Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekulli e Marrezise

2 posters

Shko poshtë

Mrekulli e Marrezise Empty Mrekulli e Marrezise

Mesazh nga mihallaq qilleri Tue Oct 27, 2009 10:53 am

MREKULLI E MARRËZISË

Nuk ka natë te ty, as ditë nuk ka..
Një kohë midis mrekullisë e marrëzisë.
Diejt rrekin të zhdukin hënat.
Pabesia rrokulliset në honin e asgjësë,
Trimërisht me afshe zëmre,
Gjakftohtësisht e dashuruar me greminat
E moralit.
Tek unë vërshojnë shtrëngatat e shiyjeve
Nga vezullimet çudibërse të syve të trishtuar.
Rrallësi e shekullit vështrimi yt tronditës,
Njerëzor sa barbaria e hijenës,
Tronditës sa dashuria e luaneshës.
Hëna tropikale mbi dimrin e ndjenjave arktike,
Shkrin akujt e tmerruar të besimit të lodhur,
Askush nuk e di tanimë se ku shkojnë ajzbergët
E dyshimit !
Merre lecknajën dashuri apo seksin banal,
Dhe kafsho gjuhën.!
Lehjet do të na trondisin shpirtin katran,
Si ujëra të zeza që shfarrosin pasqyrimin.
Ti e gjallë je, me buzësqeshjet, e sytë tymnajë,
Unë i vdekur në shtratin e trandafilit vesëverdhë,
Zbuluar ngjethshëm nga indiferenca.
Me siguri do të zgjohem një ditë,
Kur pasqyrat e thyera shfytyrimet do të drejtojnë.
Atëhere do të kesh vdekur ti,
Në perëndim të botës !

mihallaq qilleri

Numri i postimeve : 1
Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekulli e Marrezise Empty Re: Mrekulli e Marrezise

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 27, 2009 1:45 pm

Të falenderoj i dashur Mihallaq për publikimin ekësaj poezie.Nëse mundesh fute edhe një foto të Juajen se mendoj do të jetë më bukur. Rrespekt miku im!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi