku njerëzit pa marrë parasysh paragjykimet fetare apo prejardhjen kombëtare, ta çmojnë dhe respektojnë njëri/tjetrin, siç e çmojnë njëri/tjetrin amerikanët e përbërë nga një konglomerat gjuhësh, feshë, kulturash dhe etnishë. Pse! Ngase Feniksi i Shipkovicës është djali i shqiptarit që e dëgjonte Zërin e Amerikës në zemër të Sharrit qysh para 60 vitesh.
Virusi ballkanik i injorancës politike dhe patriotike
Para 35 vjetësh, Ilir Kosova na shkruante se na ndiqte sigurimi i Titos, pa e përmendur faktin se sigurimi i tij ishte një monstrum ballkanik i spiunëve të Beogradit që e ndiqnin Titon dhe Fadilin, shqiptarët e Dardanisë, rumunët e Timokut, hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës, kroatët, boshnjakët dhe sllovenët. UDB-ja ishte shtriga komuniste që ia kurdiste mikrofonat Titos në banjo, edhe pse ai ia kriste gjumit me mikrofonin në shtrat. Kush ishte mikrofoni i tij! Jovanka që ia kurdisën serbët për ta marrë për grua në vend të një dashnore me prejardhje rumune nga Lugina e Timokut. Thonë se Fadil Hoxha ishte ai që e zbuloi të vërtetën lidhur me mikrofonat që ia kishte instaluar Rankoviqi në banjë. Koha ishte e atillë, që disa ta admirojnë Titon e disa Enverin, edhepse ideologjia e tyre tashmë i preokupon vetëm ata që vuajnë nga virusi ballkanik i injorancës politike dhe patriotike. Tridhjetë vjet më vonë, të njëjtën vërejtje, se na kërkon sigurimi i Titos, tashmë si shaka, na e dërgon edhe një shqiptar i Suedisë, Mavruz Voka. Kush është ky?
Të themi se është djali i Ajvaz Vokës, dikush mund të na akuzojë për nepotizëm, kur vëllai shkruan për vëllanë, apo babai për mamanë. Mavruz Ymeri është armiku i trefishtë, i përtacisë, i pandjeshmërisë së atyre që nuk përkujdesen për të afërmit e vet dhe i politikës bolshevike të atyre që e përgjakën Ballkanin, duke u servirur popujve të vet shovinizmin në vend të mirëqenies. “Po të ishin të mençur serbët, kroatët dhe boshnjakët, do ta ngulfasnin Millosheviqin, Tugjmanin dhe Izetbegoviçin në një dhomë, që të kacafyten njëri me tjetrin, e jo t’i përgjakin popujt e tyre të pafajshëm”. Kështu na thoshte para dhjetë vitesh shqiptari që e dinte se para se të binte Muri i Berlinit, do të binin komunistët nga pushteti. Themi se do të binin, edhe pse ende nuk kanë rënë, ngase po të kishin rënë, Shipkovica e tij nuk do të priste ndihmë nga Perëndimi, por do ta joshte Perëndimin për inkuadrim në fabrikat e saj, që nga Puçaleni e deri në Puçovllas. Ky është pra, djali i las Ajvas, shqiptari që e solli Mustangun e Amerikës në zemër të Sharrit, i biri i shqiptarit që shkonte në këmbë deri në Tetovë, për ta blerë një gazetë shqipe, për t’u komunikuar bashkëvendësve të tij se në vend të emisarëve të Rusisë apo Serbisë, do të vijë dita kur do të vijë Amerika, për të krijuar paqë, drejtësi dhe barazi.
Zogu i zjarrit që e vërtit botën
Nuk e dimë në e kanë përmirësuar qeveritarët statusin social të Dardanisë, por e dimë se vetëm në një metropolë ballkanike, 40% atyre që dominonin në strukturat më të larta të Parlamentit dhe të Qeverisë, ishin funksionarë dosjesh me një të shkuar të ngarkuar. Edhe sa do t’i durojmë vallë? Thonë se si pasojë e korupcionit qeveritar, rumunët, bullgarët, serbët dhe shqiptarët, i ka kapluar varfëria. Edhe pas përmbysjes së komunizmit nga pushteti, komunistët ishin ata që rendnin pas kolltukut, pas lekut dhe lojërave të ndyta të partisë? "Atë që bën partia, as djalli nuk mund ta bëjë". Kështu thoshte babai i Mavruzit, malësori që i ndiqte lajmet e Evropës së Lirë dhe të Zërit të Amerikës, para se të binte djali i tij në kthetrat e sigurimit sllavo/shqiptar. Mavruz Ymeri është tetovari i Halmstadit që e vërtit botën, veprimtar i diasporës që nuk di të ndalet. Nga nuk e gjen këtë fluturimtar? Që nga Kalifornia e deri në Ukrainë, që nga Prishtina e deri në Janinë, që nga Gjakova e deri në Tetovë, Mavrovë, Elbasan, Durrës, Portorozh, Berlin, Hamurg, Kopenhagë, Suedi. Kushdo që e ka njohur, ka konstatuar se është armik i përbetuar i përtacisë. Për të siguruar ekzistencën, i ati i tij, që nga mosha 11 vjeçe e pat goditur hyzmeqar në fshatrat e fushës. Zgjohej që me zgjimin e zërit të tellallit për t’i ruajtur buajt në varrezat e Reçiçës. Bushtrat e bolshevizmit e kishin prekur edhe Maqedoninë.
U tërbuan udbashët e republikës kur kuptuan se vëllai i tij sillte valixhe me libra e revista nga ish/kryeqendra e Shqipërisë së mërguar. Në disa prej tyre bëhej fjalë për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve që kërkonin liri, drejtësi dhe barazi. Mavruzi asokohe kishte krijuar përvojë mërgimtari. Ishte mërgimtari i parë i trojeve shqiptare të Sharrit që e zgjodhi Suedinë si model të demokracisë parlamentare evropiane. Gjatë ushtrimit të zanatit të muratorisë, që nga Bosnja e deri në Beograd, Zagreb e Rjekë, kishte konstatuar se shqiptarit mund t’i ndihmosh më shumë duke punuar me një të huaj, se sa me një shqiptar. Ky është mendimi i tij, që dikujt mund t'i duket i çuditshëm. Pse? Ngase duke u shoqëruar me të huajin, së pari e përvetëson gjuhën e tij, pastaj të jepet rasti të njohësh tradita e mentalitete popujsh e feshë të tjera. Ndoshta mu kjo ka ndikuar që të krijojmë admirim ndaj Kadaresë dhe alergji ndaj fanatizmit që ende i mundon motrat dhe nënat tona. Vaj halli për shqiptarët e gjorë! Gjëmon lodra e Petre Përliçkos klubeve të Gjorçe Petrovit dhe gjëmon lodra e ramazanit në zemër të Sharrit. Ku janë ato shoqëri kulturore-artistike shqiptare, që funksiononin atëherë kur ndiqej kënga shqipe dhe flamuri shqiptar? Ku janë ata që s'janë?
Simbol i mërisë kundër përtacisë
Në vend të muhabetit, Mavruzi respekton diktaturën e punës, shijen e lumturisë dhe burimin e dashurisë. Pse? Ngase vetëm puna dhe dashuria mund ta vërtisin botën. Zoti i do më shumë ata që ia krisin gjumit të lodhur nga puna. Këtë kanë filluar ta kuptojnë edha ata që e shohin se nuk shkon vetëm me gjumë e gjezdisje, me muhabet e me përtaci. Mavruz Ymeri është jo vetëm simbol i mërisë kundër përtacisë, por edhe kryeprotagonist i librit të dr. Karl Rune Personit “Eldfagel till salv”. E shkroi gjatë vitit 1998 dhe u botoi gjatë vitit të çrobërimit të Kosovës nga kolonializmi serb (1999). Libri e pa dritën e botimit pas frymëzimeve të një odiseje që patën bërë autori suedez dhe shqiptari i Sharrit, që nga Suedia, Ukraina e Rumania, e deri në Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, Slloveni, Austri, Gjermani, Danimarkë, Suedi. Në 103 faqet e tij përshkruhen rrugët dhe bukuroshet e Ukrainës, bukuritë e Bukureshtit, korrupcioni i doganierëve të Ballkanit, mikpritja shqiptare, ndëshkimet hyjnore të NATO-s për shpartallimin e inkuizicionit serb në Kosovë.
Si banor i Suedisë, në këtë përmbledhje reportazhesh, tetovari i Halmstadit paraqitet si një Zog zjarri që nuk degdiset kurrë. Me të vendosur në Skandinavi, njihet me do kosovarë si Riza Hasangjekaj, Sherif Gjonbalaj etj. Në Tiranë njihet me gocat e Lasgush Poradecit, ndërsa në Evropë me shkrimtarë, gazetarë, politikanë dhe këngëtarë të shquar. Me të kthyer në vendlindje, e provokojnë klyshët e komunizmit, që nga Tetova e deri në Portorozh e Lubjanë dhe në vend që të pësonte ky, pësonin provokatorët. Në prag të shpartallimit të Jugosllavisë, autoritetet komuniste të komunës së Piranit mundohen t'ia nacionalizojnë pasurinë e patundur që kishte në rrethinat e Portorozhit. Nga Sllovenia, para se t'i rikthehej Suedisë, e viziton Amerikën. Shkon deri në Florida dhe Kaliforni. Duke fluturuar autostradave të Hungarisë për të arritur te e dashura e tij në Slloveni, rrokulliset me makinë, limuzina bëhet hi e pluhur, ndërsa ky del nga hiri si feniksi me gjymtyrë të thyera, por falë përkujdesjes suedeze, shërohet dhe e merr jetën që nga fillimi. Jeta është përgatitje për dashuri. Ajo fillon me fillimin e ditës. Sa herë që zgjohet nga gjumi, e kujton Zotin, atdheun dhe mamanë. Nuk ka marrë pjesë në luftë, por e ka ndihmuar familjen dhe njerëzit me halle.
Vlen ta përsërisim edhe një herë faktin se Zoti i do më shumë ata që i kaplon gjumi të lodhur nga puna. Zoti e ndihmon të ketë shëndet, disponim për punë dhe fitime modeste. Di ta shijojë jetën, t’i zgjedhë dashamirët dhe t’i injorojë haramxhinjtë që na turpërojnë nëpër botë. Është pronar i një firme makinash të ndërtimtarisë. 50 vjet e ka përkrahur një shqiptar në studime. “Lëri letrat, ëndrrat dhe vendin ku s’ka para, i thotë. Dil në Perëndim, puno, fito dhe mos u korit duke pritur të tjerët të të ndihmojnë!”. Nuk e dimë në e ka kuptuar faktin se shkrimtarët kanë jetë të ngatërruar, siç e kishte edhe Eminesku, një ëndërrimtar i huaj që i admironte shqiptarët dhe gjuhën e tyre të shenjtë. Vëllai i tij i parapëlqente studimet universitare qysh në bankat e shkollës fillore, por si pasojë e frymëzimeve, shqetësimeve ballkanike dhe angazhimeve publicistike, në vend të Perëndimit u vendos në Lindje. Për më tej, është më mirë të heshtim se sa të flasim. "Po qe se do të heshtni, mençurinë tuaj do ta tregoni", thotë një mendimtar yni që e humbi betejën në fushë të polemikës me Kadarenë (Rexhep Qosja). Për të dëshmuar se vendlindja e tij ka edhe "vetëlavdimtarë", po e thyejmë heshtjen me këtë rast, duke e bërë publike të vërtetën se vëllai i tij s’është kush tjetër, veçse autori i këtij portreti: Baki Ymeri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi