Halil Haxhosaj: Kulti Gjeçovian
Faqja 1 e 1
Halil Haxhosaj: Kulti Gjeçovian
KULTI GJEÇOVIAN
Nga Halil Haxhosaj
Në këtë 80 vjetor të atentatit mbi figurën poliedrike të Shtjefën Gjeçovit, ai që merret me qasjen e veprës së tij, e ka paksa të vështirë të orientohet. Këtë nuk e them për shkak të ndonjë mjegullnaje të jetës apo veprës së tij, por për atë se kopshti krijues i Gjeçovit ka një kolorit specifik begatie, ka një ngjyrim aq të mirë e domethënës, aq të thellë e të gjithanshëm, aq domethënës e aq interesant. Mu për këtë, madje edhe për individualitetin dhe specifikat e punës, kulturës, krijimtarisë së tij, duket më i begatë, duket më interesant dhe, madje, edhe më i “vështirë”. Por, këto, dhe elemente të tjerë janë pasuri e Shtjefën Gjeçovit, andaj figura e tij ngrihet, jetësohet, e pse jo edhe skalitet në kult. Dhe nuk është rastësi pse kjo fjalë e imja sot e ka titullin Kulti gjeçovian. Po, bash Kulti gjeçovian, sepse ky kult udhëton më shumë se 110 vjet nëpër të gjitha shtigjet e jetës sonë, të letërsisë sonë, të kulturës, sonë, të historisë sonë, të autonomisë sonë, të qëndresës sonë, por edhe të fatit tonë, të folkloristikës sonë, të dhunës mbi ne, të sundimit të egër, të shfarosje, të përdhunimit, e besa edhe të vrasjes sonë kombëtare.
Kulti gjeçovian filloi në vitin 1901 kur u botua vepra “Dashtunia e atdheut”, për të vazhduar me “Jeta e Shën Luçisë” (1904), “Agimi i Gjytetnisë” (1910), “Një argëtim arkeologji” (1920), “Sebaste në Armeni apo n’Arbëni” (1921), “Trashëgime Thrake-ilirjane” (1924), “Kanuni i Lekë Dukagjini” (1933), edhe disa të tjerave të mbetura në dorëshkrime si: “Shqyptari ngjadhnjyes”, “Princi i Dibrave ose Moisi Golemi”, “Mënera e Pezës”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, e të tjera. Në saje të punës së tij të madhe e të ndritur si përkthyes, shërbyes fetar, punëtor shkencor e letrar, kulti i Shtjefën Gjeçvit prarohet me titullin e Doktorit të Nderit që ia ndau Universiteti i Lajpcigut në Gjermani.
Nëpër unazat e të gjitha këtyre veprave, nëpër të gjitha shtigjet e tyre, nëpër qelizat e sunduara të trupit të atdheut, nëpër psalmet e urta e të shenjta të traditës sonë kombëtare, marshoi Kulti gjeçovian, të cilin sot po mundohemi ta ndriçojmë, e pse jo edhe ta prarojmë pa frikë e pa tutelë tiranizimi. Dhe kështu figura e Gjeçovit bëhet shumëdimensionale, bëhet poliedrike, bëhet komplekse dhe me kolorit mozaiku në hartën e historisë sonë kombëtare. Dhe figura e tij shtrihet nga thellësitë e shpirtit nëpër të gjitha indet e organizmit të traditës kombëtare shqiptare, duke marrë ngjyrën e traditës, folklorit, këngës, krenarisë, qëndresë, e pse jo edhe të përjetësisë. Dhe figura e ndritur e Gjeçovit ngarend prej errësirë e del në rrezearë, sepse sot mbi shtatoren e tij vë kurora lulesh presidenti, ministri, pushtetari i një pavarësie dhe demokracie të shekullit XXI, i cili deshi apo s’deshi kush fitoi epitetin fillestar “shekull i shqiptarëve”. Nëpër këtë epitet shndrit edhe vepra, ngjyra e penës dhe gjaku i priftit, shkrimtarit, studiuesit, arkeologut, e Doktorit të Nderit të Universitetit të Lajpcigut, Shtjefën Gjeçovit.
Kulti i Gjeçovit përjetësohet duke u ngjizur me gjakun, shpirtin dhe emrin e tij, kur përmendet, lexohet, studiohet vepra më monumentale, më ndriçuese, më e veçantë, e pse jo edhe “kushtetuta” e qeverisje autoktone shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Sa herë që përmendet emri kanun dhe Lekë Dukagjini, nëpër tingujt e kësaj melodie shkronjash defilon fama, nuri, puna dhe madhështia e Gjeçovit, që niset nga Janjeva e vendlindjes së tij dhe kalon nëpër Shkodër, Gosmiqe, Zllakuçan, Rubik, Pejë, Troshan, Laç, Kurbin, Vlorë, madje dhe në Borgo Erizzo të Zarës te Arbëreshët, e deri në Zym të Hasit të Thatë ku edhe vritet tradhtisht më 1929.
Dhe Kulti gjeçovian ndriçohet edhe më shumë përkushtime të ndryshme letrare, madje filmike, e besa edhe muzikore, muzeale, e të tjera. Për veprimtarinë e tij të gjithanshme janë shkruar shumë poezi, poema, romane, madje edhe drama, monografi e filma dokumentarë dhe është themeluar manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” që mbahet në Zym të Hasit më 10 tetor që 38 herë, apo që 38 vjet. Për këtë shkrimtar, për këtë figurë janë shkruan disa studime, kritika letrare, e besa edhe janë mbrojtur tema diplomash në shkolla të mesme të larta e fakultete. Besoj se me temë nga veprat e tij janë marrë edhe grada shkencore.
Ka edhe shumë për të thënë e për të shkruar për figurën e këtij kolosi tonë. Besoj se kjo nuk do të mungoj, sikurse që nuk ka munguar as deri tash.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi