Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut

Shko poshtë

Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut Empty Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 27, 2009 11:37 pm

Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut



Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në akademinë përkujtimore për Ukë Bytyqin, në ceremoninë e zbulimit të monumentit për Ukë Bytyqin në fshatin Semetisht, si dhe vendosi kurora të freskëta me lule pranë shtatores së ti dhe pranë shtatores së dëshmorëve në Therandë. Presidenti Sejdiu ia dorëzoi familjes Bytyqi, Medaljen e Artë të Pavarësisë, me të cilën Ukë Bytyqin e pati dekoruar Presidenti Rugova.

Presidenti Fatmir Sejdiu sot mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e shtatëvjetorit të vrasjes së Ukë Bytyqit, e cila u mbajt në Therandë organizuar nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.
Duke folur para të pranishmëve Presidenti Sejdiu theksoi se jemi tubuar në Therandën e sakrificës për lirinë e pavarësinë e Kosovës për të kujtuar qytetarin më të devotshëm, burrin e madh të Kombit, kryetarin e parë të Therandës z. Ukë Bytyqi.
Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut _perkujtimi_UkePresidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ia dorëzojë familjes Bytyqi, Medaljen e Artë të Pavarësisë
Ukë Bytyqi punoi me energji të mahnitshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shtatë vjet më parë pas një akti të shëmtuar kriminal dora e zezë shoi jetën e Ukë Bytyqit, këtij njeriu që nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut as në kohë lufte e as në kohë paqeje, theksoi Presidenti Sejdiu para të pranishmëve në Akademinë përkujtimore në Therandë.
Presidenti Sejdiu duke folur për biografinë e Ukë Bytyqit, theksoi se ai ishte njëri nga themeluesit dhe kryetar shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Therandë, ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kuvendit të LDK-së, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në dy mandate 1992 dhe 1998, në vitin 1993 u dënua me burg nga pushtuesi i Kosovë si pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës, gjatë luftës ishte ushtar i lirisë dhe udhëheqës i forcave lokale në rrethinën e Therandës për të mbrojtur shtetin e Kosovës. Me të mbaruar lufta, Ukë Bytyqi iu kthye angazhimit politik dhe jetës normale dhe filloi punën për rindërtimin e Therandës. Gjatë punës së tij si kryetar i zgjedhur i Komunës ai e forcoi sistemin politik dhe administrativ dhe ekonomik të Therandës, me një angazhim e përkushtim të pashoq, theksoi Presidenti Sejdiu në fjalën e tij. Për veprën e tij të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Ukë Bytyqi ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova. Në akademinë e sotme përkujtimore , Presidenti Sejdiu ia dorëzoi këtë medalje familjes Bytyqi.
Presidenti Sejdiu bëri edhe zbulimin e monumentit për Ukë Bytyqin, në fshatin e tij të lindjes në Semetisht.Me këtë rast , Presidenti Sejdiu theksoi se kjo është një punë e vogël që mund të bëhet në kujtim të veprës së madhe të Ukë Bytyqit, i cili ishte figurë e një kalibri të veçantë në rezistencën e përgjithshme të popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.
“Ukë Bytyqi ka qenë një vullkan i gjallë, një njeri që nuk e ka ndrydhur fjalën asnjëherë, që nuk e ka ndrydhur qëndrimin e tij asnjëherë, një njeri i ideve të fuqishme, jo vetëm për të dhënë mesazhin, por edhe për të bërë luftën për lirinë e Kosovës.”, theksoi Presidenti Sejdiu.
“Natyrisht, vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij do të bëjë jetë në Kosovën e lirë dhe të pavarur, ku jeta e njerëzve po ndërtohet ashtu siç e ka modeluar në ide edhe vetë Ukë Bytyqi, prirë nga një filozofi politike që ka gjetur vend dhe shprehje në udhëheqësin e madh të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin tonë historik. Mendoj se jo vetëm njerëzit e kësaj ane dhe njerëzit e tjerë që e kanë njohur Ukë Bytyqin dhe që kanë punuar me të, do ta kenë përherë në kujtesë veprën e tij të madhe. Si i tillë kujtimi për të ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe i freskët”, përfundoi Presidenti Sejdiu në këtë ceremoni.
Po kështu, Presidenti Sejdiu ka vizituar dhe ka vënë kurora të freskëta me lule edhe të varret e dy shoqëruesve të Ukë Bytyqit, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyqi, të cilët u vranë bashkë me Ukë Bytyqin para shtatë viteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi