Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën

Shko poshtë

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Empty Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 02, 2009 1:02 am

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën



Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së ish presidentit amerikan morën pjesë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë thënë se ngritja e kësaj shtatoreje është bërë për të përkujtuar kontributin që ish presidenti Klinton ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish presidenti Klinton ka falënderuar të pranishmit, duke thënë se sot ndihet shumë i lumtur që ndodhet në Kosovë dhe se nuk ka besuar se ndonjë vend në botë do të ngriste një shtatore kaq të madhe në shenjë nderimi për veprën e tij.
Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën _--bill

Klinton: Jam i nderuar
"Unë dua të ju them juve disa gjëra në mënyrë serioze, së pari unë jam shumë i nderuar që isha këtu për të ndalur ato gjëra të tmerrshme që u ndodhnin juve dhe për të qenë pjesë e asaj që ndodhte këtu. Unë jam shumë i vetëdijshëm se ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë ndihmuar për shpëtimin e shumë jetëve në Kosovë dhe që iu kanë ndihmuar juve për të ndërtuar demokracinëö, tha Klinton. Klinton ka siguruar popullin e Kosovës se do të kenë përherë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
"Para dhjetë vjetëve ne kemi ndalur diçka të tmerrshme këtu, ndërsa sot pas dhjetë vjetëve ju jeni duke bërë një punë të mirë, jeni të lirë, jeni të pavarur dhe do të ecni përpara si vend shumetnik. Ne duhet të zgjidhim diτka shumë të thjeshtë, edhe nëse jemi në Kosovë, por edhe kudo që jemi në botë", tha ish presidenti Klinton.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në fjalën e tij përshëndetëse tha se Kosova sot është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime etnike dhe do të vazhdojë me përkushtim të kultivojë vlerat e demokracisë.
Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën _-Vizita-se

Sejdiu: Misioni ynë është Kosova e integruar në BE dhe NATO
"Misioni ynë është Kosova e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në misioneve tjera ndërkombëtare. Ne jemi të bindur se përkrahja juaj për të arritur këtë qëllim nuk do të mungojë asnjëherë, sikurse nuk na ka munguar shumë deri më tani, as në kohën e lëvizjeve të mëdha për liri, demokraci e pavarësisë, së cilës i printe presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, as në kohën e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe as tani në betejën e madhe të zhvillimit ët Kosovës pavarur, sovrane dhe demokratikeö, tha Sejdiu.
Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova do të përkujtojë përherë veprën e ish presidentit Klinton dhe të SHBA ve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, Thaçi tha se Klinton është hero i Kosovës dhe popullit të saj dhe se shtatorja e ngritur sot në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan është dëshmi e miqësië së përhershme të popullit të Kosovës me popullin amerikan.
Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Thhhhaqi

Thaçi: Klinton, lider i botës së lirë
"Populli i Kosovës gjithmonë do të kujtoj atë që ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës keni bërë për të jetësuar ëndrrën tonë për liri dhe pavarësi. I nderuari president Klinton, si lider i botës së lirë, ju ishit prijës i vendimit të botës demokratike për lirinë, paqen dhe demokracinë në Kosovë. Ju bashkuar botën demokratike për Kosovën e lirë", tha Thaçi.
Kryetari i "Shoqatës Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit", Agim Rexhepi, ka vlerësuar lart rolin e presidentit Klinton për Kosovën, duke thënë se populli i Kosovës nuk do të harrojë asnjëherë kontributin e tij si president i SHBA ve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Të pranishmit i ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe skulptori Izeir Mustafa, i cili ka punuar shtatoren e ish presidentit Klinton, ka thënë se ka qenë vështirë për të skalitur një shtatore të një njeriu të madh sikur Bill Klinton, i cili ka kontribuar për lirinë që ne sot gëzojmë.
Në pritje dhe inaugurim të shtatores së ish presidentit Bill Klinton kanë dalë me mijëra qytetarë të Kosovës, të cilët prej orëve të mëngjesit kanë mbajtur e valëvitur nëpër duar flamuj amerikanë dhe portrete të ish presidentit amerikan.
Ata kanë shprehur falënderimet e përzemërta për mbështetjen që ka dhënë Klinton gjatë përpjekjeve të Kosovës për t'u çliruar, por edhe përkrahjen e vazhdueshme për ndërtimin e shtetit tonë.
Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Shtatorjaa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Empty Klinton: Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 02, 2009 1:04 am

Klinton: Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur

Populli i Kosovës duhet të jetë krenar për të arriturat gjatë këtyre viteve dhe të jetë i sigurt se Kosova po ecën me hapa të shpejtë drejt integrimeve në BE dhe NATO.


Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën KuvendiKl

Gjatë një fjalimi të gjatë, presidenti i 42 të amerikan ka falënderuar institucionet e vendit për ftesën e bërë, për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij në sheshin që mban pikërisht emrin e tij.
Duke evokuar kujtime nga koha e luftës, Klinton tha se nuk do të harrojë kurrë fytyrat e refugjatëve shqiptarë me të cilët ishte takuar para dhe pas fillimit të bombardimeve të forcave të NATO s ndaj caqeve të ish regjimit serb.
Ai tha se Kosova duhet të jetë krenare për atë që ka arritur gjatë këtyre viteve, dhe të jetë e sigurt se po ecën sigurt drejt integrimeve euroatlantike.
"Duhet të jeni krenar për atë që keni arritur gjatë viteve të kaluara dhe keni bërë më shumë punë se sa kanë menduar miqtë tuaj. Keni konsoliduar institucionet tuaja, keni krijuar shoqërinë civile dhe më 17 shkurt 2008 shpallët pavarësinë, e cila është njohur nga 62 vende të botës dhe njohjet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", ka thënë Klinton.
Ndërkaq, krerët me të lartë të institucioneve të vendit e kanë vlerësuar lart kontributin që ka dhënë ish presidenti i SHBA ve, Bill Klinton duke e quajtur atë krijues të madhe të paqes dhe të lirisë dhe si njeri që ka vulosur edhe nismën e pavarësisë së Kosovës.
Duke shprehur mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Kosovës për ish presidentin Klinton, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se ishte vendimi i tij që ka ndaluar pastrimet dhe vuajtjen e popullit të Kosovës.
"Kam nderin e madh që t'i drejtohem mikut tonë të madh, presidentit të SHBA së Bill Klinton dhe t'i uroj mirëseardhje në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Kosova pret sot si birin e vet që kontribuoj aq shumë që populli shumëvuajtur të jetë sot zot i fatit të vet. Ju i kemi dhënë vulën e përjetësisë së miqësisë mes popujve tanëö, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se me ndihmën e miqve ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, Kosova ka arritur që me 17 shkurt të shpallë edhe pavarësinë e saj.
Krasniqi theksoi se Kosova ka ndryshuar shumë shpejt dhe nuk i ngjan më kohës së rëndë të luftës dhe kohës kur presidenti Klinton e vizitoi për herë të parë dhe të dytë.
Ndërsa, presidenti Fatmir Sejdiu tha se SHBA të dhe presidenti Klinton e kanë meritën e veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë qytetarët e Kosovës do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues.
"Populli i Kosovës do të jetë falënderuar gjithmonë për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që morët në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar", ka thënë Sejdiu.
Ai ka thënë se tashmë Kosova e ka filluar ngritjen e saj dhe se ëhstë e vetëdijshme për përgjegjësitë që i takojnë në përmbushjen e kritereve dhe mbetet e përkushtuar në kryerjen e këtyre obligimeve për tÆu anëtarësuar sa më shpejt në NATO dhe BE.
Sipas tij, Kosova po bëhet shembull pozitiv për pjesën tjetër të botës si vend paqeje, tolerance dhe mirëkuptimi.
Kryeministri Hashim Thaçi i ka shprehur mirëseardhje ish presidentit Klinton, duke e falënderuar për kontributin e çmuar që ka dhënë për lirinë edhe pavarësinë e Kosovës.
"Mirë se erdhët në shtetin më të ri në botë, në Kosovën e pavarur sovrane dhe shumetnike, për të cilën aq shumë kontribuuat ju dhe populli e qeveria amerikane. Sot është një ditë e lumtur për të gjithë ne. Sot po nderojmë mikun e madh të Kosovës, ish presidentin e Amerikës dhe simbolin e paqes dhe botës së lirë", ka thënë ai.
Thaçi tha se shtatorja që u inaugurua për nder të ish presidentit Klinton do të shërbejë si simbol për triumfin e paqes dhe lirisë.
"Ju i nderuari Klinton bashkuat botën demokratikë për lirinë e Kosovës, dhe neve na dhatë shpresë për të ardhmen tonë, me ndihmën tuaj dhe sakrificën e popullit tonë ne po jetojmë të lirë. Endrrat tona u bënë realitet, sot Republika e Kosovës është shtet i pavarur demokratik dhe shumetnik dhe ka vizion për integrim në NATO dhe BE dhe miqësi me SHBA", ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Empty Presidenti Sejdiu priti Presidentin Bill Klinton

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 02, 2009 1:07 am

Presidenti Sejdiu priti Presidentin Bill Klinton

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Presidentin Bill Klinton, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë.


Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Vizita-Klintonit_

Në takimin e përzemërt, në të cilin ishin të pranishëm edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, Presidenti Sejdiu e falënderoi Presidentin Klinton për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe po i japin edhe sot Republikës së Kosovës, si dhe për kontributin e tij të veçantë në fushatën për ndalimin e gjenocidit dhe përpjekjes për zhbërjen e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.
Presidenti Sejdiu ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me rastin e vizitës së Presidentit Bill Klinton.
“Populli amerikan, shteti dhe Ju personalisht, i nderuari president Klinton, keni meritën e veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e vendit tim, do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues, për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që morët në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar”, tha Presidenti Sejdiu mes të tjerash.
Ai po kështu ka mbajtur një fjalë edhe në sheshin “Bill Klinton”, me rastin e inaugurimit të shtatores së Presidentit Klinton.
“Ne të gjithë jemi të nderuar me pjesëmarrjen Tuaj në këtë solemnitet, President Klinton, dhe me këtë akt simbolik duam t’ju shprehim edhe një herë gjithë nderimin tonë për Ju dhe për vendin tuaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditët më të vështira për Kosovën dhe popullin e saj të rrezikuar nga zhbërja totale fizike, Ju dolët në ballë të vendeve demokratike e liridashëse të botës, që e ndaluan makinerinë paramilitare, policore dhe ushtarake të Millosheviqit, e cila po i dëbonte me brutalitet të paparë qytetarët e vendit tonë nga shtëpitë e veta”, theksoi ndër të tjera Presidenti Sejdiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Empty Sejdiu: Republika e Kosovës mirëpret vizitën e Presidentit Klinton

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 02, 2009 1:12 am

Sejdiu: Republika e Kosovës mirëpret vizitën e Presidentit Klinton

Presidenti Sejdiu thekson se vizita e Presidentit Klinton në Kosovë, e para pas pavarësimit të vendit tonë, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në udhën e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike.

PRISHTINË (Bota sot) - Me rastin e vizitës së Presidentit Bill Klinton në Kosovë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për t’i bërë një pritje madhështore këtij miku të madh të vendit tonë.
“Republikën e Kosovës sot e viziton Presidenti Bill Klinton, njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel t’i bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Klinton”, thuhet në mesazhin e Presidentit Sejdiu.
Presidenti Sejdiu ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm për lirnë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Republika e Kosovës do t’u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Klinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë gjenocidiale të Millosheviçit, e cila po e dëbonte popullin e Kosovës nga vatrat e veta, si dhe po i shndërronte fshatrat e qytetet tona në tokë të djegur”, ka vijuar Presidenti Sejdiu. Po ashtu, Presidenti Sejdiu ka theksuar se vizita e Presidentit Klinton në Kosovë, e para pas pavarësimit të vendit tonë, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në udhën e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike, thuhet në deklaratën e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu me rastin e vizitës së presidentit amerikan Bill Klinton.
Kjo është hera e tretë që presidenti amerikan Bill Klinton viziton Kosovën. Ai për herë të parë erdhi në cilësi të presidentit amerikan më 23 nëntor të vitit 2009 pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ardhja e tij në Kosovë është mirëpritur nga populli shqiptar i Kosovës si shpëtimtar dhe si njeri që solli lirinë e popullit të Kosovës.
Shpallja e presidentit Klinton “Doctor Honoris Causa” ishte shprehte një respekt jo vetëm të stafit akademik dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës për këtë burrështetas amerikan por edhe respektin dhe nderimin e popullit të Kosovës për liderin që ia solli lirinë e më pas edhe pavarësinë Kosovës.
Kësaj radhe presidenti amerikane Bill Klinton vjen në Kosovë për të marrë pjesë në përurimin e shtatores së tij që gjendet në ballë të bulevardit në Prishtinë që mban emrin e tij. Pavarësisht faktit se Klinton nuk është më president i SHBA-ve ai ka qenë dhe do të mbetet mik i madh i shqiptarëve. Emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në historinë e re të përpjekjeve të shqiptarëve për liri e pavarësi të Kosovës.

Të gjithë ta mirëpresim mikun e shqiptarëve
Me rastine vizitës së presidentit amerikan Bill Klinton në Kosovë janë shtuar masat e sigurisë në ndërkohë që e gjithe ceremonia e pritjes dhe e përurimit të shtatores së presidentit Klinton do të mbahet nën mbikqyrje të zyrës së kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Me rastin e kesaj vizite është paraparë që Bill Klinton të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Shef i protokollit të kryeministrit, Edi Sejdiu, thotë se Klintoni fillimisht do të ketë takim me udhëheqësit e lartë të vendit. “Ish-presidenti Bill Klinton nesër, në ora 12, parashihet që të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës. Së pari do të ketë takim me krerët e institucioneve të Kosovës, presidentin dhe kryeministrin.” “Takimi i dytë që do të mbahet në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, e më pas do të mbahet seanca solemne, gjatë së cilës ish-presidenti Klinton do t’u drejtohet deputetëve me një fjalim rasti”, thotë Edi Sejdiu. Pas fjalimit të tij në Kuvend, ish-presidenti Klinton, së bashku me krerët e lartë të vendit, do të bëjnë përurimin e shtatores së tij. Autoritetet e rendit thonë se kanë marrë të gjitha masat për të siguruar një ambient të qetë me rastin e kësaj vizite. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë se të dielën do të ketë shtim të masave të sigurisë. “Policia e Kosovës ka përgatitur planin e saj operativ lidhur me vizitën e ish-presidentit Bill Klinton.” “Policia ka angazhuar të gjitha patrullat e nevojshme për të mbajtur rendin dhe qetësinë gjatë kohës kur ish-presidenti Klinton do të jetë në qendër të Prishtinës”, thotë Kelani. Ndërkaq, zyrtarët e institucioneve kanë ftuar qytetarët që të mblidhen të dielën për ta pritur ish-presidentin Klinton.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën Empty Re: Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi