Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 10:27 pm

Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu 2651_1139519327366_1208896826_30445231_5416245_n


Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu


Drejt rrugës së varrezave
u nisa një buzëmbrëmje…
Që në mëngjes atë ditë
më silleshe në mëndje

Një natë më parë me mua
po putheshe në ëndërr …
E mjera, si më ike,
s'u bëre dot dhëndërr

Të hiqja pak merakun
Mbi carcafët zhubrosur
kur nën hënën e ëmbël
të harbonim të marrosur …
U nisa këtë muzg
të trishtë e të pasosur…

O buzëmbremje e zezë
nuk kishe të mbaruar …
Ti…dole nga mermeri
për të më përqafuar…

I ftohtë ishe, kallkan
trupi që nga mermeri :
“Më puth fort, pafund !
Më puth edhe një herë
O shpirti im i ëmbël
unë rroj nëpër Parajsë.
Gjithcka, moj, atje ka
Po si ti, asnjë vajzë”

“Shtëpinë pranë varrezave”
- të thashë- e kam ndërtuar …
…te ajo dritë …”“Kush vallë të jetë?”
“Një “ dikush” i trishtuar

Dikush po na përgjon
si puthemi të dy
dhe shkruan pa na thënë
azgjë mua, azgjë ty …”

Dikush përgjon si puthet
një vajzë me një djalë…
Vajza ardhur nga Hena
Djali nga Parajsa ka dale...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi