Pse nisi bojkoti dhe kur mbaron?
Faqja 1 e 1
Pse nisi bojkoti dhe kur mbaron?
Pse nisi bojkoti dhe kur mbaron?
Qemal Sakajeva
Të largojmë mjegullën rreth fjalës: Mosfutja në Kuvend e Partisë Socialiste është bojkotim i pastër. Shpjegimi i saj se, nuk bojkotojnë por kushtëzojnë, është lodër fjalësh, që përdoret si mburojë ndaj trysnisë ndërkombëtare, të cilët e kanë zët këtë lloj veprimi politik. Siç nuk gjendet kurajë për t’i thënë të vërtetës me emër, “po, ky është bojkot”, nuk thuhet as e vërteta tjetër: pse nisi bojkoti? Ky bojkotim është sajuar mbi humbjen, por atë nuk e prodhoi e djathta. Shkaqet, të vështruara deri në skuta, janë tri:
Brenda partisë mbijeton lufta për të kapur kreun e saj. Disa individë, aty, me aftësi të spikatura dhe vlera të provuara, asnjëherë nuk janë pajtuar me zgjidhjen që, pas largimit të Fatos Nanos, partia gjeti vijuesin e duhur. Ata qenë bashkëpunues në fasadë, për hir të partisë, por përgjuan në pritë dështimin e kryetarit dhe shfaqën mosngurim për shpalljen e qëllimit. Si rastësi a domosdoshmëri, Edi Rama e ngriti vet pritën, me nenin 28, të statutit që, nëse humben zgjedhjet, kryetarit i ndërpritet mandati.
Rivalëve në prapavijë, kjo që e parapanë, u erdhi. Ata dolën me emra, folën hapur dhe mbetën të palëkundur për marrjen e drejtimit të partisë. Goditja e tyre qe e drejtpërdrejt, për të mos i lënë zhvillimet mbi moralin apo vullnetin. Ata i kërkuan kryetarit prerë: Dorëhiqu!
Kryerja e zgjedhjeve të pjesshme, në pesë zona, më 15 nëntor, pa ndonjë peshë për të ndryshuar gjë, janë për socialistët si fantazma e zgjedhjeve të qershorit. Humbja edhe e tyre, do të shërbente si provë e mëpasme se, kryetari duhet të shihte vetëm punët e bashkisë. Asisoj mbeteshin vetëm këto mundësi:
Po të dorëhiqej kryetari Rama, nuk do të kishte pasur as bojkotim të Kuvendit dhe as bojkotim të zgjedhjeve të pjesshme.
Po të mbetej Rama kryetar, kurrësesi nuk duhej shkuar në votimet e pjesshme, nga që, edhe pse pa ndonjë rëndësi të veçantë, humbja e përsëritur, rikthehej në trysni për largimin e kryetarit. Që në mbëmjen e asaj dite do t’i thuhej: Ti që duhet të ishe larguar, ja prova se duhet të ikësh!
Kështu u ngjiz bojkoti: Rama vendosi njëkohësisht, të mos lerë kryesimin e partisë dhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme. Këto dy zhvillime të lidhura me fatin politik vetjak, nuk mund të përballoheshin ndryshe përveçse me mosfutjen e deputetëve socialist në Kuvend. Për ta arsyetuar bojkotin si mekanizëm veprimi u krijua alibia e mos humbjes. Atëherë, kryetari që s’ka humbur, nuk ka pse largohet, dhe filloi gërrmimi në ujë për gjetjen e të pakën barazimit, përmes hapjes së kutive. Këto përllogaritje, pjesa tjetër e partisë i ka lexuar saktë, prandaj ajo vetshërbeu menjëherë Lëvizjen e Mendimit Ndryshe. Deklarimi tërmet i saj nuk qe thirrja “Rama, jep dorëheqjen!”, por “Zgjedhjet janë humbur”. Ata mbështesin tri zhvillime ende të pandodhura: Kryetari të largohet sipas statutit; bojkotimi i Kuvendit të ndërpritet; të merret pjesë në zgjedhjet e pjesshme. Ndarja mes dy palëve është më e thella në historinë e saj, e papajtueshme deri në fund dhe e pakapërcyeshme me këtë kryetar. Këto përplasje të përditshme brenda për brenda, së jashtmi shpërthejnë me pasojën më të rrokshme, mungesën e opozitës në Kuvend. Zë pa alternative, i një pjese të saj, është vetëm ky: Të hapen kutitë!
Por, bojktoi i pamotivuar, kundërshtarë të të cilit janë që në krye të herës edhe personalitete të partisë, do të mbarojë. Përfundimi kurrësesi nuk mund të ndodhë përpara 15 nëntorit, sepse bojkotimi u sajua pikërisht për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme. Bojkoti nuk mund të zgjatet deri në zgjedhjet e ardhshme vendore, sepse kjo do të ishte vetvrasje politike dhe, pasojat shkatërruese në parti, do të duhet të kenë përgjegjës. Ajo që mendohet, janë dy hapa të pritshëm: deputetët socialistë që nuk pajtohen me politikën e Ramës do të futen në Kuvend, për disa arsye: të votojnë ligje të rëndësishme; t’i sjellin jetës parlamentare zërin e opozitës; t’i përsërisin partisë mendimin ndryshe; të mos deformojnë vullnetin e zgjedhësve duke qendruar jashtë Kuvendit; të kenë përfitimin ekonomik vetjak mbi punën që kryejnë. Pjesa bojkotuese, e gjendur ndërmjet këtij veprimi kundërshtues dhe protestave të vakëta, vret mendjen për gjetjen e rrugës së tërheqjes, sepse përpara ka dy ngjarje të mëdha: heqjen e vizave dhe zgjedhjet vendore. Partia Socialiste do të gjejë fuqitë, por edhe nuk do ta lënë, të mbetet jashtë kohës, pasi roli i saj duhet dhe zhvillimet i duhen edhe vet partisë. Kështu mbaron edhe bojkoti. Sepse, po të vijojë bojkoti edhe më vonë, nuk se vetëm do të humben zgjedhjet vendore, por Partia Socialiste do të vihej kundër interesit të madh kombëtar, heqjes së vizave dhe do të çfaktorizohej rrënueshëm në jetën e vendit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi