Shuhet Enver Shehu, një prej ikonave bardheblu
Faqja 1 e 1

Ndahet nga jeta një prej emrave më të famshëm të Tiranës
Nga Erald Kodheli, Shqip
Ndahet nga jeta Enver Shehu, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e klubit SK Tirana, por edhe një prej njerëzve që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Ish-lojtari i famshëm i bardhebluve dhe i Kombëtares, i cili ka punuar edhe si trajner në ekipin kryeqytetas, ndërroi dje jetë për shkaqe natyrale. Në janar të këtij viti, festoi 75-vjetorin e lindjes, ku përveç figurave të njohura të futbollit shqiptar dhe zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai u nderua edhe nga prezenca e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Shehu ishte një prej lojtarëve kryesorë të Tiranës të viteve ‘60 (në atë kohë skuadra mbante emrin 17 Nëntori). Ai e nisi karrierën si futbollist në vitin 1954 me Luftëtarin e Shkollës së Bashkuar dhe pas një sezoni u transferua te 17 Nëntori ku luajti deri më 1963-shin. Në vitin 1958 ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me tetë gola të realizuar në 14 ndeshje, çmim të cilin e ndau me lojtarin e Partizanit, Refik Resmja.
Edhe pse ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur në vend, madje duke luajtur edhe një ndeshje me Kombëtaren shqiptare ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, Enver Shehu ka qenë më i suksesshëm në karrierën si trajner. Në vitin 1964, vetëm një vit pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur në fushë, ai u emërua si ndihmës i trajnerit Myslym Alla. Në këtë detyrë, të cilën Shehu e mbajti deri në vitin 1970, skuadra fitoi katër tituj kampionë. Ka qenë një prej zërave më të fortë në ambientet bardheblu, që kanë pretenduar heqjen pa të drejtë të titullit kampion në sezonin 1966-1967. Vetëm katër javë përpara mbylljes së kampionatit, Tirana (e cila pretendonte titullin) dhe Partizani (që nuk kishte objektiva) u përjashtuan nga Komisioni Shtetëror i Sporteve, pas një sherri në dhomat e zhveshjes ndërmjet Osman Memës dhe Agim Dizdarit. Në vitin 1971 u emërua trajner i parë i Tiranës, ku punoi deri më 1973-shin. Karriera sportive e Shehut ishte e lidhur ngushtë me klubin bardheblu, ku ai rikthehet si trajner në vitin 1980. Eksperienca si futbollist, stazhi 6-vjeçar si zv/trajner dhe dy vitet që drejtoi ekipin i shërbyen pa masë në tentativën e dytë si teknik. Në fakt, gjatë periudhës 1980-1987, ai ndërtoi një skuadër të jashtëzakonshme, ndoshta më të mirën në historinë e klubit. Nën drejtimin e tij, 17 Nëntori i atëhershëm u shpall tri herë kampion i Shqipërisë dhe fitoi katër Kupa. Por, përveç trofeve, që padyshim kanë rëndësinë e tyre, merita më e madhe e Shehut ishte krijimi i të ashtuquajturit "brezi i artë" i Tiranës, me lojtarë si Agustin Kola, i ndjeri Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Sulejman Mema e shumë të tjerë, që më pas krijuan boshtin e Kombëtares në ato vite. Përveç ish-lojtarëve të kohës, futbollistëve të stërvitur prej Shehut dhe përfaqësuesve të klubit Tirana, homazhe në familjen Shehu bëri edhe një delegacion i FSHF-së, i kryesuar nga presidenti Armand Duka.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi