Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Zogu dhe "Shaga"-Poezi-nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Zogu dhe "Shaga"-Poezi-nga-Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Zogu dhe "Shaga"-Poezi-nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 12:32 am

Monda Korca: Zogu dhe "Shaga"-Poezi-nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699

Monda Korca: Zogu dhe "Shaga"-Poezi-nga-Raimonda Moisiu

Zogu dhe "Shaga"
Poezi nga R-.-
Nje veshtrim i heshtur, i eger,
me shton ankthin e pritjes,qe
si nje mur i ngurte ,
qendron para meje.
Neper cipen e plasur te henes,
mundohem te zhytem ne ujrat
shumengjyreshe te dritave
te rruges,
derisa piklat e veses
te lagin trupin tim.
Qe pertej,
ndjej guitjet e pellumbave te eger,
qe vijne nga thellesia e pyllit;
Degjoj sinfonine e zogjve te lumtur ,qe
bisedojne me
thellesirat e shpirtit dhe me
deshiren time kokekrisur, qe
te rri strukur pas teje,
si nje zog i zene..
.Nje zog me pende te arta,
i buzeqesh fytyres time dhe
me sqepin qe nuk i rreshtin kenget,
po me sjell puthje.
Po zbret,
qe nga dega mbi mua
po me puth te floket,
ne quken e gushes,
dhe…ne buzet e mia te deshperuara …
Ky zog pendearte, dhurate
nga "qyteti" im i lirise,
qe gjithmone me shtyn per mekate.
Ka erdhur pranvera …
Ky grafullim lulesh,
perball dritares sime,
kjo ere qe e sjell aroma e
petalkave qe nga Mesdheu,
po me cmend per dashuri.
Une zberthej komcen e pare,
te kemishes sime;
Bej dashuri me eren!
Moj ere,
qe po hyn e bute ,
e ngrohte, e embel, intime ,
qe po hyn ngado ne qenien time,
sic hyjne pa ndrojtje tingujt e serenatave,
qe vijne nga atdheu ;
Te dua!
Une e cmendura,
qe mezi pres cdo mbremje,
ne nje cast te vetem;
Te vetem....!
Te qete,te heshtur,enderrimtar,
te marr ngrohtesine, brishtesine,
e trupit tend.
Te me zgjosh agimin,
te me thuash dicka;
Te ndjehem grua!
Se une jam nje grua,
E di qe jam grua, apo jo?
Mermerime ne shtrat…
Buzeplasur po te pres,
qe perveluar te mermerisesh,
qofte nje here te vetme;
Shaganeja ime!
Me recito tere naten nen hene;
Eseninin !
Mermerij dhe puthme me Eseninin!
Por nje varg....!
Vetem njerin ....!
Mos e nxirr nga goja;
“ Xheloze nuk eshte me per mua Shaga”
Une te dashuroj!
Zog pendearte!
Kendo serish , ndryshe,
do te pushojne te rrahurat e zemres sime,
qe rrahin te lira,
si pendet tende neper ajer.
Te dashuroj!
Po pres te fluturoj,
per ne udhen tone.
Pres castet pafund,
per ne pyllin tere blerim,
te ngrohur,
me pervelimin e trupave tane…
Dy zogj te lumtur,
kerkojne, dashuri...dashuri...
Nata po iken......
hena lart derdh rreze,
si te qarat e Shaganese
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi