Behgjet Pacolli:Liderët e luksit, uzurpatorët e të sotmes
Faqja 1 e 1

Liderët e luksit, uzurpatorët e të sotmes
Behgjet Pacolli
Ndërsa udhëtoj rrugëve të Kosovës për fushatën zgjedhore të organeve të qeverisjes vendore, ndërsa zhvilloj tubime në shumë salla e pallate sporti, më bën shumë përshtypje prania e madhe e të rinjve pjesëmarrës në to. Janë shumë djem e vajza, edhe pse ka njëfarë skepticizmi se 6 votime në 9 vjetë të lirisë, zhgënjimi nga politika e këtyre 10 vjetëve, apo thirrjet joshëse për të bojkotuar zgjedhjet, e mbajnë larg rininë nga politika e ditës që vjen prej Qeverisë.
Por AKR-ja, Aleanca Kosova e Re, politika e saj, është krejt ndryshe. Këta të rinj që unë shoh përditë janë Kosova e re, që unë besova se do të fillonte të ndërtohej me ritme të shpejta kur disa vjet më parë vendosa të themeloja partinë tonë dhe ta pagëzoja me këtë emër. E quajta Aleancë pasi që unë isha i bindur se nuk mund të bëhej fjalë për një parti të ngushtë krahinore, por për një bashkim të gjerë individësh, mbase me bindje të ndryshme politike, por që besonin në një vizion të ri që vinte nga Perëndimi. Ashtu si unë. Asokohe vija nga Perëndimi ku kisha ndërtuar shumë dhe ku kisha fituar shumë. Kisha provuar kënaqësinë e krijimit, të ndërtimit të komplekseve gjigande urbane anembanë botës, por më mungonte Kosova. Kisha ndjekur zhvillimet e tranzicionit të egër të atdheut tim nga ngjarjet e vitit ‘89, kur zuri fill rezistenca paqësore e Rugovës, luftën e armatosur të heronjve të UÇK-së dhe zhvillimet e mëpastajme. I ndoqa me një vëmendje të madhe: e dija se një ditë do të kthehesha në vendim tim ku duhet të bëja shumë, t’i shlyeja borxhin prindërve të mi, miqve të mi, bashkëkombësve të mi. Pa përsëritur gabimet e të tjerëve.
Refleksionet e mia
Politika zhvillohet mbi bazë ciklesh a fazash historike. Për startin e këtij tranzicioni të Kosovës prej 1989-ës, nga Jugosllavia në një shtet të ri tonin, do të duhet t’i bëjmë më së pari homazh Ibrahim Rugovës. Ai ishte bartësi më i parë i idesë së shtetësisë së Kosovës që zë fill me lëvizjet e vitit 1968, demonstratat e 1981-shit, dhe tek fryma e lirisë që gjendej kudo në zemrat e kosovarëve. Ngritja dhe frymëzimi prej tij i një sistemi paralel shoqëror apo parashtetëror brenda diktaturës serbe ishin dëshmi e aftësive shtetformuese të shqiptarëve. Para këtyre dëshmive bota u detyrua të mendonte për Kosovën. Ligjërimi i tij kancelarive të botës me modestinë që e karakterizonte bëri që kudo të flitej për Kosovën. Ai ngjalli cilësitë më të mira të shqiptarit të Kosovës: humanizmin, ndjenjën e bashkësisë, besimin se pavarësia do të kryhej një ditë. Ai shënjoi fazën apo ciklin historik që koha do ta identifikojë me emrin e tij. Faza e Rugovizmit. Fara e ideve dhe e mësimeve të tij u përhap në të gjithë shoqërinë tonë, në të gjithë partitë e reja që u krijuan, por askush s‘mund të pretendojë pronësinë e tyre. Veç Atij!
Përballë një diktature të egër të të huajit, rezistenca paqësore ishte megjithatë e pamjaftueshme. Ne nuk kishim kohë për të humbur më në robërinë serbe. Djemtë dhe vajzat e UÇK-së, që u bënë theror, përshpejtuan historinë tonë dhe i dhanë jetë një faze të re që zuri fill me sakrificën unike të Jasharëve. Kjo fazë sakrificash të përgjakshme u ndërtua rreth simbolit të tyre, të Haradinajve, Pajazitëve, Agim Ramadanit, etj. Heronjtë e UÇK-së e afruan Kosovën dhe më tej me SHBA-në dhe Evropën e qytetëruar, duke iu shmangur joshjeve të sirenave të luftërave me bazë fetare dhe duke përqafuar vlerat perëndimore. Kjo ishte fitorja më e madhe strategjike e shqiptarëve - aleanca me Perëndimin. Udhëheqja e UÇK-së mund të ketë bërë edhe gabime dje në luftë, dhe sot në qeverisje ku gjendet në një mënyrë ose në një tjetër prej dhjetë vjetësh, por në fazën historike që mban emrin e tyre, Faza e UÇK-së, ajo solli bashkë me perëndimorët njëherësh Lirinë dhe Pavarësinë. Mu për këtë ne duhet t’i nderojmë ata!
Ama liria dhe pavarësia duhet të fisnikërohen me mirëqenie. Të jesh luftëtar i mirë nuk do të thotë se je udhëheqës i mirë i paqes. Uinston Çërçill, udhëheqësi fitimtar i Luftës së Dytë, humbi zgjedhjet e para në paqe. Prej këtij shembulli na vjen mësimi i përbotshëm se meritat e së shkuarës nuk janë të përjetshme. Disa të meta njerëzore nuk i fshin dot as koha, as pushteti, madje ai i thekson ato. Kam qenë më shumë se të tjerët i vetëdijshëm për gabimet që bënin të ardhurit nga lufta, apo ata që u përpoqën të përvetësonin emrin e babait të pavarësisë sonë, por kjo s’më pengoi të bashkëpunoja me ta. Në emër të pavarësisë dhe të shtetësisë së Kosovës. Kjo ndjenjë bashkëpunimi mund të jetë keqkuptuar, por unë isha i pajisur me durim se rotacionet e pluralizmit do t’i jepnin të drejtë gjithnjë më të zotit. Pashë sesi një pjesë e liderëve të joshur nga luksi dhe të mirat e pushtetit harroi si erdhi në krye të vendit duke u përpjekur të materializojë të shkuarën, duke uzurpuar të sotmen dhe duke mbyllur perspektivën për të ardhmen. Ky grup liderësh nuk i dha vendin që meritonin ushtarëve të UÇK-së. Nuk miratoi një ligj për familjet e dëshmorëve, për shëndetin e tyre. Nuk ngriti një shtëpi muze në mes të Prishtinës për familjen e Jasharëve apo të heronjve të tjerë.
Ky grup liderësh mësoi shumë më shpejt veset e pushtetit sesa rregullat e tij. Devijoi nga ideja e parë mbi të cilat të rinjtë dhe të rejat e Kosovës u bashkuan me Luftën. Dhe mbi të gjitha ky takëm qeveritarësh nuk pati dhe as nuk fitoi aftësitë e qeverisjes, por dhelpëritë e mbajtjes së pushtetit. Ky grup mendon se avantazhi i tyre më i madh është e shkuara, dhe prej kësaj bindje mendon të dominojë të sotmen. Duke parë gjithë këto të meta me qasjen e opozitarit konstruktiv u mbusha më shumë me bindje se Kosova duhej të qeverisej ndryshe pas pavarësisë që hap perspektiva të reja të shtetësisë së saj.
Pavarësia i hap rrugën shtetësisë së Kosovës, por nuk është vetë ajo. Pavarësia mund të mbetet një kuti e bukur boshe, nëse nuk mbushet me përmbajtje. Dhe ne, Aleanca për Kosovën e re, partia e të rinjve dhe të rejave, e inxhinierëve dhe teknikëve, e profesorëve, e menaxherëve, kemi dijenitë, kompetencën për të hapur një fazë të re në zhvillimin e shtetësisë së Kosovës. Ajo do të mbështetet në arritjet më të mira të dy fazave, në bashkëpunimin me individët më të shquar të tyre që e kuptuan realitetin e ri të zhvillimit të Kosovës, që nuk e braktisën idealin e dikurshëm. Ne kemi bashkëpunuar me ta deri më tani dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Faza e tretë do të jetë faza e Kosovës së re.
Çfarë nënkupton kjo fazë e tretë? Ky cikël i tretë historik?
Kudo rreth nesh, në ish-vendet komuniste, por jo vetëm në këto vende, që i kanë punët më mirë se ne, po vijnë në pushtet, figura jokarizmatike. Kryetarë partish të reja të krijuara në tranzicion. Menaxherë, profesorë, administratorë kompanish. Figura të qeta që predikonin pajtim dhe nxitnin konsensus. Duke u sjellë në këtë mënyrë këto figura kanë zvogëluar peshën e partive tradicionale. Ata nuk harxhojnë energjitë e tyre dhe të shoqërive përkatëse me politikën për pushtet, por politikën për zhvillim. Ajo çka mungon sot në Kosovë. Faza e tretë e historisë sonë imponon që t’ia nisim nga realizimi i vetëmjaftueshmërisë ekonomike të Kosovës, pikërisht duke u mbështetur te ky prototip udhëheqësish menaxherë dhe zgjedhjet lokale po na japin shansin të ofrojmë individë të kësaj kategorie.
Nuk mund të mbijetojë një vend që importon 95 % dhe eksporton vetëm 5% mallra. Si mund të rrojë një shtëpi që vetëm merr borxh? Nuk mund të mbijetojë një vend që braktis tokën dhe e lë djerrë atë. Kjo ndodh edhe në Shqipëri, pak më pak tek ne, por ama jemi shumë më keq se fqinji ynë Maqedonia që na shet produktet e veta bujqësore. E, pra, ne të AKR-së dimë të arrijmë te vetëmjaftueshmëria, ne dimë ta ndërtojmë Kosovën me projekte të reja zhvillimore të mbështetur te rinia e mrekullueshme e saj, aq e dëshiruar për kulturën, për dijet, për internetin dhe teknologjinë e re. Kështu do luftojmë papunësinë dhe moshën e re të popullsisë sonë do ta shndërrojmë në aset strategjik.
Ne e dimë se që të krijohet shteti i ri i Kosovës duhet nisur nga ekonomia. Ne e dimë se ky vend nuk ka nevojë për politika të mëdha, por për politika të arritjes së vetëmjaftueshmërisë që do të prodhojë mirëqenie. Ky ka qenë ideali i Themeluesit të Pavarësisë dhe i heronjve të lirisë; kjo është Harta e Rrugës së Kosovës së Re. Përndryshe ne e dimë se ky vend nuk mund të mbijetojë dot kështu si e ka nisur. Të rinjtë e të rejat po besojnë se ne mund ta bëjmë këtë shndërrim, se mund të na e besojnë neve fatin e Kosovës ndaj po mbushin sallat e tubimeve tona, duke na mbushur me përgjegjësi.
Por ekonomia s’mjafton megjithatë: ajo do njerëz të ditur. Ne do ngremë në Kosovë shkollat e së ardhmes - një arsim profesional modern, universitete të vërteta dhe jo fabrika diplomash. Ekonomia do njerëz të ditur dhe ky sistem arsimor që ka Kosova në të gjithë nivelet po prodhon efekte të dëmshme, thuajse të pariparueshme dhe ndaj ne do ta reformojmë plotësisht. Faza e tretë e zhvillimit, për të cilën flas, është fazë e dijes, e mendjes, e lapsit dhe jo e forcës dhe e muskujve.
Ne e dimë se një shtet që nuk mbështetet në ligj është i destinuar të falimentojë. Të rrënohet. Ne e kemi kulturën e ligjit dhe të rendit si trashëgimia më e mirë e qytetërimit perëndimor! Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se a është kryeministër, president apo qytetar i thjeshtë.
Ne kemi mësuar nga historia e shtetformimit në vende të tjera. Prandaj ne kemi folur të parët për Kosovën e re. Ne kemi folur të parët për kosovarët. Ne e dimë se kombi shqiptar është një, por një trung i shëndoshë kombëtar mund të rritet dhe të forcohet më mirë nga dy degë të forta të tij. Ne e dimë se një shtet i ri i Kosovës do të krijojë një identitet të ri politik. Jo identitet të ri kombëtar, por identitet të ri të bashkësisë së kosovarëve të rinj. Çdo të thotë kjo në përfytyrimin tim? Po e sqaroj që të mos krijohen keqkuptime.
A ju duket e arsyeshme që një vend i vogël si yni, që është sa një lagje e një kryeqyteti të madh perëndimor, të funksionojë mbi baza regjionale? Kështu funksiononte feudalizmi, principatat e mesjetës, por ne jemi në shekullin e 21-të. Shumë flitet për integrimin evropian, por ne duhet të integrohemi më së pari në mes vete. Ne nuk duam që dhe fëmijët tanë të vazhdojnë t’i drejtohen njeri-tjetrit sipas komunës së babait dhe nënës së vet. Ne duam që ata të ndihen krenarë si kosovarë. Si banorët e shtetit më të ri të botës që i ka themelet e shëndosha dhe që s’guxon të gabojë në ndërtimin e së ardhmes. Kosovarët e rinj do të jenë punëtorë të mirë, të ditur, novatorë, që respektojnë shtetin dhe ligjet, që meritojnë mirënjohjen dhe respektin e kombeve të tjera. Ky është identiteti i ri kosovar për të cilin luftoj. Dy degët e kombit do të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, do t’i konkurrojnë njëra-tjetrës, do të përfitojnë reciprokisht tani dhe nesër brenda Evropës së bashkuar.
Ne jemi liberalë. Ne mendojmë të arrijmë qëllimet tona mbi bazën e parimeve të lirisë së tregut, por duke zhvilluar dhe politika sociale në vendin më të varfër në Evropë. Kjo është rruga e tretë, që i ka shërbyer edhe vendeve të caktuara perëndimore për të hyrë në cikle të reja zhvillimi; është rruga e Toni Blerit dhe Bill Klintonit, dy miqve tanë më të mëdhenj. Dhe ne duam të hyjmë në një fazë të re: fazën e lirisë që prodhon zhvillim ekonomik. Jo në mënyrë spontane, por me bazë - dijet e menaxherëve, profesionistëve që kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës. Ne nuk na erren sytë nga nacionalizmi bosh, por i jemi mirënjohës NATO-s, ekspertëve perëndimorë që na rrinë afër dhe nuk na lenë të rrëshkasim në gabime. E dimë se kemi shumë miq, por ata do na duan më shumë nëse do i dalim për zot vetes pa pritur gjithnjë ndihmat e tyre. Ne duam një patriotizëm të ri modern! Ne duhet të punojmë për krijimin e një tregu të madh kombëtar, që rruga e madhe e Kombit të mbushet me lëvizje mallrash, kapitalesh, njerëzish; ne duhet të punojmë për krijimin e një tregu të madh rajonal. Evropa nuk na do ne brenda për problemet tona, por për potencialin tonë ekonomik, kulturor, njerëzor të bashkuar!
Shumë flitet për integrim evropian, por unë kam përshtypjen se ata që e përmendin për retorikë ditore nuk e kanë idenë se ç’do të thotë dhe shesin iluzione. Nuk mund të ketë integrim evropian pa integrim mes vete, pa integrim të komuniteteve etnike, sepse një pjesë e madhe e popullsisë mbetet e paintegruar.
Kosova e re ka nevojë, pra, për një klasë politike të re. Të reformuar. Nuk ka nevojë për politikanë që dalin të parët në kongrese të manipuluar partish dhe që kështu do tentojnë të manipulojnë dhe zgjedhjet e para të mëvetësishme, pas shpalljes së pavarësisë. Kosova e re ka nevojë për burra shteti!
AKR-ja ishte e pajisur me durim për të parë gabimet e të tjerëve dhe për të mësuar prej tyre. Por sot ajo dhe qytetarët nuk presin më që të tjerët në qeveri të gabojnë: AKR-ja do të fillojë nga komunat, nga qeverisja e tyre, për të arritur nesër në qeverisjen qendrore. Ne do ta reformojmë qeverisjen komunale. Ne do t’i sjellim institucionet te qytetari: për çdo qendër të banuar me 5000-6000 banorë ne do të kemi zyra të qeverisjes qendrore që do të jenë me sa më pak burokraci. Vetëm 6 ministri që do të ngrihen mbi bazën e parimit të produktivitetit dhe të efektshmërisë.
Ne e dimë ç’do të thotë të ndërtosh, duke futur shpirtin në veprën që ngre dhe lartëson përditë. E keni provuar kënaqësinë e ndërtimit të një shtëpie të re? Kur ajo rrit shtatin tullë pas tulle, mur pas muri, kat pas kati? Faza e tretë është faza e krijimtarisë, faza e njerëzve krijues. Kjo është kënaqësia e krijimit, që ne e kemi provuar në eksperiencat tona të mëparshme profesionale dhe njerëzore. E kemi provuar këtë kënaqësi tërë jetën tonë. Ndaj jemi të bindur se ka ardhur koha për ndërtimin e Kosovën së re. Ne dimë të punojmë për të ndërtuar Kosovën e re. Ideali ynë është zhvillimi dhe integrimi i vendit, që hyn kështu në fazën e saj të tretë. Se ç’emër do të ketë kjo fazë e tretë, këtë do ta përcaktojnë historianët, por ne e dimë mirë se ky cikël, kjo fazë, sapo ka nisur. E shoh këtë edhe në sytë e atyre djemve dhe vajzave të rinj në tubimet tona.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Behgjet Pacolli, “Nderi i Kombit”
» Behgjet Pacolli rikthehet si president
» Behgjet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i Qeverisë së Kosovës
» Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër!
» Behgjet Pacolli rikandidon për president të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi