Katër poezi humoristike nga Dibran Demaku
Faqja 1 e 1
Katër poezi humoristike nga Dibran Demaku
Dibran Demaku
NUK NDRYSHOI QENDRA-
NUK NDRYSHOI QAFA
Shkoi Ismeti
erdhi Mustafa
nuk ndryshi Qendra
nuk ndryshoi Qafa.
S´ndryshoi Qafa
s`ndryshoi Bregu
na ndryshoi
veç mallë tregu.
Se Mustafa
të reja solli
bashkë me mallë
nga Stambolli.
Si e nisi
e bitisi
se është trim
është djalë fisi.
Kurrupsioni
si përpara
ndërtimet e egra
na bëjnë gara.
Të lumtë pra
zotëri Mustafa
që nga këmbët
gjer tek qafa.
Që nga qafa
gjer tek këmbët
me premtime
dëmtove dhëmbët.
Si kryetar
na bëre emër
mos nxito
s`e dëmton zemër.
Tash na doli
premtim tjetër
krejt harroi
premtimin e vjetër.
Nuk rrëzoj dot
thotë:rrokaqiej
veç do hapi
dy lumenj.
Që dikur
i mbylla vetë
na u bë qyteti
për ibret.
Atëherë ishte
sistemi monist
e unë isha
komunist.
Tash kur unë
jam demokrat
Kryeqyteti
është me fat.
Do ta stolis
si një nuse
do bëj qytetin
me dy puse.
Nga dy puse
ujë do nxjerr
do bëj qytetin
me lumenj.
Se qyteti
që s`ka lumë
është si zogu
kur fle gjumë.
Për rrënime
e për ndërtime
nuk ka forcë
kujo dora ime.
Nuk ka forcë
jo or vëlla
kundër bizneseve
me shumë para.
Se paraja
barabar me ar
mashtron mbret
mashtron kryetar.
Edhe unë
u mashtrova pak
dhe rrënimeve
u vumë kapak.
Nuk do të ketë
jo rrënime
s`s s`pranon
kjo sedra ime.
Jam kokëfortë
jam sedertar
lumë si ju
për këtë kryetar.
Vërtetë dikur
shumë premtova
vendin e kryetarit
gjersa e fitova.
Që të keni
dhe më shumë fat
mua më duhet
dhe një mandat.
Po ua dërgoj
juve këtë letër
dhe mos gaboni
të zgjidhni tjetër
Se pastaj
do ju merr lumi
tash po iku
se më zë gjumi.
SHKOI ALIU- ERDHI ALIU
Shkoi Aliu
erdhi Aliu
si i vjetri
si i riu.
Si i riu
si i vjetri
i dallon
veç centimetri.
I riu është
pak më i gjatë
dhe kështu
do keni fat.
Ndërsa i vjetri
si peshku n`det
na u bë burri
deputet.
Deputet me
mjekërr të vjetër
na mori laps
na mori letër.
I ulur në dhomë
shikon n`dritare
shkruan histori
dhe memoare.
Për kohën e vet
të kryetarllëkut
si popullit të vet
i doli hakut.
I doli hakut
more babalok
atë që deshi
e arriu cok.
E arriu cok
atë që deshi
askush nuk mund
ta kap për veshi.
Për këtë Partia
i dha të drejtë
pas kryetarllëkut
hop-deputet.
Se ishte i menqur
ishte babush
qytetarët i ëmbëlsonte
me ca kokrra rrush.
Ca kokrra rrushi
në Karagaq
dhe ëndrra e tyre
mbyllet me kaq.
Ndërkaq i riu
mbështetur për gardhi
na bënë ca foto
tek Lumbardhi.
Na bënë foto
qesh nga hareja
lumë si ju
me fat është Peja.
Me fat,pra
na është qyteti
që shumë kërkoi
dhe mua më gjeti.
Do bëj parqe
me drunj e pisha
se mua më thonë
Ali Berisha.
Unë nuk jam
si Aliu tjetër
që lëshonte mustaqe
e ju lëshoi mjekërr.
Unë jam bre bacë
dëshirë e juaj
dhe lartë nga bjeshka
do ju sjell ujë.
Mjaft parqe kemi
me pisha e pjeshka
dhe ujët na vie
drejt nga bjeshka.
Popull i çuditshëm
është ky i yni
dëshiron të ketë
çfarë ja sheh syri.
JUGU I NXEHTË
Bleu Bajrami
dy vetura
por s`kalon
dot nga Ura.
Se mbi urë
rri Oliveri
i krekusur
si zog skifteri.
Hiç s`frikësohet
ky far "miku"
e ka mbrojtjen
nga Unmiku.
Bajrami kthehet
hiq pa fjalë
se është trim
se është djalë.
Si ha palla
për premtimin
si kryetar
bëri betimin.
Nëse qytetin
s`e bashkoj
do lë postin
e do të shkoj.
Kështu thoshte
gjatë fushatës
tek marrëshonte
në mes të natës.
Tek marrëshonte
në mes të ditës
dhe shpresonte
kulaqin e pitës.
Veç kulaqi
na i doli rreth
që pak e kënaq
e pak e qeth.
Kur na ishte
Kryeministër
punët i kryente
varg e vistër.
Tash kur është
kryetar komune
sikur është lodhur
me këtë lloj pune.
Shpesh ankohet
edhe në gjumë
n`ëndërr freskohet
në të tijin lumë.
Në lumin Ibër
që ndynë qytetin
dhe kryetarllëkut
s`ia di lezetin.
Çfarë ju desh
atij politika
kur u zgjodh kryetar
e zuri frika.
E zuri frika
e zuri tmerri
tash fare nuk del
kur bie terri.
Se qyteti
i tij i ndarë
nuk ka drita
nuk ka fanarë.
E ha mëngjesin
me dy Somuna
do bëj qytetin
me dy komuna.
Me dy Komuna
si Ahtisari
në veri Serbi
në jug shqiptari.
Çfarë i duhet
atij veriu
vjen dimri
dhe e mërdhiu.
Jugu i nxehtë
është përherë
edhe në dimër
edhe në verë.
NA BËRI EMËR
Eqrem Kryeziut
i lumtë kablusha
i uron shëndet
krejt Pagarusha.
Na bëri emër
si nënkryetar partie
akademikët
i largoi prej "shpije".
Na e thuaj të vërtetën
Eqrem pash bacin
pse e largove
akademik Dacin?!
Me dijën tënde
varfërove shtëpinë.
me mend në kokë
ndave partinë.
Thoje jam trim
thoje jam burrë
thoje Prizrenin
nuk e lëshoj kurrë.
Dhe kur votat
s`ti dha mileti
papritur fitove
karrikë deputeti.
Nuk e dijmë si ndihesh
a je krenar
më mirë deputet
apo kryetar.
Në zgjedhjet e reja
që janë në prak
do bëhesh kryetar
apo kryeplak?!
Nganjëherë jeta
di të jetë farmak
kur t`merr tatpjeta
bëhesh kryeplak.
Sepse dëshirat
janë dhe ëndrra gjumi
mund të përfundosh
si kryeplak katundi.
Thoje Prizrenin
e kam shtëpi
dhe kryetarllëkun
e kam me Tapi!
Na bëje emër
nga Shadërvani
të goditi në zemër
ky Ramadani.
Ramadan Muja
të mori Ortakollën
ëndrrave tuaja
u dhuroi kollën.
Nganjëherë në ëndërr
ti zë teshtinë
je bërë si dhëndërr
atje n`Prishtinë.
Atje n`Prishtinë
n`Kryeqytet
udhëheq Partinë
je deputet.
Gjithmonë na mbete
veç nënkryetar
ëndërron me vete
t`bëhesh kryetar?!...
NUK NDRYSHOI QENDRA-
NUK NDRYSHOI QAFA
Shkoi Ismeti
erdhi Mustafa
nuk ndryshi Qendra
nuk ndryshoi Qafa.
S´ndryshoi Qafa
s`ndryshoi Bregu
na ndryshoi
veç mallë tregu.
Se Mustafa
të reja solli
bashkë me mallë
nga Stambolli.
Si e nisi
e bitisi
se është trim
është djalë fisi.
Kurrupsioni
si përpara
ndërtimet e egra
na bëjnë gara.
Të lumtë pra
zotëri Mustafa
që nga këmbët
gjer tek qafa.
Që nga qafa
gjer tek këmbët
me premtime
dëmtove dhëmbët.
Si kryetar
na bëre emër
mos nxito
s`e dëmton zemër.
Tash na doli
premtim tjetër
krejt harroi
premtimin e vjetër.
Nuk rrëzoj dot
thotë:rrokaqiej
veç do hapi
dy lumenj.
Që dikur
i mbylla vetë
na u bë qyteti
për ibret.
Atëherë ishte
sistemi monist
e unë isha
komunist.
Tash kur unë
jam demokrat
Kryeqyteti
është me fat.
Do ta stolis
si një nuse
do bëj qytetin
me dy puse.
Nga dy puse
ujë do nxjerr
do bëj qytetin
me lumenj.
Se qyteti
që s`ka lumë
është si zogu
kur fle gjumë.
Për rrënime
e për ndërtime
nuk ka forcë
kujo dora ime.
Nuk ka forcë
jo or vëlla
kundër bizneseve
me shumë para.
Se paraja
barabar me ar
mashtron mbret
mashtron kryetar.
Edhe unë
u mashtrova pak
dhe rrënimeve
u vumë kapak.
Nuk do të ketë
jo rrënime
s`s s`pranon
kjo sedra ime.
Jam kokëfortë
jam sedertar
lumë si ju
për këtë kryetar.
Vërtetë dikur
shumë premtova
vendin e kryetarit
gjersa e fitova.
Që të keni
dhe më shumë fat
mua më duhet
dhe një mandat.
Po ua dërgoj
juve këtë letër
dhe mos gaboni
të zgjidhni tjetër
Se pastaj
do ju merr lumi
tash po iku
se më zë gjumi.
SHKOI ALIU- ERDHI ALIU
Shkoi Aliu
erdhi Aliu
si i vjetri
si i riu.
Si i riu
si i vjetri
i dallon
veç centimetri.
I riu është
pak më i gjatë
dhe kështu
do keni fat.
Ndërsa i vjetri
si peshku n`det
na u bë burri
deputet.
Deputet me
mjekërr të vjetër
na mori laps
na mori letër.
I ulur në dhomë
shikon n`dritare
shkruan histori
dhe memoare.
Për kohën e vet
të kryetarllëkut
si popullit të vet
i doli hakut.
I doli hakut
more babalok
atë që deshi
e arriu cok.
E arriu cok
atë që deshi
askush nuk mund
ta kap për veshi.
Për këtë Partia
i dha të drejtë
pas kryetarllëkut
hop-deputet.
Se ishte i menqur
ishte babush
qytetarët i ëmbëlsonte
me ca kokrra rrush.
Ca kokrra rrushi
në Karagaq
dhe ëndrra e tyre
mbyllet me kaq.
Ndërkaq i riu
mbështetur për gardhi
na bënë ca foto
tek Lumbardhi.
Na bënë foto
qesh nga hareja
lumë si ju
me fat është Peja.
Me fat,pra
na është qyteti
që shumë kërkoi
dhe mua më gjeti.
Do bëj parqe
me drunj e pisha
se mua më thonë
Ali Berisha.
Unë nuk jam
si Aliu tjetër
që lëshonte mustaqe
e ju lëshoi mjekërr.
Unë jam bre bacë
dëshirë e juaj
dhe lartë nga bjeshka
do ju sjell ujë.
Mjaft parqe kemi
me pisha e pjeshka
dhe ujët na vie
drejt nga bjeshka.
Popull i çuditshëm
është ky i yni
dëshiron të ketë
çfarë ja sheh syri.
JUGU I NXEHTË
Bleu Bajrami
dy vetura
por s`kalon
dot nga Ura.
Se mbi urë
rri Oliveri
i krekusur
si zog skifteri.
Hiç s`frikësohet
ky far "miku"
e ka mbrojtjen
nga Unmiku.
Bajrami kthehet
hiq pa fjalë
se është trim
se është djalë.
Si ha palla
për premtimin
si kryetar
bëri betimin.
Nëse qytetin
s`e bashkoj
do lë postin
e do të shkoj.
Kështu thoshte
gjatë fushatës
tek marrëshonte
në mes të natës.
Tek marrëshonte
në mes të ditës
dhe shpresonte
kulaqin e pitës.
Veç kulaqi
na i doli rreth
që pak e kënaq
e pak e qeth.
Kur na ishte
Kryeministër
punët i kryente
varg e vistër.
Tash kur është
kryetar komune
sikur është lodhur
me këtë lloj pune.
Shpesh ankohet
edhe në gjumë
n`ëndërr freskohet
në të tijin lumë.
Në lumin Ibër
që ndynë qytetin
dhe kryetarllëkut
s`ia di lezetin.
Çfarë ju desh
atij politika
kur u zgjodh kryetar
e zuri frika.
E zuri frika
e zuri tmerri
tash fare nuk del
kur bie terri.
Se qyteti
i tij i ndarë
nuk ka drita
nuk ka fanarë.
E ha mëngjesin
me dy Somuna
do bëj qytetin
me dy komuna.
Me dy Komuna
si Ahtisari
në veri Serbi
në jug shqiptari.
Çfarë i duhet
atij veriu
vjen dimri
dhe e mërdhiu.
Jugu i nxehtë
është përherë
edhe në dimër
edhe në verë.
NA BËRI EMËR
Eqrem Kryeziut
i lumtë kablusha
i uron shëndet
krejt Pagarusha.
Na bëri emër
si nënkryetar partie
akademikët
i largoi prej "shpije".
Na e thuaj të vërtetën
Eqrem pash bacin
pse e largove
akademik Dacin?!
Me dijën tënde
varfërove shtëpinë.
me mend në kokë
ndave partinë.
Thoje jam trim
thoje jam burrë
thoje Prizrenin
nuk e lëshoj kurrë.
Dhe kur votat
s`ti dha mileti
papritur fitove
karrikë deputeti.
Nuk e dijmë si ndihesh
a je krenar
më mirë deputet
apo kryetar.
Në zgjedhjet e reja
që janë në prak
do bëhesh kryetar
apo kryeplak?!
Nganjëherë jeta
di të jetë farmak
kur t`merr tatpjeta
bëhesh kryeplak.
Sepse dëshirat
janë dhe ëndrra gjumi
mund të përfundosh
si kryeplak katundi.
Thoje Prizrenin
e kam shtëpi
dhe kryetarllëkun
e kam me Tapi!
Na bëje emër
nga Shadërvani
të goditi në zemër
ky Ramadani.
Ramadan Muja
të mori Ortakollën
ëndrrave tuaja
u dhuroi kollën.
Nganjëherë në ëndërr
ti zë teshtinë
je bërë si dhëndërr
atje n`Prishtinë.
Atje n`Prishtinë
n`Kryeqytet
udhëheq Partinë
je deputet.
Gjithmonë na mbete
veç nënkryetar
ëndërron me vete
t`bëhesh kryetar?!...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi