Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Ratkoceri: Petk paragjykimi

Shko poshtë

Faton Ratkoceri: Petk paragjykimi Empty Faton Ratkoceri: Petk paragjykimi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 29, 2009 10:55 pm

Faton Ratkoceri: Petk paragjykimi N887025257_8204
Faton Ratkoceri: Petk paragjykimi

I zhveshur erdha në këtë botë,
Vishuuuuuuuu...
Sa hapa sytë qajta,
Qetësiiiiiiiiiiii...
Më veshën
Më mbyllën gojën
Më mashtruan!
Me petkë paragjykimi më mbuluan

Tani do zhvishem
Do e hedh tutje atë petk
S’ishte stili im
Më mirë i zhveshur se i veshur
S’më duhet një petk i tillë!

Largohuni o sy vrojtues
Mbylluni o veshë
Mos dëgjoni kotësira
Injoroni o sy
mos vëreni qeshje dhëmbësh!

Ah sa vështirë të jesh
e vetme lule e kuqe
në këtë kopsht pa ngjyra!

20:33 29 tetor 2009

f'R
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi