Fragment nga romani "Pafajsia e Eves"-nga-Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Fragment nga romani "Pafajsia e Eves"-nga-Raimonda Moisiu
Dërgoi:Monda Korça
Fragment nga romani "Pafajsia e Eves"
-Pjesa e katert-
Neper gjume ndjeu eren e duhanit. Sigurisht, i ati tymoste....
Ndezi driten e abazhurit mbi komodinen prane krevatit. I hodhi nje sy
ores. Tre e mengjesit.
Degjoi peshperitje qe vinin nga kuzhina. Babai dhe nena duke biseduar.
Ndjeu dhimbje. Ne shpirt. Fajtore, se me hallin e saj u kishte prishur
qetesine prinderve.
U ngrit, hodhi nje triko kraheve dhe hyri ne kuzhine.
-Eshte akoma heret moj bije e nenes, pse u ngrite? Fli edhe pak..,- i tha
e ema ,duke i vene dru zjarrit ne stofe.
Jashte bente shume ftohte. Temperaturat ishin aq te uleta, sa cezmat
kishin ngrire.
- Oh - ia beri Eva-ju ndjeva ju qe jini ngritur heret!
Me pas iu drejtua babait:
-Ba, çfare lloj duhani tymos, qe kuterbon shtepia?
-E bleva dje ne pazar, tek nje fshatar nga Mokra.
-Po eshte shume i forte e i pafermentuar,or' ba, nuk e le dot dreqin?!- i
tha Eva.
-Eh moj bije...
("A ka me te rende se ky hall qe na ka rene ne koke...ku e ndjej une te
keqen e ketij duhani, para hallit qe po vuan ti, bija ime", plotesoi ajo
me veten, fjalet qe nuk i tha i ati). Ajo vuri re vetem levizjen e dores
se tij duke fshire syte. Ishin lote.
Ai ishte shpirt shume i ndjeshem. Mund te lotohej edhe per nje fatkeqesi
per njeres qe nuk i njihte.
Eva i hodhi nje veshtrim nenes. Edhe ajo, me shamine qe mbante gjithmone
ne xhepin e mesalles, po fshinte lotet.
Eva u ule ne mes te te dyve duke hedhur krahet e saj ne shpatullat e
tyre te lodhura nga hallet e vitet,i afroi pas vetes.
Te tre po qanin. Babai e mblodhi veten menjehere. E kuptoi se duhet te
behej ai qe ishte: burri i shtepise. T'ju jepte force e kurajo dy femrave
,qe ishin
pjese e jetes, e familjes se tij...twrw jeta e tij ishin!
-Degjo bija ime - i drejtohet ai Eves. Mali ka plasur e njeriu nuk ka
plasur. Cfare nuk e gjen njeriun e gjore ne kete jete e nuk e heq..Halli i
madh na gjeti tani,e kur te gjen hapi deren.Por na duhet te behemi te
forte e ta perballojme. "Mos i bej qejfin hasmit!",-me thoshte gjithmone
babai im i ndjere, vazhdoi i ati-
Eva per here te pare degjonte nga goja e atit te saj,te quante "hasmi",
"ATA" te cilet i kishte mbajtur pwr miq e shoke armesh. Mbase tashme po e
kuptonte se sa shume e kishin mashtruar me ato ideologjizmat e tyre
hipokrite dhe boshe.Po ne fund te fundit ai kishte luftuar per nje
ideal:Te clironte vendin nga zgjedha nazi-fashiste!
Ajo i kerkoi atit te saj se deshironte te tymoste nje cigare. Ishte hera
e pare ne jeten e saj, qe shpirti i kerkonte cigare. Ai nuk i tha
gje...Vetem e pa me keqardhje dhe i zgjati bijes se vet nje nga ato
cigaret "e lehta", qe ai i mbante ne raste te vecanta.Biles ai e ndihmoi
per ta ndezur.
Eva thithi ethshem tymin, dhe nje kolle e menjehershme i filloi. E kuptoi
se nuk ishte per ate pune.Po nuk u dorezua. Vazhdoi ta tymoste ngadale,
ngadale, duke e shoqeruar edhe me kafen qe e ema ja beri sakaq. Cigarja i
shijoi...Kerkoi edhe nje te dyte. Ashtu duke pire kafen e biseduar me
prinderit e saj ,ora
kalonte dhe Eva vuri re nga dritarja qe kishte filluar te zbardhte.
- Po sikur te dal nje shetitje anes se liqenit - mendoi. U vesh mire ,qe
mos ta ndjente te ftohtet, hodhi nje shall te leshte rrotull qafes dhe
doli. Rruget e qytetit ishin te shkreta. Degjohej zhurma e makinave qe
shperndante qumeshtin. Tek- tuk shikonte ndonje kalimtar me shishe
qumeshti ne dore. Kishte dale ne rrugen kryesore ku behej xhiroja e
mbremjes e po ecte ne drejtim te liqenit. Diku poshte anes trotuarit ishin
ulur nje grup fshesaresh , e ngroheshin prane nje zjarri te vogel.I
dalloi nga rrobat e tyre te punes qe ishin fshesare.Te forte jane -mendoi
me vete ,qe ne tere kete dimer e acar, e kalojne naten jashte. Kaloi
permes nje lulishte qe te conte te liqeni. Vuri re se liqeni kishte zene
nje cope akulli te holle. Disa pulebarrdha fluturonin e mundoheshin te
uleshin ne liqen ,por si duket copat e akullit nuk i lejonin. Cdo gje
ishte e akullt ne natyre e shpirt. Po ecte anes liqenit e hidhte syte
rrotull.
Syte i ndali diku ne nje koder, ku lartesohej kalaja e qytetit ,e prej
andej shihje tere qytetin si ne pellembe te dores, liqenin, deri pertej
kufirit. Menjehere solli ndermend sa here shkonte me Lulin aty ne koder e
brenda ne kala .Sa fotografi kishte bere me Lulin e saj.Atje Luli i kishte
mesuar edhe kitaren. Ai luante ne kitare shume bukur kur i kendonte
Eves...Sa here e kishin zbritur kodren, me kembe, por edhe te perqafuar,
madje me shume akoma, me afer akoma: me trupat e tyre te puthitur, e duke
u puthur thuajse rrokulliseshin deri poshte kodres. Luli vendoste krahet e
tij te fuqishme pwrqark kurrizit e shpatullave te saj per te mos e lenduar
ndonje gur.
Syte ju mbushen me lot... Ah sa i mungonte Luli! Gurwt asnjehere nuk e
prekwn ate, por tashmw ç'ishte ky "GUR" qe tashmw gjeti kohwn ta plagoste,
nw mungesw tw Lulit, pikerisht nepermjet mungeses sw tij...
Kush po ju vriste dashurine? Kush po ua fyente pafajsine?
Rrotulloi syte e lotuar dhe i ndali diku larg ku ishin ndertuar dy bunkere
te medhenj. Ju kujtua se si ne nje nate behari, nje komshi, kishte ardhur
qe pertej kufirit dhe kishte marre gjithe familjen, dhe brenda nates i
kishte kaluar pertej kufirit, midis atyre bunkereve. Nuk e sillte dot ne
perfytyrim komshiun e saj, se kishte qene shume e vogel kur ai ishte
arratisur, por ajo kishte pasur shok klase nje djalin e tij. Biles, pasi
kishin lene shtepine e katandine ate nate qershori , ata i kishin dhene
maces se shtepise nje tas me qumesht qe te mos mjaullinte ne momentin qe
ata largoheshin. Thone se macja e shtepise e ndjen shume shpejt vetmine
e largimin e njerezve te afert me te. Ajo mace tashme ishte bere nje mike
e shtepise se Eves. Nena kujdesej per te, por here-pas-here ajo mace i
vinte verdalle shtepise te sekuestruar nga shteti.
Ndjeu nje ndjenje krenarie per komshiun qe sfidoi ata dy "Guret-Bunkere",
dhe nuk i la t'ja privonin, t'ja grabisnin, dashurine, nuk i la t'ja
grabisnin pafajsine, ndjeu krenari se rrezikoi jeten per te dashurit e
tij, i mori me vete dashurine, njerezit e tij, gruan dhe femijet e tij. Duke
ecur e sjelle ndermend kujtime te mira e te hidhura, nga ana lindore e
liqenit ne drejtim te saj po vinte nje cift...Burri kishte veshur nje
pallto te zeze dhe kishte nje kapele "republike", ne koke. Gruaja ne krah
te tij tregonte shume e re nga ai, edhe ajo kishte veshur nje pallto deri
ne fund te kembeve.
I kishte futur krahun burrit te moshuar e te dy ecnin ngadale e nuk e
ndjenin te ftohtit. Kur siluetat u bene me te dukshme, Eva e njohu
burrin. Ai ishte poeti i qytetit te saj, ndersa gruan e re nuk e njihte.
Poeti po i recitonte vargje gruas ne krah te tij, e kur ata kaluan prane
Eves i dhane vaktin ,duke i thene Miremengjes! Eva kishte degjuar se
poetit i kishte vdekur gruaja para disa vite, dhe tani po perjetonte nje
dashuri te re, me gruan qe po shetiste. Poeti me kete dashuri po ndante
hidherimin qe kishte pesuar prej gruas. Kjo dashuri ishte nje sherim plage
e dhimbjeje. Kjo dashuri e re i kishte dhene poetit nje rini te re ne
moshen e fisnikerise, nje frymezim te madh, e poeti krijonte e vetem
krijonte, i thurrte vargje dashurise.
Thone se dashuria nuk njeh moshe, mendoi Eva. Dhe qenka e vertete...Shiko
poetin, dashuron si nje djale i ri...Thone qe njeriu mplaket ne fizik por
jo ne ndjenje...Ndjenjat gjithmone riperterihen e dashurite rifitohen, por
me emra te ndryshem.
Nje emer tjeter? Per ke? Nuk e shtyu veten te mendonte ne kete drejtim.
per te tjeret ishte me lehte t'i pranonte keto gjera...
Me keto mendime, u kthye ne shtepi. Te nesermen do te nisej per Tirane ,se
nje dite me pas ishte gjyqi.
***
Eva mbeti e trullosur kur u gjend para nje ndertese madheshtore ku mes
gjelberimit te pemeve qe e rrethonin, dalloi ushtaret me kallashnikove pas
trupit, qe ruanin ndertesen..Ajo u befasua qe ndodhej para godines se
Kuvendit Popullor. Duke ngjitur shkallet qe lidheshin me deren kryesore ,
ushtari, nje djali i ri, i njome per te mbajtur ate kallshnikov ne dore i
del perprara.
-Eshte e ndaluar vajze te kaloni aty...-i tha.
Me duart qe i dridheshin ajo i zgjat letren ushtarit.Ai lexon letren dhe
me pas i thote se duhet te shkonte ne pjesen e prapme te nderteses.
Ajo i zbriti shkallet si era, pa i thene asnje fjale ushtarit qe po e
ndiqte me veshtrim. Po pse nuk behet gjyqi ne gjykate por ne Kuvendin
Popullor?!-pyeste veten...
Kaloi ne pjesen e pasme .Para nje dere te vogel, ne qoshe te nderteses, pa
disa njeres qe prisnin.U afrua dhe duke ju kerkuar te falur atyre hyn
brenda.
troket te xhami i sportelit qe ishte vendosur sa hyje ne te majte te
deres.I zgjat letren oficerit roje.
Ai i ben me shenje: "Hajdeni vajze, kaloni ketej dhe ne fund te korridorit
eshte salla ku po ju presin - i thote ai.
Ajo duke pershkruar korridorin degjonte biseda te shkeputura me ze disi te
larte dhe te qarat e nje femije. Sa afrohej, figurat dhe zerat beheshin
me te qarta.U ndodh para nje skene te dhimbshme.
Pa Lejlan duke qare e shtrenguar ne krahet e saj nje femije 3 vjecar, qe
qante me krahet e vockla hedhur rrotull qafes nenes se tij.
-Ju me hoqet burrin nga krahet, ju detyruat burrin tim te me ndante, ju me
privuat jeten dhe dashurine, ju nuk mund te hiqni nga krahet e mij
krijesen time, eshte nje engjell qe e kam nxjerre nga shpirti dhe trupi
im...Jo ,jo.jo kurre...Ketu me vrisni tani...Femija eshte i imi. Nuk ju
lejoj te me merrni jeten dhe as me coni dot ne burg: MOS TRAZONI FEMIJEN!
Nuk mund te me burgosni sepse dua femijen tim!...
Te gjithe sa ishin po lotonin .Afer Lejlas, afrohet burri i saj. E
perqafon,puth dhe femijen e ne mes loteve i thote gjykatesit:
"Jepjani femijen Lejlas! Ne kemi shkuar shume mire! Ne e duam shume njeri
tjetrin, por Partia deshiron qe ne te ndahemi e ne po ndahemi, por femija
duhet te jetoje me nenen e tij..."
-More shok, e kupton ti qe femija duhet te rrije me ty, se me nenen ai do
te shkoje aty ku ajo eshte e internuar?- i thote gjykatesi atij.
-Po e di qe femija do internohet, por nje pjese e jetes sime eshte me
gruan time te mire e te mrekullueshme. Me ligj po na ndani, por femija
eshte ai qe do me mbaje bashke me gruan.
Duke thene keto fjale, burri i Lejles hedh firmen, qw femijen ia jepte
Lejles.
Gjykatesit ju kyc goja.Para forces se fjales se burrit nuk mund te
fliste e vepronte ,e aq me teper qe burri i saj ishte biri i nje
udheheqesi te larte ne qeveri. Eva e njihte Lejlen, vetem si fytyre. Ajo
kishte qene disa vite me pare ne te njejtin fakultet me te. E dinte qe ajo
ishte vajza e nje gjenerali te larte, por tashme i burgosur dhe familja e
tij e internuar.
Lejla dhe bashkeshorti i saj perqafohen, ai puth femijen e ajo largohet,
duke qare, me karten e divorcit ne dore, femijen ne krah, duke lene pas
dashurine e grabitur me pa te drejte, burrin e saj, babain e femijes , ne
ate korridor te zi, plot erresire,po ku dalloheshin lotet e veshtrimi i
tij, qe po i ndiqte si i dalldisur.
Vete trupi gjykues mezi kishin pritur, sa te mbaronte ajo skene qe kishin
para syve dhe therresin emrin e Sllavica Bozhigradit.
Vajza u paraqit perpara tyre dhe degjoi te lexohej per cfare ishte
thirrur. Eva nuk ju besoi vesheve kur degjoi.
- Vajze, iu drejtua gjykatesi asaj-Emri tend eshte sovjetik ,po ashtu
mbiemri eshte sllav. Per mbiemrin, mos u shqeteso shume vajze se Partia ka
menduar me pare per te ...Fshatit Bozhigrad, ne rrethin e Devollit ia kemi
nderruar ne Miras ...Keshtu qe mbiemri tend do behet MIRASI..Ju duhet te
nderroni emrin . Mundesisht jo emer te huaj, por shqiptar. Per kete jeni
thirrur ketu... '
-Po -tha vajza -e di dhe kam menduar edhe emrin qe do quaj veten time.
-Pa he ta degjojme emrin tend ,moj vajze- i tha gjykatesi, tere gaz, qe
fjalet e tij kishin bere pershtypje ne salle.
-Meqe Nena Parti po na jep begatine, lulezimin dhe gjithe keto te mira ne
kete jete, dua te quhem PARTI!-tha vajza buzagas.
Eva e ndjeu sarkazmen e vajzes.Gjykatesi i hodhi nje veshtrim te dyzuar
midis te vertetes dhe sarkazmes.Por gjykatesi qe dikur kishte qene nje
brigadier i parcelave te rendimenteve te larta, ne nje Kooperative
bujqesore te tipit te larte, e kishte mbaruar Shkollen e Partise, nuk
mundi ta kapte sarkazmen e saj.
-Ju nuk mund te quheni PARTI ,se ne kemi vetem nje NENE! Dhe ajo eshte
PARTIA JONE E LAVDISHME!- u shpreh gjykatesi gjithe krenari e delir.
-Ne rregull atwherw, vazhdoi vajza, le tw quhem me emrin e nje lumi nw
vendin tone: Valbona!
-Oh, shume bukur! sa nuk bertiti gjykatesi duke trokitur duart...- Valbona
Mirasi, qe nga ky moment me vendim kaq dhe aq ju do te quheni Valbona
Mirasi! Mund te largoheni tani ,Valbona!-
Vajza merr vendimin dhe largohet me koken ulur. I kishin rrembyer emrin,qe
ja kishte vene babai ne kujtim te nje mikes se tij, ruse, kur ai studionte
ne Bashkimin Sovjetik, e cila kishte vdekur aksidentalisht. I kishin
grabitur pafajsine e emrit ! E c'faj kishte ajo se kishte emer e mbiemer
sllav? E kishin tjetersuar!
Duke ndjekur vajzen me veshtrim qe po largohej, Eva degjon:
-Eva Lirim Suvaria!-
Ajo u tremb dhe me nje hap te ngadalte u afrua afer podiumit ku ishte
trupi gjykues. Hodhi veshtrimin ne salle ...
Diku ne qoshe i zuri syri atin e saj te dashur.Ndjeu qe nuk ishte vetem ne
ate salle. Plaku ishte mbeshtetur te bastuni e degjonte se nuk mundte dot
ta shihte te bijen me sy...
Pasi e pyesin per gjeneralitet,pa e zgjatur ata i komunikojne: Divorcin me
Bardhyl Prisken!
Eva humbet ekuilibrin, salla po i vinte verdalle, syte sa po vinte po i
erresoheshin dhe ato togat e zeza, po i shihte se lakuriqet e nates qe
mundohen te te cukisin, e sulmojne ne erresire. Ajo nuk e kuptoi si ra pa
ndjenja aty, brenda asaj salle te madhe.Pas disa minutash, ajo hapi syte
dhe pa rreth saj njeres qe po i hidhnin uje dhe e godisnin lehte ne
fytyre. Neper mjegull ,degjoi zerin, zhurmen e bastunit e te hapave te
babait qe po vinte drejt saj duke therritur.
-Eva bija ime,Eva cupa ime!
Ai afrohet prane vajzes se tij, ulet prane saj dhe e merr ne krahet e tij.
-Hajde bije e babait, hajde te ikim. Cfare te bene keshtu!?
Ajo e mblodhi veten disi dhe me ndihmen e te jatit u ngrit dhe hodhi
veshtrimin drejt podiumit.
-A ndjeheni mire tani vajze?!
-Po - tha Eva- Vetem dua te largohem qe ketu!
Ai i zgjati vendimin e gjyqit.
Babai i saj, zgjat doren e merr ate vendim dhe me njeren dore mbante Even
per krahu e me tjetren bastunin.
Largohen nga ajo salle, dhe kur dolen ne rruge Eva morri fryme lirisht.
Ndjeu ate freskine me te ftohtin ,e sikur erdhi ne vete.
-Ma jap ate cope leter- i thote atit te saj.
Merr letren, e gris dhe e hedh. Era po i shperndante copat e letres ngado
ne rruge. Ia kishin munduar e lodhur dhe grabitur gjene me te bukur ne
jeten e saj: Dashurine. A vwrtetw kwshtu?
Te rruga e Elbasanit ndahet me atin e saj.
Ai merr rrugen per ne vendlindje, ndersa Eva kthehet ne fakultet, ku pas
disa muajsh do te diplomohej.
Do te diplomohej? Ç'kuptim kishte kjo fjale?!
Por nje dite....
(Vazhdon...RM)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi