Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bardh Frangu: Republika e patateve

Shko poshtë

Bardh Frangu: Republika e patateve Empty Bardh Frangu: Republika e patateve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 3:14 am

Bardh Frangu: Republika e patateve U1_BardhFrangu
Republika e patateve

Shteti në Kosovë funksionon vetëm brenda pashallëkut të Prishtinës, ku është koncentruar klasa e pamoralshme politike dhe gjyqësia skajshmërisht e korruptuar.

Nga Bardh Frangu

Viteve të nëntëdhjeta, kur nisi ndërtimi i sistemit paralel nën okupimin serb, të burgosurit politikë ishin bërë forcë dominuese brenda LDK’së. Mënyra dhe sjellja e tyre kishte bërë që njerëzit të irritoheshin nga ta. Më kujtohet si sot kur një mik më pat thënë se po i vinte turp të pranonte se kishte qenë i burgosur politik.

Erdhi pastaj periudha pas vitit 2000, dhe në skenën politike u shfaqën ata që kishin bërë luftën dhe kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës. Një mik imi që kishte qenë luftuar pa hile, më tha një ditë se po i vinte turp të pranonte se kishte luftuar për këtë klasë politike të hajnave. Një mik tjetër këto ditë pa ngurruar më tha se po ndjehej i turpëruar që ndodhet në listat zgjedhore për pushtetin lokal. Vlerësova se kjo ishte shenja e parë e dukshme se edhe politika ka nisur të degradohet, njësoj siç janë degraduar më herët arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe sferat tjera të jetës. Dhe, nuk mund të jetë ndryshe - derisa kjo politikë i ka degraduar këto segmente të jetës, në fund ka degraduar edhe vet. Sot kemi ardhur në stadin kur politikani identifikohet si hajn dhe si i tillë ngjall sall urrejtje. Tjetër gjë është pse politikanët tanë nuk duan ta besojnë këtë, ndërsa pas tyre militantët vrapojnë si hienat. Ata sigurisht që kurrë nuk do të mbeten të vetëm; gjithmonë do të ketë hajna më të vegjël që do t’iu shkojnë prapa dhe do t’iu duartrokasin. Ky fenomen bëhet i dukshëm edhe në këtë kohë fushate parazgjedhore.

Dikush do të thotë se e gjithë kjo është fare normale, ndërsa politika është një e keqe e domosdoshme. Kjo nuk kontestohet, por kur politika zhvishet nga morali dhe shfaqet krejt e lakuriqur, në formën çfarë ajo duket në Kosovë, ky është një ogur i zi për gjendjen dhe perspektivën e shoqërisë.

Në këtë kontekst, nuk ka ndodhur më parë që një fushatë paraelektorale të përcillet kaq ashpër me luftë cubash të natës. Sa herë zgjohem në mëngjes, qytetin e shoh me fytyrë tjetër. Natën hiqen posterët e kundërshtarëve dhe vihen posterët e kandidatëve rivalë. Kjo luftë është e pandalshme, ndërsa është gati e pamundshme ta përjetosh momentin kur një poster vihet në pikë të ditës dhe publikisht.

Ndërsa kosovarët vazhdojnë të jetojnë pa drita, pa ujë të pijshëm, pa bukë të freskët (numër i madh i qytetarëve blejnë bukën bajate nëpër furra, ka të tillë që atë e kërkojnë edhe nëpër shporta bërlloku), pa sistem shëndetësor, pa
sistem arsimor cilësor, pa sistem drejtësie, pa shumë “pa” - politikanët paturpshëm vrapojnë e premtojnë mrekulli para qytetarëve të lodhur, të dërmuar e të mashtruar.

E gjithë kjo luftë e tmerrshme bëhet për pushtet e jo për shtet, madje bëhet kundër shtetit, të cilin bëhemi sikur duam ta bëjmë. Nuk e kemi komoditetin të bëjmë veprime të tilla kur Kosova ende vazhdon të jetë e copëtuar, madje pa vija të qarta kufitare. Por, kur politika zhvishet plotësisht nga morali dhe kur synim parësor dhe të vetëm ka pushtetin, kjo gjë duket e natyrshme. Politikanët tanë nuk kanë argumente bindëse se po bëjnë përpjekje për ndërtimin e shtetit funksional. Dhe nuk mund të kenë, sepse ndërsa po vazhdon fushata parazgjedhore dhe krekosja e liderëve politikë, qytetarët e Debelldesë po shkulin gurët e kufirit dhe sikur po luajnë guralec me ta. Për më keq, po në këtë pikë, qytetari i maskuar me kallash në dorë shfaqet në televizionet tona, i gatshëm që të shtie me armë në çdo lëvizje të ushtrisë apo policisë maqedonase! Çdo njeri normal shtron pyetjen se ku është shteti. Shteti nuk funksionon në Debëllde, shteti nuk funksionon në Mitrovicë të Veriut, shteti nuk funksionon në Shtërpcë.

Realisht, shteti në Kosovë funksionon vetëm brenda pashallëkut të Prishtinës, ku është koncentruar klasa e pamoralshme politike, gjyqësia skajshmërisht e korruptuar dhe mediat, shumica prej tyre, në shërbim të këtyre dy kategorive.

Sigurisht që të gjitha këto do t’i kenë parasysh qytetarët që jetojnë jashtë konceptit të kopesë dhe nuk do të dalin në zgjedhje. Sigurisht që ata nuk do të dalin në zgjedhje edhe më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara. Madje, po këta qytetarë që këtë dëshpërim të tyre e shprehën në përqindje shumë të lartë edhe në anketën e Express Online, do të abstenojnë në zgjedhje jo për t’ia bërë qejfin lëvizjes “Vetëvendosje!”, por për të dëshmuar se populli i Kosovës është në një udhë krejt të pashpresë, udhë kjo e shtruar edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët improvizuan një shtet për pushtet sall për të mbajtur një paqe të rreme. Ne vërtet ngjajmë shumë në banana republikat, ndërsa nga to dallojmë për faktin se jemi një republikë patatesh, të cilat kultivohen me cilësinë më të mirë në Debëllde të Vitisë.
Gazeta Express
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi