Çmimi i madh spanjoll ''Princi i Asturias'' i dorëzohet Kadaresë
Faqja 1 e 1

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare mori dje, Çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Award for Letters), një nga çmimet më prestigjoze në botë në një ceremoni solemne të organizuar në Teatrin Campoamor të Oviedo-s (Spanjë).
Ismail Kadare, i pari shkrimtar shqiptar që fiton çmimin "Princi i Asturias për Letërsinë", është cilësuar nga juria e këtij edicioni si narrator, eseist dhe poet, që përfaqëson majën e letërsisë shqiptare.
Inspiruesi i lirisë, përballë totalitarizmit
"Inspiruesi i lirisë, përballë totalitarizmit", - ka qenë motivacioni i çmimit, dorëzuar shkrimtarit Kadare, nga Princi i Asturias, Don Felipe de Borbón, - i cili mbylli ceremoninë pas laureimit të tetë personaliteteve të tjera në fusha të ndryshme të jetës, me një fjalim që tradicionalisht konsiderohet si, ngjarja më e rëndësishme që Ai realizon përgjatë vitit. Princi i Asturias, Don Felipe de Borbón, vlerësoi mbrëmë në ceremoninë e nderimit në Teatrin "Campoamor" të Oviedo-s në Spanjë, shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, si "një prej shkrimtarëve më të mirë evropianë të të gjitha kohërave, që e përshkruan me mjeshtëri situatën e vendit nga ai vjen, Shqipërisë." Ceremonia solemne u mbajt në Teatrin "Campoamor" të Oviedo-s në Spanjë dhe u transmetua drejtpërdrejt nga stacionet televizive spanjolle. Në fjalën e tij, Princi i Asturias, Don Felipe de Borbón, theksoi gjithashtu se, përveç konditave të vështira të vendit të tij, ai diti se si të spikaste duke krijuar karaktere dhe ngjarje, të cilat i shkojnë për shkas, pasi letërsia nuk është thjesht argëtuese, por së pari thuhet se ajo përcjell mesazhe."Puna e tij si shkrimtar dhe poet janë të admirueshme, njëkohësisht edhe esetë dhe shkrimet e tij, mbi Ballkanin dhe Greqinë e Lashtë, janë të admirueshme. Vepra e Kadaresë, universalizon problemet dhe aspiratat e këtyre sistemeve, të këtyre vendeve për të cilat ai ka shkruar si dhe për përpjekjet për të mbrojtur, për të mos humbur atë çka as arti,as letërsia dhe askush tjetër nuk mund ta ndalojë: Lirinë", - përfundoi fjalimin e tij, Princi Don Felipe de Borbón. Në fjalën e tij, shkrimtari Ismail Kadare, me rastin e nderimit me anën e këtij çmimi për letërsinë, përmendi ndër të tjerash se "20 vite më parë në vendin tim komunist, në qoftë se një shkrimtar shqiptar do të merrte një çmim në Spanjë dhe do të nderohej nga princi trashëgimtar, fillimisht do të prangosej dhe do të çohej në çmendi". Por kjo, - tha Kadare, - do të ishte e keqja më e vogël. Sipas një versioni të dytë ai do të përfundonte në hetuesi dhe më pas në torturë. Kadare ndër të tjerash tha se sistemi totalitarist ndërpreu marrëdhëniet me botën, por "Një kalorës i vetmuar, duke shpërfillur ligjet e botës kapërcente, sa herë të donte, kufirin e pakapërcyeshëm. Besoj se e merrni me mend, se për kë e kam fjalën?" - ngriti një pyetje retorike, shkrimtari Ismail Kadare, për të vijuar më tej se ai ishte pikërisht "Don Kishtoti". Don Kishoti e kapërcente kufirin shqiptar, pasi ishte i pavarur - theksoi më tej në referatin e tij, Ismail Kadare - duke bërë një sintezë krahasuese midis sistemit totalitar dhe veprës së mirënjohur të shkrimtarit Migel Servantes, "Don Kishoti". "Mendja jonë e ka të vështirë të kapë vlerat dhe përmasat e tij...
Mendja e ngushtë propagandiste, e ka të vështirë të pranojë paralelizmin me pavarësinë e vërtetë, të një qenieje të pavarur...". Në përmbyllje të fjalimit të tij prej rreth 10 minutash, mbajtur në podiumin e Teatrit "Campoamor" të Oviedo-s, Kadare bëri një krahasim midis "Republikës së Letrave" apo fushës së letërsisë dhe botës reale, të cilat sipas tij, "janë rivale. Ajo realja ka armët e saj si censurën, doktrinën, burgjet. Arti, gjithashtu ka mjetet e tij, protestat dhe veglat. "Por në asnjë rast, e theksoj në asnjë rast, letërsia dhe arti, nuk e sulmojnë jetën reale, për ta dëmtuar, por përkundrazi 'luftojnë' që ta bëjnë më të jetueshme dhe më të bukur. Ky është dallimi absolut midis tyre, dhe në këtë rast një dallim i tillë nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi im më sublim i pavarësisë së vërtetë të artit", përmbylli referatin e tij, Kadare.
Berisha telefonon Kadarenë dhe e uron për çmimin
Kryeministri Berisha i telefonoi menjëherë pas Ceremonisë së marrjes së Çmimit "Princi i Asturias", shkrimtarit të madh, Ismail Kadare dhe i përcolli atij urimet më të përzemërta të tij personale dhe të qeverisë shqiptare.
Në këtë bisedë Kryeministri Berisha i shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm, këtë nder të madh dhe të merituar, që iu bë kollosit të letrave shqipe, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohrave, Ismail Kadare, nga Kurora Mbretërore e Spanjës dhe juria prestigjoze e Çmimit të dytë më të rëndësishëm në botë, "Princi i Asturias".
Kjo, i tha Kryeministri Berisha, është një ditë e madhe për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët. Është një ditë shënuar dhe historike në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Spanjës. Nderimi i madh dhe plotësisht i merituar që sot Spanja dhe Kurora Mbretërore spanjolle i bëri sot punës dhe veprës suaj të madhe, janë një krenari e veçantë për çdo shqiptar. Shkrimtari Ismail Kadare e falenderoi Kryeministrin Berisha për këtë telefonatë të ngrohtë dhe për urimet e përzemërta që ai i përcolli.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi