Angela Merkel sërish kancelare e Gjermanisë
Faqja 1 e 1

Angela Merkel u rizgjodh nga Bundestagu në postin e kancelares. Në mandatin e dytë ajo është në krye të koalicionit mes kristiandemokratëve/kristiansocialëve dhe libëralëve. Si e nisi karrierën politike Anegla Merkel?
Në CDU hyri rastësisht. Por shumë shpejt do të pushtonte majat: në fillim kreun e partisë, më pas postin më të rëndësishëm të vendit. Unioni Kristiandemokrat (CDU) i RDGJ-së ishte një vend ku mblidheshin të gjithë njerëzit me orientim të krishterë e që, në njërën anë nuk donin të hynin në partinë ateiste shtetërore Bashkimi Socialist i Gjermanisë (SED) dhe në anën tjetër, donin të angazhoheshin në kuadër të sistemit. Angela Merkel, e bija e një prifti, nuk ishte nga këta njerëz. Ajo zgjodhi rrugën e shkencës, doktoroi në fizikë dhe politikës kishte vendosur t‘i qëndronte larg, deri në vjeshtën e vitit 1989, kur filluan transformimet politike.
„Kthesa Demokratike“ njëri nga grupimet e shumta opozitare të asaj kohe, që mbështeteshin nga kisha evangjeliste kishte marrë si dhuratë një kompjuter dhe kërkonte dikë që dinte ta përdorte. Merkel u tregua e gatshme të ndihmonte dhe pak kohë më vonë ajo do të bëhej zëdhënëse e grupit të vogël. Kur mbas zgjedhjeve të para të lira të RDGJ-së, në mars të vitit 1990, „Kthesa Demokratike“ do të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar me në krye politikanin e CDU-së, Lothar de Maiziere, ajo u bë zëdhënësja e dytë e qeverisë. Pak më vonë „Kthesa Demokratike“ u bë pjesë e CDU-së lindore. Kështu edhe Angela Merkel përfundoi në CDU.Ish-kancelari Helmut Kohl dhe zëvendësja e rizgjedhur e tij Angela Merkel në kongresin e CDU-së më 16.12.1991 në Pallatin e Kulturës në Drezden.
„Vajza“ e Helmut Kohl-it
Në zgjedhjet e para për Parlamentin Federal (Bundestag) të Gjermanisë së bashkuar, më 2 dhjetor 1990, Merkel do ta fitonte me shumë lehtësi mandatin e drejtpërdrejtë si deputete e një zone elektorale në landin Mecklenburg Vorpommern, në verilindje të Gjermanisë. Kur kancelari i asaj kohe, Helmut Kohl, po kërkonte një politikane gjermano-lindore për ta bërë ministre të grave dhe të rinjve, de Maiziere dhe politikanë të tjerë e këshilluan të merrte Angela Merkel-in.
Mësimi që nxori Merkel nga kjo përvojë, me sa duket, ishte që të mos pozicionohet hapur. Gjatë periudhës së koalicionit të madh, e kushtëzuar edhe nga partia bashkë-qeverisëse, ajo vazhdimisht është përpjekur të mbajë distancë ndaj shoqatave ekonomike, por pa kaluar në anën tjetër. Problemet u mundua t'i zgjidhte me pragmatizëm, në varësi të rastit konkret. Meqenëse edhe në parketin ndërkombëtar ajo zuri vend më shumë se ç'kishte paramenduar shumëkush, Merkel arriti të fitonte shumë pikë dhe të bëhej një nga politikanet më të preferuara nëpër anketime.
Tani ajo fitoi votëbesimin e Bundestagut për të drejtuar qeverinë e re të koalicionit të përbërë nga kristiandemokratët/kristiansocialët dhe libëralët. (dw)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» URIME FITORJA ANGELA MERKEL-HERZLICHEN GLÜCKWUNSCH ZUM GEWINN ANGELA MERKEL!
» U lendue në skijime Angela Merkel-Merkel beim Ski-Langlauf verletzt - Beckenring gebrochen
» Gjermani: Angela Merkel fituese në zgjedhje
» Angela Merkel ist wieder Kanzlerin
» Angela Merkel-mikja e Dardanisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi