Cikël poetik nga Nexhat Çoçaj
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Nexhat Çoçaj
Cikël poetik nga Nexhat Çoçaj
Nexhat Çoçaj u lind më 2 shkurt 1964 në Gjonaj të Hasit. Shkollimin fillor e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Ferizaj, ku kreu dhe shkollën e mesme. Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës, ku I ndoqi edhe studimet pasuniversitare.
Me krijime letrare ka filluar të merret qënë shkollën fillore, një kohë ka punuar gazetar, merret edhe me studime në lëmin e kulturës dhe traditës popullore. Është bashkpunëtor I jashtëm I Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës.
Gjat kohës së luftës (1998-1999) qe I angazhuar në UçK, në shtabin “Njëmishi” e pastaj në brigadën 126 “Hasi”-përgjegjës për informim - (Leka).
Punon në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, paralelja në Gjonaj, dhe është drejtor I ndërmarrjes botuese “Pjetër Bogdani”.
(Këto të dhëna I takojnë vitit 2000), të nxjerra nga libri;Bartësit e lirisë.
Tani punon në Ministrin e Arsimit në Prizren. Jeton në Prizren.
Ka botuar disa libra:
KLONI (roman), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.
NUIP-I (roman), “Rilindja, 1999,
BARTËSIT E LIRISË (biografi e letrarizuar për dëshmorin e kombit Haxhi Hotin), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.
SHPRESA (roman), “Gjon Buzuku”, 2001
SHTIGJEVE TË LIRISË, (Nga kuizi I diturisë në nderim për Remzi Ademajn dhe dëshmorët tjerë të Kombit), - tri ribotime, Prizren, 2009.
RRUGËTIMI. (poezi), LSHK, në Prizren, 2009
Ka dy romane tjera në botim, në Tiranë.
Jeton në Prizren.
(Ka të botuara edhe disa libra dhe fletushka, për të cilat na mungojnë të dhënat, G.A. - Zvicër, tetor 2009)
Shkëputëm disa poezi nga libri: Rrugëtimi, I botuar më 1999, në Prizren.
Nexhat Çoçaj
RRUGËTIMI
ËSHTË TERR APO DRITË?!
Zgjohem në mëngjes
Mbështillem me terrin e ditës
Përpiqem të vjell
Gjellën helm të servuar në shtyp.
Në vend të kafesë
Pi një apaurin
Që të mos verbohem
Që të mos shurdhohem
Që të bëhem imun
Ndaj atyre që do t’i takoj
Me gojën e stërmbushur
Me sharje
Për ata që lindën për ne
Për ata që u flijuan për ne.
Por, terri është terr
Dhe me te do të shkojnë në ferr
Të gjithë ata që vjellin helm
Për gjakun
Për bajrakun
Është terr apo dritë
Këtë do të na tregojnë fëmijët
Sot apo një tjetër ditë.
VOTA
Kush është për?
Faleminderit!
Kush është kundër?
Faleminderit!
Kush abstenon?
Faleminderit!
Merrni tash shamitë
Dhe vajtoni me lot
Për këtë që votuat!
POLITIKA
Shekujt prej lindjes
Deri në Perëndim
Mrizuan nën ombrellën e Politikës
Dhe kurrë s’ia arritën ta zbërthejnë ate
Sa e sa ushtri i shkriu deri në një
Sa e sa lumenj ua turbulloi ujin me gjak
Sa e sa fusha dhe male mbolli me koka njerëzish
Dhe kurrë s’ia gjetën fijen për t’ia gurëzuar fuqinë
Egërsirës politikë
Edhe sot si gjithmonë të gjithë vrapojnë
Pas politikës si toka pas diellit
Ata që rrahin gjoks
Se janë të drejtë dhe të përpiktë
Për drekë e darkë
kanë të shtruar politikë dhe vetëm politikë
Dhe a e dini pse
Sepse “Politika është lufta e masës dhe e rasës
Që zhvillohet rreth kasës”
Mjerë ata që me sytë e tyre
Shohin vetëm çelësa.
SHTIGJEVE TE PASHTRIKUT
Shtigjet e Pashtrikut
Hekurosin rrudhat e padrejtësive
Jetës për t’i dhënë ngjyrë
Shtigjet e Pashtrikut
Vullkan i trazuar
Mbështjellë me eshtra
Që pikojnë gjak
Nëpër stinët e ferrit
Shtigjet e Pashtrikut
Gurët e djegur
Dëshmitarë të betejave
Ku u shurdhuan
Ninullat e foshnjave në djep
Ku u verbuan krushqit
Në prag të shtëpisë
Dhe mbetën të pagojë
Shtigjet e Pashtrikut
Me prush të ndezur flakë
Hekurosin rrudhat e padrejtësisë
Me plagë të prushta
E eshtra që kullojnë ende gjak
Nëpër të cilët po piqet liria.
qershor 1998
SHIKIMI I VERBËR I ARDHMËRISË
Në sytë tanë – e lavdishmja verbohet
Në mendjet tona – mashtrimi bën gara
Në veshët tanë – fyerjet lëshojnë rrënjë
Në qafët tona – mashtrimi mund të kaluarën
Në gjuhët tona – turpi bëhet kryefjalë
Në gjokset tona - përplasen ethet e trishtimit
Në krahët tanë – mbështetet dredhia
Në duart tona – shtrydhet drejtësia
Në gishtat tanë - numërohen arnat e gjeografisë
Në gjakun tonë – zë vend urrejtja
Në barkun tonë – uria bën greva
Në këmbët tona – udhët s’kanë të ndalur
Pjesët e t(r)urpit tonë
Deformohen për secilën ditë
Mjerë ne nëse s’këndellemi
Dhe pranverave të lavdisë
Vazhdojmë t’ua ndryshojmë
Armoën dhe ngjyrat.
NISJA
U nisët një hap
para kohe
Në cak
arritët një hap
para kohe
Mjerë ne që mbetëm
në rrugë
dhe s’dimë
se edhe sa hapa
duhet t’i bëjmë
rrugëve pa cak
BARTËSVE TË ZJARRIT
Kur e thanë - bartësve të zjarrit
Pse po bartin zjarrin në shpinë
Ata njësoj si Prometheun thanë:
Për ta filluar jetën njerëzimi
Kur u thanë – bartësve të zjarrit
Se mund të digjen në flakë,
Ata thanë :
Ari merr shkëlqimin vetëm në zjarr
Kur u thanë - bartësve të zjarrit
Zjarri mund t’i lë pa sy,
Ata thanë:
Zjarri i shkrinë kufijtë
Kur u thanë - bartësve të zjarrit
Se zjarri ua servon arratinë
Ata thanë:
Zjarri e përflakë lirinë lirinë.
Kur u thanë - bartësve të zjarrit
Të pendohen për përhapjen e flakës
Ata thanë:
“Jo” edhe sikur të digjeshim në të.
DËSHMORËVE
Nga reshjet e motit të ligë nuk ikët
Vdekjes ju gëzuat
Në gurëthemel të bashkimit
Për brezat u shndërruat
Ishit të plagosur
Bashkë me atdheun e copëtuar
Vdiqët me armë në dorë
Copat e ndarjes për t’i arnuar
Do të qëndroni përherë në sheshe
Në mes të turmës
Duke dhënë kushtrim
Për rrugën e bashkimit
Që s’pyet për çmim.
PARA BUSTIT
Shtatçelikosja jote
e then zemërimin e çdo kalimtari
qoftë edhe atëherë kur ai
është para dilemës për jetë
është i papunë dhe sorollatet kot
por, është i ndërgjegjshëm
dhe bindet se jeta ka çmim
Shtatlartësia jote
i zbret në tokë të gjithë
ata që njerëzit u duken miza
që mund t’ua shtyp shpën
ku e kur të dojë
i lidhë për tokën
të gjithë ata që janë mësuar
jetën ta jetojnë në gjithësi
pa zbritur kurrë në tokë
Shtatkrenarija jote
i ngroh ëndrrat e fëmijëve
duke ua pushtuar zemrat
nëpër secilën faqë të librit
nëpër secilën pjesë të atdheut
(Komandant Petritit)
I lindur në votrën e staneve të Zhurit
I rritur në frymën e kuvendeve
Sa shumë i ngjason Kosovës
I maltretuar deri në palcë të ashtit
Bashkëudhëtar nëpër golgotën e dhembjes
I ndjekur nga i njëjti armik
Thikën e përçarjes e pe me zytë e zemrës
Tek po protestoje bulevardeve të Evropës
Me vëllain Jusuf Gërvallën
Për ta denoncuar elaboratin
E gjuetarëve të shtrigave në Kosovë
Ti Petrit i shkrepave – nuk mungove as kund
Ti ishe me Fehmiun e Bacën
Ku nisi të rishkruhej historia e Kosovës
Kur u ktheve nga qelitë
Perëndimi s’të bëri më për vete
Kohrat kishin ndryshuar
Sa do të doja të më përgjigjeshe
Zotëri komandant në pyetjen:
Cilën bukë e ke ngrënë më me shije
Atë të kurbetit
kur të ndiçnin si hije
Atë të burgjeve
kur grishje për grevë
Atë të pajtimit të gjaçeve
kur fjala jote ngrohi zemrat e lumjanëve
Atë të luftës
kur grishje për t’i shtuar radhët
DYERTË
Kur u hapën dyert
Kujtimeve të errta u ra perdja
Dhe aktorët vigjilentë
Si gjithmonë në histori
HESHTJA
Para jush që vdiqët për ne
E lindët për liri
Të gjithë bëhemi një
Me heshtje u nderojmë
Kur dalim në foltore
Thua se u harrojmë
Kërkojmë njëri- tjetrit
Kokat t’ua shkurtojmë
Pse vallë nuk mbajmë heshtje
Edhe në shtyp
Të mos ushqehemi me sharje
Por t’bëhemi unik
Heshtje për përçarjet
Botërisht kërkoj
Se partitë vijnë e shkojnë
E kombi do të qëndrojë
PJETËR BOGDANIT
Në kishëza të Hasit
M’u bë se e pashë Bogdanin
“Të veshur me diell
Të mbathur me hënë”
Duke i kërkuar hasjanët
E përflakur nëpër botë
Me gunë të gjatë krahëve
Shtrëngonte hartën e gurit
Kur u bind se kot lexonte
Vendet s’i gjente
Ashtu si ia donte zemra
Filloi të villte vnerë të zi futë
Dhe ashtu i sëmurë
U nis për në Prishtinë
Me hartën e gurit
Mbështjellur nën gu(r)në
Tash pas treqind vite
Të dëshmojë për qelbjen
E gurit të megjës në Pashtrik
PRITJA
I numëroj buzëqeshjet
Më kujtohet loja me gurë
I kryqëzoj shikimet
Më kujtohen gëzimet e para
Shfletoj ditërrëfejsin
Dasma është ende larg
I kërcas gishtërinjtë
Gjatë gjithë kohës
Në shtegun e pafund të pritjes
Mblodhi pezmin për darkë
Në kapërcim të pritjes
Pres t’i çirret maska territ.
KOHË E VERBËR
Nëse e flakë dashurinë
Do të plotësohet dëshira
Nëse e hesht këngën
Do të këndojnë për ty
Nëse e hesht etjen
Do të bekohesh
Nëse falesh t’xhumave
Do ta fitosh selametin
Nëse pështyn gjakun
Do të hapen rrugët
Nëse kërkon dritë
Do të verbohesh
Nëse u beson hajnave
Kurrë s’do të varfërohesh
Nëse gënjeshtrës i ngjet emër
Do të mallkojnë pasardhësit
Nëse vendit do t’i vësh adresë
Për mot e jetë do t’jesh i pabesë
Dhe nëse një ditë
Do të mbushesh mend
Do të bindesh
Se vërtetë je në terr
UDHËKRYQ NË PASHTRIK
A ka gjë më të shëmtuar
Që në të njëjtin vend
Të lind dhe të perëndoi dielli
Cili gjeograf do ta arnonte hartën
Me një pikë lindjen dhe perëndimin
Cili gjak do ta duronte këtë ndarje
Ku lindja dhe perëndimi
Kanë thikën e ndarjes në tokë
Cili s’do të ngjitej në Olimpin shqiptar
Për ta definuar këtë padrejtësi gjeografike
Pashtriku s’është as lindje as perëndim
Por udhëkryq i fatit Ku shënohet lindja e rilindur
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
Udhëve të dhembjes more forcë
Shpatijeve të rrahura me shpirt
Tokës me zemrën plot varre
Roje i bëre shpresave të zjarrata
Injoranxca të përcolli si hije
Atëherë kur ti u paraqite
Çfarë trashëgove nga historia
Lavdinë dhe guximin
I zgjodhe nga të gjitha
Ritëm të jetës t’i kesh
Imazhin e ushtris ta forcosh
Miqtë t’i bësh për vete me vepër
Tash bashkarisht me ta ta bësh luftën
Armët të drejtohen në një cak
Retë të mbulohen me të njëjtin qëllim
Etjet e tokës për gjak si të shkruhen
Erdhi koha me ty ushtri e gjakut tim
Kosovë e djegur deri në asht
Ora e lirisë numëroi hapat me ty
Sa herë dëgjove për masakra
Organizove radhët dhe t’u tregosh se:
Vdekjet e bardha janë mësim si të jetohet
Ëndrrat të lundrojnë padiktueshëm
Strehim nga egërsirat të mos kërkojmë
HASI
flaka
në zemër të Prushnikut
që s’mungoi mbi kokë
ta shaloi guximin
ta shndërroi terrin në dritë
jetëvdekja
roje në shtigjet e përgjakura
kaliti gatimet e barutit
e përhapi kushtrimin
djersa e botës
derdhej shpatijeve tua
për të gjetur shtegun
e plagëve për shërim
Has i thatë
të quan ata që s’ta panë
thikën në kurrizin tënd
të larë me gjak
gjatë gjithë kohës
sa ishte roje flake
e bjeshkëve të Dukagjinit
QAFA E PRUSHIT
shëët shëët
dëgjohej shushurima
e gjarpërit – kolonë
që shponte gurin
medalojn të varur
në Qafë Prush
në ty o prush i motit
pinë flakë armët
edhe atëherë kur fushat
u përkulën
në gacat e prushit tënd
u farkuan armët
të thyera çykë
e lartësuan trimërinë
të ta mbjellur lirinë
S’KA MË SHI
Tash pas shiut gjak
pushuan bubullimat
vetëtimat s’dëgjohen më
bëhu gati të nisemi për udhë
T’i masim dhembjet
Pas shiut dalin mjegullat
motit s’i dihet mund ta humbasim rrugën
Eja lum miku të dalim nga guaca
se ujqit nëpër mjegull
bëjnë ugar dhe mbjellin farën e dreqit
Të hiqen mjegullat njëherë
shohim e bëjmë
Mjegullat as mos prit të hiqen kurrë
po eja t’ia vejmë mexhët arës
dhe ta rrethojmë se nesër bëhet vonë
nesër as nëpër diell s’i shohim vijat
s’do të ketë më shi gjaku
PLAGA
Kur e fola fjalën e parë
e thash të plagosur
dhe i plagosur u rrita
Kur i mësova shkronjat
i lexova të plagosura
dhe për plagë shkrova
Kur u rrita
e mësova diagnozën e plagëve
dhe me plagë u ushqeva
Kur flas për plagën
ajo merr ndëshkim
dhe zbehet para syve të mi
e jo si në mote-si në fëmijëri
ajo sot kurohet me dinjitet
më nuk është plagë
se tani është shtet
KOHË E VRARË
Lojrave u humbi gëzimi
Floriut ia vodhën shkëlqimin
Dashurisë ia thyen krahët
Dhunës ia mihën rrënjët
Thirrjes ia kthyen shpinën
Krismat i shurdhuan
Varreve u kënduan
Përjetësisë ia truan tokën
Plagëve ua hoqën dregzat
Në kohën e vrarë
Ku jetën e bënë jetë
Vetëm po të jesh i palarë
NOTI
Si ta kaloi lumin lum vëllau
Se duhet të arrij atje ku jam nisur?
Pas këtyre vërshime s’ka va
Por, më mirë kthehu
Pasi të qetësohen vërshimet
Vazhdo për atje ku je nisur!
Si të kthehem prapa kur rruga më ndjek
Vërshimet veç sa kanë filluar të shtohen?
Atëherë bjeri not dhe kaloje lumin
Po deshe të arrish atje ku je nisur!
Rrugë tjetër s’ka veç të notoj
Nëpër vërshime siç kanë notuar
Para meje edhe shumë udhtarë të kësaj ane
O të pres kohen e faljes
Va pas këtyre vërshime as mos prit
lum vëllau se moti i ka brerë eruzioni
Nëse mbledhen spekatorë
Për t’I parë vërshimet
Tek po përballem unë me te
U thuaj se noti i mund vërshimet
Se noti i bashkon brigjet
Dhe krijon vaun edhe aty ku s’ka
QELBI I KOHËS
Përsëri krimbat dalin nga ndërgjegjja e qelbur e së kaluarës
Dhe lëvizin trup e tërthorë
Duke brejtur ajrin dhe tokën e përgjakur
Nën plafin e tavolinës
Pikturojnë zikzaket e jetës
Të quajturit mbrojtës të vatrës
Me hapësira të prera
I ndezin reflektorët e enigmave
Për ta zbehur dritën e gjakut
Për ta vazhduar tunelin errësirës
Duke ua kthyer shpinën të ndjerëve
Kasnecët zgërdhihen për dvarjen tonë
Të mbështjellë me vorbullën e pësimit
Të bindur se jem larg limanit të paqes
Për deri sa jazin e lumit gjak
E kthejmë në funksion të mashtrimit
Maja e lapsit në vend të ngjyrës
Vjell fjalë helmuese
Për t’i shqyer krimbat
Pas vërshimeve të lumit gjak
Në hapësirat e gurëzuara
Edhe pas shembjes së mureve
O zot edhe për sa kohë
Reflektorët e enigmave
Do t’ia marrin pamjen syve
Të Iliridës për ta shijuar dritën e diellit
Dhe për t’i parë
Pikturat e krimbave në qelbin e kohës
A do të ketë dritë të mjaftueshme
Nga reflektorët enigmë
Që do të përcjellet si senzacion
Akti i shpërthimit
Të qelbit të kohës
Mu në ditën kur do të shpallen
Të gjitha ata që lindën në luftë
Të pavdekshëm
Kur sakrifica e tyre
Do të shpallet triumf
MESAZHI I TË PAVDEKSHMVE
Nga thellësia e tokës
Në shenjë proteste
Shumë kërkesa burojnë:
Rrezet e prushit të gjakut
Të mos mbulohen
Me fyerje e sharje
Se lindin përqarje të reja
Në vend që të rriten shpresat!
Rrezet e lirisë
Të mos përthehen
Me emra të përveçëm
Se s’ka ulëse për të gjithë
Në krye të jazit!
Rrezet e lirisë
Mos ua zini djepave
Se që nga dita e parë
Duhet të mësojnë
Çfarë ngjyre ka liria
Çfarë shije ka liria
Çfarë çmimi ka liria!
SYTË
Liqe që brigjeve
Që s’u dihet fundi
Liqe me ujë të kripur
Si loti i nënave
Si loti i jetimëve
Liqe me thellësi të pafundme
Si dëshirat e të pavdekshmve
Si amaneti i të parëve
Sytë – liqe
Mbi të cilin
Notojnë ëndrrat tona.
DARKA E DREQIT
Kush ulet në sofër
Pa derdhur djersë e mund
Ai ka ose syrin e keq
Ose shpirtin e untë!
Prandaj ju filiza
Që sapo u hodhët në shtegtim
Kujdes nga darka e Dreqit
Se mund të ju ‚sos’ që në fillim
Darka e Dreqit
Besë nuk ka
Ulesh në sofër për të ngrënë
E papritur bëhesh
Darkë për të ftuarit
DREGËZA
Kur sheh se mbjelljet janë të mbara
Nisë e mbyllet
Për të qenë më e fuqishme
Kur sheh se dikush
Ngrohet me zjarrin e dhembjeve
Plasaritet edhe më keq
Kur të tjerët dregzës
S’i japin kohë të përthahet
Plaga thellohet edhe më shumë
Kur të tjerët dregzën
E ngacmojnë tinëzisht
Dhembja merr krah
E shërimi trembet përgjithmonë!
FJALA
Nuk është fjalë
Ajo që shkelet
Ajo që çirret
Për secilën ditë nga pak
Si çamçakëzin fëmijët
Nuk është fjalë
Ajo që nuk ka peshë
Ajo që s’mbrohet
Ajo që s’përjetohet
Dhe s’vdiste për te
Fjala është betim
Fjala është qëndrim
Fjala fuqizohet dhe lahet
Vetëm me gjak.
vijon
Nexhat Çoçaj u lind më 2 shkurt 1964 në Gjonaj të Hasit. Shkollimin fillor e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Ferizaj, ku kreu dhe shkollën e mesme. Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës, ku I ndoqi edhe studimet pasuniversitare.
Me krijime letrare ka filluar të merret qënë shkollën fillore, një kohë ka punuar gazetar, merret edhe me studime në lëmin e kulturës dhe traditës popullore. Është bashkpunëtor I jashtëm I Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës.
Gjat kohës së luftës (1998-1999) qe I angazhuar në UçK, në shtabin “Njëmishi” e pastaj në brigadën 126 “Hasi”-përgjegjës për informim - (Leka).
Punon në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, paralelja në Gjonaj, dhe është drejtor I ndërmarrjes botuese “Pjetër Bogdani”.
(Këto të dhëna I takojnë vitit 2000), të nxjerra nga libri;Bartësit e lirisë.
Tani punon në Ministrin e Arsimit në Prizren. Jeton në Prizren.
Ka botuar disa libra:
KLONI (roman), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.
NUIP-I (roman), “Rilindja, 1999,
BARTËSIT E LIRISË (biografi e letrarizuar për dëshmorin e kombit Haxhi Hotin), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.
SHPRESA (roman), “Gjon Buzuku”, 2001
SHTIGJEVE TË LIRISË, (Nga kuizi I diturisë në nderim për Remzi Ademajn dhe dëshmorët tjerë të Kombit), - tri ribotime, Prizren, 2009.
RRUGËTIMI. (poezi), LSHK, në Prizren, 2009
Ka dy romane tjera në botim, në Tiranë.
Jeton në Prizren.
(Ka të botuara edhe disa libra dhe fletushka, për të cilat na mungojnë të dhënat, G.A. - Zvicër, tetor 2009)
Shkëputëm disa poezi nga libri: Rrugëtimi, I botuar më 1999, në Prizren.
Nexhat Çoçaj
RRUGËTIMI
ËSHTË TERR APO DRITË?!
Zgjohem në mëngjes
Mbështillem me terrin e ditës
Përpiqem të vjell
Gjellën helm të servuar në shtyp.
Në vend të kafesë
Pi një apaurin
Që të mos verbohem
Që të mos shurdhohem
Që të bëhem imun
Ndaj atyre që do t’i takoj
Me gojën e stërmbushur
Me sharje
Për ata që lindën për ne
Për ata që u flijuan për ne.
Por, terri është terr
Dhe me te do të shkojnë në ferr
Të gjithë ata që vjellin helm
Për gjakun
Për bajrakun
Është terr apo dritë
Këtë do të na tregojnë fëmijët
Sot apo një tjetër ditë.
VOTA
Kush është për?
Faleminderit!
Kush është kundër?
Faleminderit!
Kush abstenon?
Faleminderit!
Merrni tash shamitë
Dhe vajtoni me lot
Për këtë që votuat!
POLITIKA
Shekujt prej lindjes
Deri në Perëndim
Mrizuan nën ombrellën e Politikës
Dhe kurrë s’ia arritën ta zbërthejnë ate
Sa e sa ushtri i shkriu deri në një
Sa e sa lumenj ua turbulloi ujin me gjak
Sa e sa fusha dhe male mbolli me koka njerëzish
Dhe kurrë s’ia gjetën fijen për t’ia gurëzuar fuqinë
Egërsirës politikë
Edhe sot si gjithmonë të gjithë vrapojnë
Pas politikës si toka pas diellit
Ata që rrahin gjoks
Se janë të drejtë dhe të përpiktë
Për drekë e darkë
kanë të shtruar politikë dhe vetëm politikë
Dhe a e dini pse
Sepse “Politika është lufta e masës dhe e rasës
Që zhvillohet rreth kasës”
Mjerë ata që me sytë e tyre
Shohin vetëm çelësa.
SHTIGJEVE TE PASHTRIKUT
Shtigjet e Pashtrikut
Hekurosin rrudhat e padrejtësive
Jetës për t’i dhënë ngjyrë
Shtigjet e Pashtrikut
Vullkan i trazuar
Mbështjellë me eshtra
Që pikojnë gjak
Nëpër stinët e ferrit
Shtigjet e Pashtrikut
Gurët e djegur
Dëshmitarë të betejave
Ku u shurdhuan
Ninullat e foshnjave në djep
Ku u verbuan krushqit
Në prag të shtëpisë
Dhe mbetën të pagojë
Shtigjet e Pashtrikut
Me prush të ndezur flakë
Hekurosin rrudhat e padrejtësisë
Me plagë të prushta
E eshtra që kullojnë ende gjak
Nëpër të cilët po piqet liria.
qershor 1998
SHIKIMI I VERBËR I ARDHMËRISË
Në sytë tanë – e lavdishmja verbohet
Në mendjet tona – mashtrimi bën gara
Në veshët tanë – fyerjet lëshojnë rrënjë
Në qafët tona – mashtrimi mund të kaluarën
Në gjuhët tona – turpi bëhet kryefjalë
Në gjokset tona - përplasen ethet e trishtimit
Në krahët tanë – mbështetet dredhia
Në duart tona – shtrydhet drejtësia
Në gishtat tanë - numërohen arnat e gjeografisë
Në gjakun tonë – zë vend urrejtja
Në barkun tonë – uria bën greva
Në këmbët tona – udhët s’kanë të ndalur
Pjesët e t(r)urpit tonë
Deformohen për secilën ditë
Mjerë ne nëse s’këndellemi
Dhe pranverave të lavdisë
Vazhdojmë t’ua ndryshojmë
Armoën dhe ngjyrat.
NISJA
U nisët një hap
para kohe
Në cak
arritët një hap
para kohe
Mjerë ne që mbetëm
në rrugë
dhe s’dimë
se edhe sa hapa
duhet t’i bëjmë
rrugëve pa cak
BARTËSVE TË ZJARRIT
Kur e thanë - bartësve të zjarrit
Pse po bartin zjarrin në shpinë
Ata njësoj si Prometheun thanë:
Për ta filluar jetën njerëzimi
Kur u thanë – bartësve të zjarrit
Se mund të digjen në flakë,
Ata thanë :
Ari merr shkëlqimin vetëm në zjarr
Kur u thanë - bartësve të zjarrit
Zjarri mund t’i lë pa sy,
Ata thanë:
Zjarri i shkrinë kufijtë
Kur u thanë - bartësve të zjarrit
Se zjarri ua servon arratinë
Ata thanë:
Zjarri e përflakë lirinë lirinë.
Kur u thanë - bartësve të zjarrit
Të pendohen për përhapjen e flakës
Ata thanë:
“Jo” edhe sikur të digjeshim në të.
DËSHMORËVE
Nga reshjet e motit të ligë nuk ikët
Vdekjes ju gëzuat
Në gurëthemel të bashkimit
Për brezat u shndërruat
Ishit të plagosur
Bashkë me atdheun e copëtuar
Vdiqët me armë në dorë
Copat e ndarjes për t’i arnuar
Do të qëndroni përherë në sheshe
Në mes të turmës
Duke dhënë kushtrim
Për rrugën e bashkimit
Që s’pyet për çmim.
PARA BUSTIT
Shtatçelikosja jote
e then zemërimin e çdo kalimtari
qoftë edhe atëherë kur ai
është para dilemës për jetë
është i papunë dhe sorollatet kot
por, është i ndërgjegjshëm
dhe bindet se jeta ka çmim
Shtatlartësia jote
i zbret në tokë të gjithë
ata që njerëzit u duken miza
që mund t’ua shtyp shpën
ku e kur të dojë
i lidhë për tokën
të gjithë ata që janë mësuar
jetën ta jetojnë në gjithësi
pa zbritur kurrë në tokë
Shtatkrenarija jote
i ngroh ëndrrat e fëmijëve
duke ua pushtuar zemrat
nëpër secilën faqë të librit
nëpër secilën pjesë të atdheut
(Komandant Petritit)
I lindur në votrën e staneve të Zhurit
I rritur në frymën e kuvendeve
Sa shumë i ngjason Kosovës
I maltretuar deri në palcë të ashtit
Bashkëudhëtar nëpër golgotën e dhembjes
I ndjekur nga i njëjti armik
Thikën e përçarjes e pe me zytë e zemrës
Tek po protestoje bulevardeve të Evropës
Me vëllain Jusuf Gërvallën
Për ta denoncuar elaboratin
E gjuetarëve të shtrigave në Kosovë
Ti Petrit i shkrepave – nuk mungove as kund
Ti ishe me Fehmiun e Bacën
Ku nisi të rishkruhej historia e Kosovës
Kur u ktheve nga qelitë
Perëndimi s’të bëri më për vete
Kohrat kishin ndryshuar
Sa do të doja të më përgjigjeshe
Zotëri komandant në pyetjen:
Cilën bukë e ke ngrënë më me shije
Atë të kurbetit
kur të ndiçnin si hije
Atë të burgjeve
kur grishje për grevë
Atë të pajtimit të gjaçeve
kur fjala jote ngrohi zemrat e lumjanëve
Atë të luftës
kur grishje për t’i shtuar radhët
DYERTË
Kur u hapën dyert
Kujtimeve të errta u ra perdja
Dhe aktorët vigjilentë
Si gjithmonë në histori
HESHTJA
Para jush që vdiqët për ne
E lindët për liri
Të gjithë bëhemi një
Me heshtje u nderojmë
Kur dalim në foltore
Thua se u harrojmë
Kërkojmë njëri- tjetrit
Kokat t’ua shkurtojmë
Pse vallë nuk mbajmë heshtje
Edhe në shtyp
Të mos ushqehemi me sharje
Por t’bëhemi unik
Heshtje për përçarjet
Botërisht kërkoj
Se partitë vijnë e shkojnë
E kombi do të qëndrojë
PJETËR BOGDANIT
Në kishëza të Hasit
M’u bë se e pashë Bogdanin
“Të veshur me diell
Të mbathur me hënë”
Duke i kërkuar hasjanët
E përflakur nëpër botë
Me gunë të gjatë krahëve
Shtrëngonte hartën e gurit
Kur u bind se kot lexonte
Vendet s’i gjente
Ashtu si ia donte zemra
Filloi të villte vnerë të zi futë
Dhe ashtu i sëmurë
U nis për në Prishtinë
Me hartën e gurit
Mbështjellur nën gu(r)në
Tash pas treqind vite
Të dëshmojë për qelbjen
E gurit të megjës në Pashtrik
PRITJA
I numëroj buzëqeshjet
Më kujtohet loja me gurë
I kryqëzoj shikimet
Më kujtohen gëzimet e para
Shfletoj ditërrëfejsin
Dasma është ende larg
I kërcas gishtërinjtë
Gjatë gjithë kohës
Në shtegun e pafund të pritjes
Mblodhi pezmin për darkë
Në kapërcim të pritjes
Pres t’i çirret maska territ.
KOHË E VERBËR
Nëse e flakë dashurinë
Do të plotësohet dëshira
Nëse e hesht këngën
Do të këndojnë për ty
Nëse e hesht etjen
Do të bekohesh
Nëse falesh t’xhumave
Do ta fitosh selametin
Nëse pështyn gjakun
Do të hapen rrugët
Nëse kërkon dritë
Do të verbohesh
Nëse u beson hajnave
Kurrë s’do të varfërohesh
Nëse gënjeshtrës i ngjet emër
Do të mallkojnë pasardhësit
Nëse vendit do t’i vësh adresë
Për mot e jetë do t’jesh i pabesë
Dhe nëse një ditë
Do të mbushesh mend
Do të bindesh
Se vërtetë je në terr
UDHËKRYQ NË PASHTRIK
A ka gjë më të shëmtuar
Që në të njëjtin vend
Të lind dhe të perëndoi dielli
Cili gjeograf do ta arnonte hartën
Me një pikë lindjen dhe perëndimin
Cili gjak do ta duronte këtë ndarje
Ku lindja dhe perëndimi
Kanë thikën e ndarjes në tokë
Cili s’do të ngjitej në Olimpin shqiptar
Për ta definuar këtë padrejtësi gjeografike
Pashtriku s’është as lindje as perëndim
Por udhëkryq i fatit Ku shënohet lindja e rilindur
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
Udhëve të dhembjes more forcë
Shpatijeve të rrahura me shpirt
Tokës me zemrën plot varre
Roje i bëre shpresave të zjarrata
Injoranxca të përcolli si hije
Atëherë kur ti u paraqite
Çfarë trashëgove nga historia
Lavdinë dhe guximin
I zgjodhe nga të gjitha
Ritëm të jetës t’i kesh
Imazhin e ushtris ta forcosh
Miqtë t’i bësh për vete me vepër
Tash bashkarisht me ta ta bësh luftën
Armët të drejtohen në një cak
Retë të mbulohen me të njëjtin qëllim
Etjet e tokës për gjak si të shkruhen
Erdhi koha me ty ushtri e gjakut tim
Kosovë e djegur deri në asht
Ora e lirisë numëroi hapat me ty
Sa herë dëgjove për masakra
Organizove radhët dhe t’u tregosh se:
Vdekjet e bardha janë mësim si të jetohet
Ëndrrat të lundrojnë padiktueshëm
Strehim nga egërsirat të mos kërkojmë
HASI
flaka
në zemër të Prushnikut
që s’mungoi mbi kokë
ta shaloi guximin
ta shndërroi terrin në dritë
jetëvdekja
roje në shtigjet e përgjakura
kaliti gatimet e barutit
e përhapi kushtrimin
djersa e botës
derdhej shpatijeve tua
për të gjetur shtegun
e plagëve për shërim
Has i thatë
të quan ata që s’ta panë
thikën në kurrizin tënd
të larë me gjak
gjatë gjithë kohës
sa ishte roje flake
e bjeshkëve të Dukagjinit
QAFA E PRUSHIT
shëët shëët
dëgjohej shushurima
e gjarpërit – kolonë
që shponte gurin
medalojn të varur
në Qafë Prush
në ty o prush i motit
pinë flakë armët
edhe atëherë kur fushat
u përkulën
në gacat e prushit tënd
u farkuan armët
të thyera çykë
e lartësuan trimërinë
të ta mbjellur lirinë
S’KA MË SHI
Tash pas shiut gjak
pushuan bubullimat
vetëtimat s’dëgjohen më
bëhu gati të nisemi për udhë
T’i masim dhembjet
Pas shiut dalin mjegullat
motit s’i dihet mund ta humbasim rrugën
Eja lum miku të dalim nga guaca
se ujqit nëpër mjegull
bëjnë ugar dhe mbjellin farën e dreqit
Të hiqen mjegullat njëherë
shohim e bëjmë
Mjegullat as mos prit të hiqen kurrë
po eja t’ia vejmë mexhët arës
dhe ta rrethojmë se nesër bëhet vonë
nesër as nëpër diell s’i shohim vijat
s’do të ketë më shi gjaku
PLAGA
Kur e fola fjalën e parë
e thash të plagosur
dhe i plagosur u rrita
Kur i mësova shkronjat
i lexova të plagosura
dhe për plagë shkrova
Kur u rrita
e mësova diagnozën e plagëve
dhe me plagë u ushqeva
Kur flas për plagën
ajo merr ndëshkim
dhe zbehet para syve të mi
e jo si në mote-si në fëmijëri
ajo sot kurohet me dinjitet
më nuk është plagë
se tani është shtet
KOHË E VRARË
Lojrave u humbi gëzimi
Floriut ia vodhën shkëlqimin
Dashurisë ia thyen krahët
Dhunës ia mihën rrënjët
Thirrjes ia kthyen shpinën
Krismat i shurdhuan
Varreve u kënduan
Përjetësisë ia truan tokën
Plagëve ua hoqën dregzat
Në kohën e vrarë
Ku jetën e bënë jetë
Vetëm po të jesh i palarë
NOTI
Si ta kaloi lumin lum vëllau
Se duhet të arrij atje ku jam nisur?
Pas këtyre vërshime s’ka va
Por, më mirë kthehu
Pasi të qetësohen vërshimet
Vazhdo për atje ku je nisur!
Si të kthehem prapa kur rruga më ndjek
Vërshimet veç sa kanë filluar të shtohen?
Atëherë bjeri not dhe kaloje lumin
Po deshe të arrish atje ku je nisur!
Rrugë tjetër s’ka veç të notoj
Nëpër vërshime siç kanë notuar
Para meje edhe shumë udhtarë të kësaj ane
O të pres kohen e faljes
Va pas këtyre vërshime as mos prit
lum vëllau se moti i ka brerë eruzioni
Nëse mbledhen spekatorë
Për t’I parë vërshimet
Tek po përballem unë me te
U thuaj se noti i mund vërshimet
Se noti i bashkon brigjet
Dhe krijon vaun edhe aty ku s’ka
QELBI I KOHËS
Përsëri krimbat dalin nga ndërgjegjja e qelbur e së kaluarës
Dhe lëvizin trup e tërthorë
Duke brejtur ajrin dhe tokën e përgjakur
Nën plafin e tavolinës
Pikturojnë zikzaket e jetës
Të quajturit mbrojtës të vatrës
Me hapësira të prera
I ndezin reflektorët e enigmave
Për ta zbehur dritën e gjakut
Për ta vazhduar tunelin errësirës
Duke ua kthyer shpinën të ndjerëve
Kasnecët zgërdhihen për dvarjen tonë
Të mbështjellë me vorbullën e pësimit
Të bindur se jem larg limanit të paqes
Për deri sa jazin e lumit gjak
E kthejmë në funksion të mashtrimit
Maja e lapsit në vend të ngjyrës
Vjell fjalë helmuese
Për t’i shqyer krimbat
Pas vërshimeve të lumit gjak
Në hapësirat e gurëzuara
Edhe pas shembjes së mureve
O zot edhe për sa kohë
Reflektorët e enigmave
Do t’ia marrin pamjen syve
Të Iliridës për ta shijuar dritën e diellit
Dhe për t’i parë
Pikturat e krimbave në qelbin e kohës
A do të ketë dritë të mjaftueshme
Nga reflektorët enigmë
Që do të përcjellet si senzacion
Akti i shpërthimit
Të qelbit të kohës
Mu në ditën kur do të shpallen
Të gjitha ata që lindën në luftë
Të pavdekshëm
Kur sakrifica e tyre
Do të shpallet triumf
MESAZHI I TË PAVDEKSHMVE
Nga thellësia e tokës
Në shenjë proteste
Shumë kërkesa burojnë:
Rrezet e prushit të gjakut
Të mos mbulohen
Me fyerje e sharje
Se lindin përqarje të reja
Në vend që të rriten shpresat!
Rrezet e lirisë
Të mos përthehen
Me emra të përveçëm
Se s’ka ulëse për të gjithë
Në krye të jazit!
Rrezet e lirisë
Mos ua zini djepave
Se që nga dita e parë
Duhet të mësojnë
Çfarë ngjyre ka liria
Çfarë shije ka liria
Çfarë çmimi ka liria!
SYTË
Liqe që brigjeve
Që s’u dihet fundi
Liqe me ujë të kripur
Si loti i nënave
Si loti i jetimëve
Liqe me thellësi të pafundme
Si dëshirat e të pavdekshmve
Si amaneti i të parëve
Sytë – liqe
Mbi të cilin
Notojnë ëndrrat tona.
DARKA E DREQIT
Kush ulet në sofër
Pa derdhur djersë e mund
Ai ka ose syrin e keq
Ose shpirtin e untë!
Prandaj ju filiza
Që sapo u hodhët në shtegtim
Kujdes nga darka e Dreqit
Se mund të ju ‚sos’ që në fillim
Darka e Dreqit
Besë nuk ka
Ulesh në sofër për të ngrënë
E papritur bëhesh
Darkë për të ftuarit
DREGËZA
Kur sheh se mbjelljet janë të mbara
Nisë e mbyllet
Për të qenë më e fuqishme
Kur sheh se dikush
Ngrohet me zjarrin e dhembjeve
Plasaritet edhe më keq
Kur të tjerët dregzës
S’i japin kohë të përthahet
Plaga thellohet edhe më shumë
Kur të tjerët dregzën
E ngacmojnë tinëzisht
Dhembja merr krah
E shërimi trembet përgjithmonë!
FJALA
Nuk është fjalë
Ajo që shkelet
Ajo që çirret
Për secilën ditë nga pak
Si çamçakëzin fëmijët
Nuk është fjalë
Ajo që nuk ka peshë
Ajo që s’mbrohet
Ajo që s’përjetohet
Dhe s’vdiste për te
Fjala është betim
Fjala është qëndrim
Fjala fuqizohet dhe lahet
Vetëm me gjak.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Cikël poetik nga Nexhat Çoçaj
KLONI
Kur u ngroh moti
Kloni u shkri
Si të mos kishte qenë kurrë
Kur u ftoh koha
Kloni dëftoi shtegun
Që të mos i zë nata
Shtegtarët e lirisë
Kur doli pranvera
Kloni iu bashkua zjarrit
Për ta flakëruar lirinë
S’di pse u ngrit
S’di pse u quajt klon
Kur atë kurrë zemra se diktoi!
LAKIMI I EMRAVE
Nëpër shpatijet e Pashtrikut
Lakohen emrat e bartësve të lirisë
Sa herë që zbresin maleve
Të ngarkuar me zjarr
E ruajnë të paprekshme
Mbaresën - tarë
Pas kushtrimit
Emri kurbet(ç)arë
U shndërrua në luftëtarë
Nga qytetarë në atdhetarë
Nga luftëtarë në çlirimtarë
Nën tingujt e krismave
Lakimi i emrave i then rregullat
Dhe na jep emra të rinjë
Me kuptim pavdeksije
Nga emrat dashuri (për) atdhe
Del emri dëshmor
Nga emri robëri
Lind emri liri
Që për ta lakuar edhe mëtej
Duhet përgjegjësi!~
STANET
U ngritën dhe jetuan
Me shikimet thikë
Dimrit vazhdimisht
U pikon çatia deri në zemër
Pranverës gjelbërimi e blerimi
Ua kthejnë gjallërinë
Verës bulmetit i japin shije
Dhe aromë bjeshke rrezet e diellit
Vjeshtës disi si me ngutë
E braktisin çdo frymë
Dhe e lënë të vetmuar
Të përballet me bardhësinë e dimrit
Në të katër stinët
Strehë e të përndjekurve
Sofër e të pakënaqurve
Dyshek i krushqëve të lirisë
TE STANET E VLAHNES
Te stanet e Vlahnes
Karshi Qafës së Mullarëve
Nën burimin e Dragoit
Mëkojnë shpirtin nën çati
Të gjithë ata që zgjodhën
Rrugën e zjarrit për jetesë
Në stanet e Vlahnes
Natën ei thonin territ
Mirëmëngjes lavdisë
Ku shtoheshin radhët e UÇK-së
Nën këto çati prej kashte
Te stanet e Vlahnes
Numërohej armatimi
Skicohej hyrja anë flakë
Për t’i thënë lamutumirë robërisë
Te stanet e Vlahnes
Korridoret e Pashtrikut
Uleshin këmbëkryq
Dhe jepnin mesazhin e fundit
Për Shigjetën që ia shpoi
Anë e përtej zemrën
E ushtrisë zullumçare
Për një shekull me radhë
TE STANET E ZHURIT
Te stanet e Zhurit
Fillimi dhe mbarimi i shekullit
Me të njejtën zeje
I ngrysi duke u marrë lumjanët
Te stanete Zhurit
U mblodhën të gjithë luftëtarët
Që s’u pajtuan me gurët e kufirit
Dhe nisën të gatuajnë barut
Te stanet e Zhurit
Asllan Rexha e Hasan Prishtina
Hartuan strategjinë e Betejës së Zhurit
Dhe numëruan kokat e armiqve të vrarë
Në luftën e Kullës së Lumës
Te stanet e Zhurit
Baruti për UÇK-në
Mori bekimin për fitore
Nga Remzi Ademaj
Që stanet e Zhurit
Ia kishin gatuar shpirtin atdhedashuri
TE VARRI I DELMES
Secila legjendë nga largësia
Përthahet në shkëlqimin
E gurëve të varrit
Ku në secilin gurë
Nga një gjarpër bën roje
Për çdo ndërrim të motmotit
Gjarpërinjtë i ndërrojnë këmishët
Të vjetrat i palojnë për hajmeli
Të rejave u ruhen
që të mos i afrohen vegshit
Gjarpri nëpër legjenda
Hyn dhe del me këmishë e pa këmishë
Por te varri i delmes
Pushojnë viktimat e tij
Të cilave Delmja
U mbajti vdekjet
Delmja ua ngriti varret
Për t’u varrosur edhe vet
Në varrin prej guri
Të ruajtur prej gjarpërinjve.
MUSHNIKOVA
Gurgullima e Lumëbardhit
Që ndanë fshatin në dysh
Pandërprerë i shpërlanë
Fjalët e shqipes së vjetër
Nga ndryshku i kohës
Në shtratin e Mushnikovës
Toponimet e shqipes
Dorë për dore hedhin vallen
E historisë ia mëkojnë plagët
E një shekulli të plotë
Mushnikova gati një shekull
Mbi kokë mbajti saçin asimilues
Dhe nuk mundi ta shkëpus
Nga djepi i shqiptarisë
Bashkë me fshatrat përreth
Mushnikovë, 7 mars 2007
MALLKIMI
Ai që flet kundër gjakut të vet
Dhe mohon sakrificën e të rënëve
Ju thaftë goja e foltë veç me gishta
Dhe ata mos i bëfshin punë
Ai që e sheh ardhmërinë
Të ngritur me shpifje
Ju shterrtë syri i djathtë e me të majtin
Mos e paftë kurrë pjellën e vet
Ai që i shton jatak të pabesit
Që ia zë pritën gjakut të vet
Mos i leftë as djalë as qikë në votër
E ju mbushtë oborri me therra
Ai që nënshkruan marrëveshje
Me sunduesin e gjakut të vet
Ju thaftë ajo dorë
E tjetra mos i bëftë punë as ujë me pi
Ai që hedhë valle me diallin
Për ta ushqyer unin e injorancës
Mos e bëftë asnjë hap për gëzime
Veç për kob marrtë udhë
URIMI
Kosovë lule gjaku
Uro lindjet e pavdekshme
Që pinë ujë nga shiu i zjarrtë
Që të mos shuhet flaka në oxhaqet tua
I lehtë u qoftë dheu
Atyre
TENDERI
Dashurinë dhe besnikërinë,
Nuk i kam në shitje
Andaj, mos më pritni
Që të marr pjesë në tenderin e turpit
E nëse më line të zgjedh
Më lehtë do ta pranoja
Vdekjen e bardhë
Se sa jetën e zezë
Të tymosur me helm
Për t’u bërë keq të tjerëve!
Edhe sikur vdekja të më trokas
Njëmijë herë në ndërgjegjen time
Të njëmijë herët do t’i përgjigjem
Me gatshmëri për ta mbrojtur
Dashurinë dhe besnikërinë
Për fitoren e gjakut tim
Për atdheun tim
Sepse nuk ka vdekje më të ëmbël
Se sa të bëhesh i pavdekshëm
ËSHTË TERR APO DRITË?!
Zgjohem në mëngjes
Mbështillem me terrin e ditës
Përpiqem të vjell
Gjellën helm të servuar në shtyp.
Në vend të kafesë
Pi një apaurin
Që të mos verbohem
Që të mos shurdhohem
Që të bëhem imun
Ndaj atyre që do t’i takoj
Me gojën e stërmbushur
Me sharje
Për ata që lindën për ne
Për ata që u flijuan për ne.
Por , terri është terr
Dhe me te do të shkojnë në ferr
Të gjithë ata që vjellin helm
Për gjakun
Për bajrakun
Është terr apo dritë
Këtë do të na tregojnë fëmijtë.
Zgatar, 9 qershor 2005
KRUMA
Si në legjenda tingëlloi historia jote
Para se të lidhej për guri
Lundra e ëndrrave të Kosovës
Prefektura e Kosovës –djep i trimërisë
Për konviktorët e përndjekur
Për planet e përhapjes së dritës
Për shoqërinë “Shkelzeni”
Që dhembjet dhe plagët shëroheshin
Me tinguj të melodive malësorqe
Për drrasat e teatrit të Krumës
Që kosova nisi marshutën në ty
Për pesë vite prefekturë
Ti Krumë Kosovës sa i shërbeve
Në secuilën ditë
Vetëm fitoret i numërove
Pas 77 vitesh jetë me gur në shpinë
Vaji i Kosovës sërish
Ta gjeti derën Krmë
Dhe ta mbushi shtëpinë
Dhe ti as pas kaq shumë kohe
Nuk kishe ndryshuar
Bujarinë dhe mikpritjen
Trashëgim nga Prefektuar
Prap u sakrifikove
Baraz me Kosovës
Dhe ti u bombardove
Dhe arat tua u mboll me mina
Dhe varret tua u mbushën me trima
Para 77 vitesh ti Kosovën e përfaqësove
Në çdo skaj të Shqipërisë
Tash në fund të shekullit
jatak i Shtabit të UÇK-së
Ti Krumë e trimave
Që e shoqërove Kosovën
Në çdo hapërim
Ti do të mbetesh për mua
Prefektuara e parë e vendit tim
KALENDARI
Sa herë që kalojnë muajt
Bëj turr ta grisi fletën në kalendar
Por kur e shtri dorën
Datat nisin grevën dhe më kundërshtojnë
Duke u fshehur mes gishtave
Disa duan të rrinë të varura
Që të mbesin për kohë të gjatë në kujtesë
Disa duan të ikin që të mos kthehen kurrë
Disa të tjera të turbullta fare
Si koha që po jetojmë
Kanë humbur ritmin
Për sa muaj që grisi fletët
Aq zhgënjime i murosi
Aq zbrazëti mbesin në mua
Dhe në fund të vitit bindem
Se përsecilin muak
Kam ngrisur nga një fletë jetë
PORTRET I NJË JETIMI
Buzëqeshjebn e ngrirë në fytyrë
Sa herë që kujton ligqësitë e botës përreth
Lotët fytyrës ia vizatojnë
Dhembjen që ia shkaktojnë fyerjet
Që dikush pa i matur fjalët
Ia lëndon shpirtin
Sa herë ndrrohen stinët
Buzët i shkojnë në vaj
Sa herë afrohen festat
Shpresat i gufojnë nga zemra
Por, ende pa përfunduar
Marrin thua dhe mbesin rrugës
Atëherë fytyra e tij merr pamjen
E portretit të jetimit me sy nga dera
MËRGIMTARI
Vetmisë dhe mallit
I dorëzohesh pa i shpallur luftë
I bëhesh shtrat
Ku të shtohet lodhja dhe mërzia
Sa ndihesh me fat
Mëngjeseve të bardha
Kur naten e ke kaluar në vendlindje
Dhe ke shëtitur fushave që ke lozur si fëmijë
Dhe ke biseduar me farefisin
Me gjuhën më të ëmbël
Sa do të doje që ëndrra
Të kishte zgjatur vetëm edhe pak
Dhe ta kishe parë gëzimin e bujkut
Pas shiut që ra në mes të verës
Gjatë gjithë ditës se heton lodhjen
Dhe lutesh për natën që vjen
Që sërish ta vizitosh vendlindjen
Si mbrëmë në ëndërr
Ëndrrat lum i bëhen
Zjarrminë e mallit ia shuan
Me urimet më të përzemërta
E ndrydh zemërimin e netëve
Që buzëqeshja e vendlindjes
I mungon në ëndrra
Mërgimtari pa ëndrrat e vendlindjes
Ndihet i humbur për jetë
I ndarë nga njerëzit e gjakut të vet
Andaj natë me fat e quan
Natën që ëndërron
Njësoj si të ardhurat
Që me djersë i fiton
Heilbronn, dhjetor 2007
IKJA NGA TERRI
Nga të gjitha anët
Më përcjell gënjeshtra
Herë e maskuar
Herë lakuriqe
Herë duarthatë
Herë e ngarkuar
Me shpresa shterpe
Më këdo që flisja
Më rrihte shpinën
Duke më ngushëlluar me oratori
Ka kush kujdeset për ne
Ka kush flet për ne
Ka kush na grish
Dimri s’është sallatë
As paragjellë e ftohtë !
Për secilën ditë
Bëhesha gati për rrëfim
Ikja më shfaqej si hije
Pemët s’piqen para kohe
Gripi shërohet me fall
Udha bëhet me fjalë
Derisa sa u binda
Se klloçka është e mërdhirë
Fjalëve dhe premtimeve
Më në fund u ra gripi
I pashë me sytë e mi
Si u shtrine për dhe
Por, prapë dikush
E nxiste gënjeshtrën
E lëmonte qelbësirën
E ushqente egozmin
Të villte për ushtrinë e maleve
Duke mbillur urrejtjen
Për të lindur ikja
Si fryt i mbarsisë së mbrabsht
Trupi i lodhur nga gënjeshtrat
I mbetur shtatëzënë me diallin
Nisi t’i shpërndajë dhuratat
Në qiellin e trazuar
Nga krimet e lindjeve
Me fytyrë te përlotur
Me shpirtë te thyer
Me zemër në torbë
Të bërë gati për ikje
Pritjes ia kheva shpinën
Duke rënë në dashuri me vdekje
Që me percillte ne qdo hap
Ku hana me bënte drite
Dushku ma bënte shtratin gati
Shtigjet thyheshin me lotët e fëmijëve
Ikjes ia thurnim pajën
Kush me lot e kush me zemër të thyer
Dhe e varnin ikjen majë bajrakut
Tamam si dikur në dasma mollën e fatit
Dhe kështu ikja e zuri peng shpresën
E mijëra syve të përlotur
E mijëra oxhaqeve që kurorëzua
Arsyen e ikjes për t’u ofruar
Sa më afër fatit që u mbarsuar
Me shpresën në rrugën e ikjes
Rruga e ikjes
I ngjante karvanit
Të gjarpërinjve që ikin
Nga flaka
Nga vdekja
Drejt rilindjes
Dasma e ikjes
U bë pa krushq
Të cilët qëndruan
Për ta ruajtur gurin
Dhe oxhakun e rrënuar
Që shpresën – nuse
Të kemi ku ta palojmë
Të kemi ku ta këndojmë
Të kemi ku t’ia hedhim vallen
Të kemi ku t’ia mësojme
Abc-enë kthimit
Koha e ikjes
Vazhdonte të ecte
Me kokën në torbë
Drejte lindjes
Qe kish hapur krahët
Për t’ia pritur krushqit
Që premtonin se do t’ia sjellin nusen
E pagëzuar para qindra viteve
Që e kishin stolisur
Me ngjyrat e flamurit
Me emrin e fisit ( i) liri
Ikja nga burgu i vjetër
Nga shoqëria e maskave
Nga sëmundja e shekullit
U shndërrua në dritë – neoni
Bulevardeve të botës
Që e panë me sytë e tyre
Shtrembërimin e kohës
Me gjinjtë e lavires
Qe vidhte me sy
Vdekjen e mijëra të pafajshmeve
E bindur se me shpikjen
E dëbimit po e realizonte
Dashurinë e ëndërruar
Bushtra lavire
Kur pa kolonën
Qe u nisë drejt ikjes
U kënaq dhe e nxori
Gjuhën jashtë
Me të cilën ia lidhi
Këmbët ëndrrave të veta
Duke i gënjyer- epshet
Duke i varrosur – iluzionet
Se do t’ia hapte vegët
Në shtratin prush
Qe e la kolona e ikjes
Lavirja qe pështyu
Mbi zotat
Mbi gjuhën
E pasardhëseve të mi
Errësirën e burgut
Dhe prangat e dhunës
Medaljoni i varri
Në qafë
Atëherë kur gjaku
U bë roje ikjes
Që u nisën krushq
Të nuses (i) liri.
VARGJE DJALËRIE
KASOLLET TONA
Kasollet tona
të ndertuara prej eshtrave
Kasollet tona
të ndertuara prej qëndrese
Kasollet tona
të ndertuara prej djerse
Kasollet tona
të ndertuara prej eshtrave
Kasollet tona
të lyera me gjak
Kasollet tona
të mbrojtura me besë
qenë roje
dhanë bukë
gatuan barut
“Zëri i Malësorit” Nr.1 – 1985
PËR KËND FLET KËNGA IME
Për kënd flet kënga ime
që e mbaj të fshehur në gji
flet për eshtra
flet për dritë
flet për rreze
flet për diell
flet për yjet
që shndrisin në qiell
Për kënd vajton kënga ime
që ma djeg zemrën në push
vajton për pritat
vajton për pabesinë
që iu bënë krushqëve
që ende s’e sollën nusen
ani pse prej shumë motesh
është duke ecur rrugës
Gjonaj, 1985
MALËSORI
Quditshëm flet malësori
për gurët e kalave
për rrugët dhiare
për vuajtjet e të parëve
për burimet e krojeve
që i digjen në shpirt
Me gjuhën e brezave
përmes melodisë
së fletës së dushkut
flet malësori
për lindjet dhe rritjet e reja
“Zëri i Malësorit” Nr.1 – 1985
AMANETI
Nata s’ikën vet
pa e shkerluur në fyt
pa e ndrydhur deri në vdekje
Nata s’ikën vet
sepse pa e bërë hapin vrap
mos thuaj se arrita
Nëse e harron pamjen e vendlindjes
Kërko që varrin ta kesh atje
Sepse ndryshe nata s’ikën vet
“Zëri i Malësorit” Nr.3 – 1989
PAJTIMI I GJAÇEVE
Si rrufe qielli
jehoi në hapësirën e Kosovës
fjala e rinisë studentore
të shtrihet dora e pajtimit
të shtrihet dora e bashkimit
të hapen dyert e mbyllura
të mbyllen plagët e hapura
të arkivohen përtej harreses ndarjet
të afrohen rrugët e zjarrta
që të mos shndërrohen kullat në rrënoja
që të mos duken varret pallate
që të mos urohet për morte të reja
që të mos jetohet me shpinën akull
Sa fuqi treguan krushqit e pajtimit
që të ndalen rreshtat lumë
për kryeshëndosh
që në vend të lotit
nënat të pinë verë
që dhembjen ta shndërrojnë
në gatishmëri
që të bëhen gati për luftë
në pranverën e ardhshme me shi
Gjonaj, 2 maj 1990
ETJA
Kur “koha e krimbave hyri
në gjak e në fjalë”
(s)di kush (s)di kur
në asht të ujkut
e pikturoi ETJEN
dhe ia vari në qafë Shullanit medaljon
Gërmo nëpër tumat e Domeshtiçnit
etja e bërë shkrumb
fryej e pi ujë të hajmalive
nga tre herë në ditë
etja prap e gjallë në Rudinë
nëse digjet Pashtriku nga etja
të mbetet gjallë duke pshty vrerë
mos ta shpallim të ndjerë
(S)di kur u kall
heshtja në flakën e etjes
na piu mendjen pa filxhan
Shullani u shitua
Duke u përcëlluar në flakën e etjes
dhembja shkrumb e Shukkanit
mallkon lemeritshëm
kush të solli oj korbë
që shumë kufoma i lave
e vet ende s’po vdes
“Etja” nr. 5 1993
UDHË NËPËR NATË
telegram
të enjten me njëzet tetor
m’u desh ta këpus një copë të lëkurës sime
për një telegram
t’i them nënës dy fjalë
dy fjalë – që e thajnë gjelbërimin
deri në zemër të lules
prej sot kot lind dielli për mua
as i gjallë e as i vdekur
do të udhëtoj nëpër natë
abstenimi i vdekjes
nënë
sot pas katër muajve
vdekja abstenoi nga unë
të mjafton nata
ta bartësh mbi supe – më tha
dhe iku e frikësuar
nga bardhësia e katit 13
ëndrra për ditën –I-
Mbrëmë të gjithëve u ftova
për njëzet vjetorin e lindjes
tentova t’i mbush shportat e ëndrrave
përplot me kajramfila të kuq
por ëndrra më tradhtoi
vetëm zërin ua dëgjoja
Më paska marrë malli – nënë
Që vetëm zërin ta dëgjoj
Ta mbështes kokën në prehrin tënd
E ti as në ëndërr s’do t’më afrohesh
Më përshpërit se gjoja je veshur
Me teshat më të reja që ke në kuti
Por ec e binde terrin për këtë gëzim
Sa mshirshëm t’i vjedh ëndrrat – terri
Në mos më trathtoftë brisku
Që e ftova në ndihmë
Në betejë me terrin
Ta jap besën nënë se do të mësoj
Se me çfarë veshje ke qenë
Prezente në ëndrrat e mia
Për ditlindjen time
Dhe do të shoh se sa janë plakur ato tesha
Në qyshe të kutisë
ëndrra për ditën –II-
të faleminderit vëlla
letrën tënde e mora
ma lexuan fjalë për fjalë
bile edhe ëndërrën
mjekut kujdestar kur i tregova
për ëndrrën që e kish parë nëna
i erdhi shumë mirë
edhe ai po shpreson në shërimin tim
“Gjaku sjell dritë”
tha dhe shtoi
së shpejti do ta ndezësh
semaforin e kuq
për udhën e natës
pasha sytë e ballit
Sot nuk di pse qaj
kur duhet të këndoj
pas një viti udhë nëpër natë
nënë – pasha sytë e ballit
ditën që do të përshëndetem me terrin
dhe kur të kthehem
vetëm vëllait të vogël ushtar
mos më detyroi t’i shkruaj
gëzimi për dritë
e ndava një pjesë të gëzimit
vertikalisht - dritë
horizontalisht – dritë
e hodha kalendarin e natës në shportë
ardhmëria e vari në mur
jeta është e gjatë
duhet shikuar si një pasqyrë
“Bota e re” mars 1989
N’AUBLIE PAS
Temishfar vjeshtë e vitit ‘88
Një vajzë ëmbël më flet\
Ju lutem një çokoladë
Dhe lehtas në zemër trokiti
Kam ardhur nga Bukureshti
Të takohem me shoqen e shkollës
Ndoshta s’prish punë që u poça në ty
Mua më thërrasin Silvina Mazia
Di të flas rumanisht, frëngjisht, rusisht
Dhe pak fjalë të gjuhës së gjyshit
Haki Mazrreku quhej i ndjeri
N’aublie pas më pat thënë
Dukagjinin vend të parëve e kemi
Ju lutem një çokoladë- shqip
Foli Selvija e fisit të Dukagjinit
Dhe buzëgas ma ktheu sërish
pse më shikoni me habi
gjuha e gjyshit për mua është
gjuhë e parë
që kërkoj për ushqim dhe
diçka kur dua të marr
e mori çokoladën
dhe me buzën në gaz tha:
n’aublie pas dukagjinase jam
e kërkova gjithë ditën në Temishfar
por ajo kishte shkuar në Bukuresh
për t’i treguar familjarëve
së është takuar me njerëzit e gjakut të vet
dhe se ka mësuar se ku i bie Dukagjini
Temishfar , tetor 1989
Kur u ngroh moti
Kloni u shkri
Si të mos kishte qenë kurrë
Kur u ftoh koha
Kloni dëftoi shtegun
Që të mos i zë nata
Shtegtarët e lirisë
Kur doli pranvera
Kloni iu bashkua zjarrit
Për ta flakëruar lirinë
S’di pse u ngrit
S’di pse u quajt klon
Kur atë kurrë zemra se diktoi!
LAKIMI I EMRAVE
Nëpër shpatijet e Pashtrikut
Lakohen emrat e bartësve të lirisë
Sa herë që zbresin maleve
Të ngarkuar me zjarr
E ruajnë të paprekshme
Mbaresën - tarë
Pas kushtrimit
Emri kurbet(ç)arë
U shndërrua në luftëtarë
Nga qytetarë në atdhetarë
Nga luftëtarë në çlirimtarë
Nën tingujt e krismave
Lakimi i emrave i then rregullat
Dhe na jep emra të rinjë
Me kuptim pavdeksije
Nga emrat dashuri (për) atdhe
Del emri dëshmor
Nga emri robëri
Lind emri liri
Që për ta lakuar edhe mëtej
Duhet përgjegjësi!~
STANET
U ngritën dhe jetuan
Me shikimet thikë
Dimrit vazhdimisht
U pikon çatia deri në zemër
Pranverës gjelbërimi e blerimi
Ua kthejnë gjallërinë
Verës bulmetit i japin shije
Dhe aromë bjeshke rrezet e diellit
Vjeshtës disi si me ngutë
E braktisin çdo frymë
Dhe e lënë të vetmuar
Të përballet me bardhësinë e dimrit
Në të katër stinët
Strehë e të përndjekurve
Sofër e të pakënaqurve
Dyshek i krushqëve të lirisë
TE STANET E VLAHNES
Te stanet e Vlahnes
Karshi Qafës së Mullarëve
Nën burimin e Dragoit
Mëkojnë shpirtin nën çati
Të gjithë ata që zgjodhën
Rrugën e zjarrit për jetesë
Në stanet e Vlahnes
Natën ei thonin territ
Mirëmëngjes lavdisë
Ku shtoheshin radhët e UÇK-së
Nën këto çati prej kashte
Te stanet e Vlahnes
Numërohej armatimi
Skicohej hyrja anë flakë
Për t’i thënë lamutumirë robërisë
Te stanet e Vlahnes
Korridoret e Pashtrikut
Uleshin këmbëkryq
Dhe jepnin mesazhin e fundit
Për Shigjetën që ia shpoi
Anë e përtej zemrën
E ushtrisë zullumçare
Për një shekull me radhë
TE STANET E ZHURIT
Te stanet e Zhurit
Fillimi dhe mbarimi i shekullit
Me të njejtën zeje
I ngrysi duke u marrë lumjanët
Te stanete Zhurit
U mblodhën të gjithë luftëtarët
Që s’u pajtuan me gurët e kufirit
Dhe nisën të gatuajnë barut
Te stanet e Zhurit
Asllan Rexha e Hasan Prishtina
Hartuan strategjinë e Betejës së Zhurit
Dhe numëruan kokat e armiqve të vrarë
Në luftën e Kullës së Lumës
Te stanet e Zhurit
Baruti për UÇK-në
Mori bekimin për fitore
Nga Remzi Ademaj
Që stanet e Zhurit
Ia kishin gatuar shpirtin atdhedashuri
TE VARRI I DELMES
Secila legjendë nga largësia
Përthahet në shkëlqimin
E gurëve të varrit
Ku në secilin gurë
Nga një gjarpër bën roje
Për çdo ndërrim të motmotit
Gjarpërinjtë i ndërrojnë këmishët
Të vjetrat i palojnë për hajmeli
Të rejave u ruhen
që të mos i afrohen vegshit
Gjarpri nëpër legjenda
Hyn dhe del me këmishë e pa këmishë
Por te varri i delmes
Pushojnë viktimat e tij
Të cilave Delmja
U mbajti vdekjet
Delmja ua ngriti varret
Për t’u varrosur edhe vet
Në varrin prej guri
Të ruajtur prej gjarpërinjve.
MUSHNIKOVA
Gurgullima e Lumëbardhit
Që ndanë fshatin në dysh
Pandërprerë i shpërlanë
Fjalët e shqipes së vjetër
Nga ndryshku i kohës
Në shtratin e Mushnikovës
Toponimet e shqipes
Dorë për dore hedhin vallen
E historisë ia mëkojnë plagët
E një shekulli të plotë
Mushnikova gati një shekull
Mbi kokë mbajti saçin asimilues
Dhe nuk mundi ta shkëpus
Nga djepi i shqiptarisë
Bashkë me fshatrat përreth
Mushnikovë, 7 mars 2007
MALLKIMI
Ai që flet kundër gjakut të vet
Dhe mohon sakrificën e të rënëve
Ju thaftë goja e foltë veç me gishta
Dhe ata mos i bëfshin punë
Ai që e sheh ardhmërinë
Të ngritur me shpifje
Ju shterrtë syri i djathtë e me të majtin
Mos e paftë kurrë pjellën e vet
Ai që i shton jatak të pabesit
Që ia zë pritën gjakut të vet
Mos i leftë as djalë as qikë në votër
E ju mbushtë oborri me therra
Ai që nënshkruan marrëveshje
Me sunduesin e gjakut të vet
Ju thaftë ajo dorë
E tjetra mos i bëftë punë as ujë me pi
Ai që hedhë valle me diallin
Për ta ushqyer unin e injorancës
Mos e bëftë asnjë hap për gëzime
Veç për kob marrtë udhë
URIMI
Kosovë lule gjaku
Uro lindjet e pavdekshme
Që pinë ujë nga shiu i zjarrtë
Që të mos shuhet flaka në oxhaqet tua
I lehtë u qoftë dheu
Atyre
TENDERI
Dashurinë dhe besnikërinë,
Nuk i kam në shitje
Andaj, mos më pritni
Që të marr pjesë në tenderin e turpit
E nëse më line të zgjedh
Më lehtë do ta pranoja
Vdekjen e bardhë
Se sa jetën e zezë
Të tymosur me helm
Për t’u bërë keq të tjerëve!
Edhe sikur vdekja të më trokas
Njëmijë herë në ndërgjegjen time
Të njëmijë herët do t’i përgjigjem
Me gatshmëri për ta mbrojtur
Dashurinë dhe besnikërinë
Për fitoren e gjakut tim
Për atdheun tim
Sepse nuk ka vdekje më të ëmbël
Se sa të bëhesh i pavdekshëm
ËSHTË TERR APO DRITË?!
Zgjohem në mëngjes
Mbështillem me terrin e ditës
Përpiqem të vjell
Gjellën helm të servuar në shtyp.
Në vend të kafesë
Pi një apaurin
Që të mos verbohem
Që të mos shurdhohem
Që të bëhem imun
Ndaj atyre që do t’i takoj
Me gojën e stërmbushur
Me sharje
Për ata që lindën për ne
Për ata që u flijuan për ne.
Por , terri është terr
Dhe me te do të shkojnë në ferr
Të gjithë ata që vjellin helm
Për gjakun
Për bajrakun
Është terr apo dritë
Këtë do të na tregojnë fëmijtë.
Zgatar, 9 qershor 2005
KRUMA
Si në legjenda tingëlloi historia jote
Para se të lidhej për guri
Lundra e ëndrrave të Kosovës
Prefektura e Kosovës –djep i trimërisë
Për konviktorët e përndjekur
Për planet e përhapjes së dritës
Për shoqërinë “Shkelzeni”
Që dhembjet dhe plagët shëroheshin
Me tinguj të melodive malësorqe
Për drrasat e teatrit të Krumës
Që kosova nisi marshutën në ty
Për pesë vite prefekturë
Ti Krumë Kosovës sa i shërbeve
Në secuilën ditë
Vetëm fitoret i numërove
Pas 77 vitesh jetë me gur në shpinë
Vaji i Kosovës sërish
Ta gjeti derën Krmë
Dhe ta mbushi shtëpinë
Dhe ti as pas kaq shumë kohe
Nuk kishe ndryshuar
Bujarinë dhe mikpritjen
Trashëgim nga Prefektuar
Prap u sakrifikove
Baraz me Kosovës
Dhe ti u bombardove
Dhe arat tua u mboll me mina
Dhe varret tua u mbushën me trima
Para 77 vitesh ti Kosovën e përfaqësove
Në çdo skaj të Shqipërisë
Tash në fund të shekullit
jatak i Shtabit të UÇK-së
Ti Krumë e trimave
Që e shoqërove Kosovën
Në çdo hapërim
Ti do të mbetesh për mua
Prefektuara e parë e vendit tim
KALENDARI
Sa herë që kalojnë muajt
Bëj turr ta grisi fletën në kalendar
Por kur e shtri dorën
Datat nisin grevën dhe më kundërshtojnë
Duke u fshehur mes gishtave
Disa duan të rrinë të varura
Që të mbesin për kohë të gjatë në kujtesë
Disa duan të ikin që të mos kthehen kurrë
Disa të tjera të turbullta fare
Si koha që po jetojmë
Kanë humbur ritmin
Për sa muaj që grisi fletët
Aq zhgënjime i murosi
Aq zbrazëti mbesin në mua
Dhe në fund të vitit bindem
Se përsecilin muak
Kam ngrisur nga një fletë jetë
PORTRET I NJË JETIMI
Buzëqeshjebn e ngrirë në fytyrë
Sa herë që kujton ligqësitë e botës përreth
Lotët fytyrës ia vizatojnë
Dhembjen që ia shkaktojnë fyerjet
Që dikush pa i matur fjalët
Ia lëndon shpirtin
Sa herë ndrrohen stinët
Buzët i shkojnë në vaj
Sa herë afrohen festat
Shpresat i gufojnë nga zemra
Por, ende pa përfunduar
Marrin thua dhe mbesin rrugës
Atëherë fytyra e tij merr pamjen
E portretit të jetimit me sy nga dera
MËRGIMTARI
Vetmisë dhe mallit
I dorëzohesh pa i shpallur luftë
I bëhesh shtrat
Ku të shtohet lodhja dhe mërzia
Sa ndihesh me fat
Mëngjeseve të bardha
Kur naten e ke kaluar në vendlindje
Dhe ke shëtitur fushave që ke lozur si fëmijë
Dhe ke biseduar me farefisin
Me gjuhën më të ëmbël
Sa do të doje që ëndrra
Të kishte zgjatur vetëm edhe pak
Dhe ta kishe parë gëzimin e bujkut
Pas shiut që ra në mes të verës
Gjatë gjithë ditës se heton lodhjen
Dhe lutesh për natën që vjen
Që sërish ta vizitosh vendlindjen
Si mbrëmë në ëndërr
Ëndrrat lum i bëhen
Zjarrminë e mallit ia shuan
Me urimet më të përzemërta
E ndrydh zemërimin e netëve
Që buzëqeshja e vendlindjes
I mungon në ëndrra
Mërgimtari pa ëndrrat e vendlindjes
Ndihet i humbur për jetë
I ndarë nga njerëzit e gjakut të vet
Andaj natë me fat e quan
Natën që ëndërron
Njësoj si të ardhurat
Që me djersë i fiton
Heilbronn, dhjetor 2007
IKJA NGA TERRI
Nga të gjitha anët
Më përcjell gënjeshtra
Herë e maskuar
Herë lakuriqe
Herë duarthatë
Herë e ngarkuar
Me shpresa shterpe
Më këdo që flisja
Më rrihte shpinën
Duke më ngushëlluar me oratori
Ka kush kujdeset për ne
Ka kush flet për ne
Ka kush na grish
Dimri s’është sallatë
As paragjellë e ftohtë !
Për secilën ditë
Bëhesha gati për rrëfim
Ikja më shfaqej si hije
Pemët s’piqen para kohe
Gripi shërohet me fall
Udha bëhet me fjalë
Derisa sa u binda
Se klloçka është e mërdhirë
Fjalëve dhe premtimeve
Më në fund u ra gripi
I pashë me sytë e mi
Si u shtrine për dhe
Por, prapë dikush
E nxiste gënjeshtrën
E lëmonte qelbësirën
E ushqente egozmin
Të villte për ushtrinë e maleve
Duke mbillur urrejtjen
Për të lindur ikja
Si fryt i mbarsisë së mbrabsht
Trupi i lodhur nga gënjeshtrat
I mbetur shtatëzënë me diallin
Nisi t’i shpërndajë dhuratat
Në qiellin e trazuar
Nga krimet e lindjeve
Me fytyrë te përlotur
Me shpirtë te thyer
Me zemër në torbë
Të bërë gati për ikje
Pritjes ia kheva shpinën
Duke rënë në dashuri me vdekje
Që me percillte ne qdo hap
Ku hana me bënte drite
Dushku ma bënte shtratin gati
Shtigjet thyheshin me lotët e fëmijëve
Ikjes ia thurnim pajën
Kush me lot e kush me zemër të thyer
Dhe e varnin ikjen majë bajrakut
Tamam si dikur në dasma mollën e fatit
Dhe kështu ikja e zuri peng shpresën
E mijëra syve të përlotur
E mijëra oxhaqeve që kurorëzua
Arsyen e ikjes për t’u ofruar
Sa më afër fatit që u mbarsuar
Me shpresën në rrugën e ikjes
Rruga e ikjes
I ngjante karvanit
Të gjarpërinjve që ikin
Nga flaka
Nga vdekja
Drejt rilindjes
Dasma e ikjes
U bë pa krushq
Të cilët qëndruan
Për ta ruajtur gurin
Dhe oxhakun e rrënuar
Që shpresën – nuse
Të kemi ku ta palojmë
Të kemi ku ta këndojmë
Të kemi ku t’ia hedhim vallen
Të kemi ku t’ia mësojme
Abc-enë kthimit
Koha e ikjes
Vazhdonte të ecte
Me kokën në torbë
Drejte lindjes
Qe kish hapur krahët
Për t’ia pritur krushqit
Që premtonin se do t’ia sjellin nusen
E pagëzuar para qindra viteve
Që e kishin stolisur
Me ngjyrat e flamurit
Me emrin e fisit ( i) liri
Ikja nga burgu i vjetër
Nga shoqëria e maskave
Nga sëmundja e shekullit
U shndërrua në dritë – neoni
Bulevardeve të botës
Që e panë me sytë e tyre
Shtrembërimin e kohës
Me gjinjtë e lavires
Qe vidhte me sy
Vdekjen e mijëra të pafajshmeve
E bindur se me shpikjen
E dëbimit po e realizonte
Dashurinë e ëndërruar
Bushtra lavire
Kur pa kolonën
Qe u nisë drejt ikjes
U kënaq dhe e nxori
Gjuhën jashtë
Me të cilën ia lidhi
Këmbët ëndrrave të veta
Duke i gënjyer- epshet
Duke i varrosur – iluzionet
Se do t’ia hapte vegët
Në shtratin prush
Qe e la kolona e ikjes
Lavirja qe pështyu
Mbi zotat
Mbi gjuhën
E pasardhëseve të mi
Errësirën e burgut
Dhe prangat e dhunës
Medaljoni i varri
Në qafë
Atëherë kur gjaku
U bë roje ikjes
Që u nisën krushq
Të nuses (i) liri.
VARGJE DJALËRIE
KASOLLET TONA
Kasollet tona
të ndertuara prej eshtrave
Kasollet tona
të ndertuara prej qëndrese
Kasollet tona
të ndertuara prej djerse
Kasollet tona
të ndertuara prej eshtrave
Kasollet tona
të lyera me gjak
Kasollet tona
të mbrojtura me besë
qenë roje
dhanë bukë
gatuan barut
“Zëri i Malësorit” Nr.1 – 1985
PËR KËND FLET KËNGA IME
Për kënd flet kënga ime
që e mbaj të fshehur në gji
flet për eshtra
flet për dritë
flet për rreze
flet për diell
flet për yjet
që shndrisin në qiell
Për kënd vajton kënga ime
që ma djeg zemrën në push
vajton për pritat
vajton për pabesinë
që iu bënë krushqëve
që ende s’e sollën nusen
ani pse prej shumë motesh
është duke ecur rrugës
Gjonaj, 1985
MALËSORI
Quditshëm flet malësori
për gurët e kalave
për rrugët dhiare
për vuajtjet e të parëve
për burimet e krojeve
që i digjen në shpirt
Me gjuhën e brezave
përmes melodisë
së fletës së dushkut
flet malësori
për lindjet dhe rritjet e reja
“Zëri i Malësorit” Nr.1 – 1985
AMANETI
Nata s’ikën vet
pa e shkerluur në fyt
pa e ndrydhur deri në vdekje
Nata s’ikën vet
sepse pa e bërë hapin vrap
mos thuaj se arrita
Nëse e harron pamjen e vendlindjes
Kërko që varrin ta kesh atje
Sepse ndryshe nata s’ikën vet
“Zëri i Malësorit” Nr.3 – 1989
PAJTIMI I GJAÇEVE
Si rrufe qielli
jehoi në hapësirën e Kosovës
fjala e rinisë studentore
të shtrihet dora e pajtimit
të shtrihet dora e bashkimit
të hapen dyert e mbyllura
të mbyllen plagët e hapura
të arkivohen përtej harreses ndarjet
të afrohen rrugët e zjarrta
që të mos shndërrohen kullat në rrënoja
që të mos duken varret pallate
që të mos urohet për morte të reja
që të mos jetohet me shpinën akull
Sa fuqi treguan krushqit e pajtimit
që të ndalen rreshtat lumë
për kryeshëndosh
që në vend të lotit
nënat të pinë verë
që dhembjen ta shndërrojnë
në gatishmëri
që të bëhen gati për luftë
në pranverën e ardhshme me shi
Gjonaj, 2 maj 1990
ETJA
Kur “koha e krimbave hyri
në gjak e në fjalë”
(s)di kush (s)di kur
në asht të ujkut
e pikturoi ETJEN
dhe ia vari në qafë Shullanit medaljon
Gërmo nëpër tumat e Domeshtiçnit
etja e bërë shkrumb
fryej e pi ujë të hajmalive
nga tre herë në ditë
etja prap e gjallë në Rudinë
nëse digjet Pashtriku nga etja
të mbetet gjallë duke pshty vrerë
mos ta shpallim të ndjerë
(S)di kur u kall
heshtja në flakën e etjes
na piu mendjen pa filxhan
Shullani u shitua
Duke u përcëlluar në flakën e etjes
dhembja shkrumb e Shukkanit
mallkon lemeritshëm
kush të solli oj korbë
që shumë kufoma i lave
e vet ende s’po vdes
“Etja” nr. 5 1993
UDHË NËPËR NATË
telegram
të enjten me njëzet tetor
m’u desh ta këpus një copë të lëkurës sime
për një telegram
t’i them nënës dy fjalë
dy fjalë – që e thajnë gjelbërimin
deri në zemër të lules
prej sot kot lind dielli për mua
as i gjallë e as i vdekur
do të udhëtoj nëpër natë
abstenimi i vdekjes
nënë
sot pas katër muajve
vdekja abstenoi nga unë
të mjafton nata
ta bartësh mbi supe – më tha
dhe iku e frikësuar
nga bardhësia e katit 13
ëndrra për ditën –I-
Mbrëmë të gjithëve u ftova
për njëzet vjetorin e lindjes
tentova t’i mbush shportat e ëndrrave
përplot me kajramfila të kuq
por ëndrra më tradhtoi
vetëm zërin ua dëgjoja
Më paska marrë malli – nënë
Që vetëm zërin ta dëgjoj
Ta mbështes kokën në prehrin tënd
E ti as në ëndërr s’do t’më afrohesh
Më përshpërit se gjoja je veshur
Me teshat më të reja që ke në kuti
Por ec e binde terrin për këtë gëzim
Sa mshirshëm t’i vjedh ëndrrat – terri
Në mos më trathtoftë brisku
Që e ftova në ndihmë
Në betejë me terrin
Ta jap besën nënë se do të mësoj
Se me çfarë veshje ke qenë
Prezente në ëndrrat e mia
Për ditlindjen time
Dhe do të shoh se sa janë plakur ato tesha
Në qyshe të kutisë
ëndrra për ditën –II-
të faleminderit vëlla
letrën tënde e mora
ma lexuan fjalë për fjalë
bile edhe ëndërrën
mjekut kujdestar kur i tregova
për ëndrrën që e kish parë nëna
i erdhi shumë mirë
edhe ai po shpreson në shërimin tim
“Gjaku sjell dritë”
tha dhe shtoi
së shpejti do ta ndezësh
semaforin e kuq
për udhën e natës
pasha sytë e ballit
Sot nuk di pse qaj
kur duhet të këndoj
pas një viti udhë nëpër natë
nënë – pasha sytë e ballit
ditën që do të përshëndetem me terrin
dhe kur të kthehem
vetëm vëllait të vogël ushtar
mos më detyroi t’i shkruaj
gëzimi për dritë
e ndava një pjesë të gëzimit
vertikalisht - dritë
horizontalisht – dritë
e hodha kalendarin e natës në shportë
ardhmëria e vari në mur
jeta është e gjatë
duhet shikuar si një pasqyrë
“Bota e re” mars 1989
N’AUBLIE PAS
Temishfar vjeshtë e vitit ‘88
Një vajzë ëmbël më flet\
Ju lutem një çokoladë
Dhe lehtas në zemër trokiti
Kam ardhur nga Bukureshti
Të takohem me shoqen e shkollës
Ndoshta s’prish punë që u poça në ty
Mua më thërrasin Silvina Mazia
Di të flas rumanisht, frëngjisht, rusisht
Dhe pak fjalë të gjuhës së gjyshit
Haki Mazrreku quhej i ndjeri
N’aublie pas më pat thënë
Dukagjinin vend të parëve e kemi
Ju lutem një çokoladë- shqip
Foli Selvija e fisit të Dukagjinit
Dhe buzëgas ma ktheu sërish
pse më shikoni me habi
gjuha e gjyshit për mua është
gjuhë e parë
që kërkoj për ushqim dhe
diçka kur dua të marr
e mori çokoladën
dhe me buzën në gaz tha:
n’aublie pas dukagjinase jam
e kërkova gjithë ditën në Temishfar
por ajo kishte shkuar në Bukuresh
për t’i treguar familjarëve
së është takuar me njerëzit e gjakut të vet
dhe se ka mësuar se ku i bie Dukagjini
Temishfar , tetor 1989
Përgatiti: Gëzim Ajgeraj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Osman Cak:CIKEL POETIK
» Edi Gashi:Cikël poetik
» Cikël poetik nga Zef Mulaj
» Cikël poetik nga Era Goxhaj
» Osman Cak:CIKEL POETIK
» Edi Gashi:Cikël poetik
» Cikël poetik nga Zef Mulaj
» Cikël poetik nga Era Goxhaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi