Marrëveshja, interpretim të gabuar me Konventën!
Faqja 1 e 1

Eksperti i problemeve juridike për transportin detar tregtar: Çfarë thotë e Drejta Ndërkombëtare
Duke qenë punonjës i Flotës Detare Tregtare prej mëse 30 vjetësh e kapiten i lundrimeve të largëta m'u krijua mundësia të lundroj pothuaj në të gjitha oqeanet, jam ndeshur me shumë probleme të lundrimit detar tregtar ndërkombëtar, për më tepër kam mbaruar Fakultetin Juridik në 1972 dhe jam specializuar për problemet juridike për transportin detar tregtar. Nisur nga kjo përvojë, po mundohem të jap opinionet e mia modeste lidhur me debatin për Marrëveshjen e Kufirit detar me Greqinë.
Për ta bërë sa më të kuptueshme po sqaroj në imtësi disa institute juridike detare sipas të Drejtës Ndërkombëtare: Territori shtetëror është hapësira që gjendet nën sovranitetin e një shteti, që e përbëjnë sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujërat nën këtë sipërfaqe dhe ajri mbi
Të, ku shteti ushtron sovranitetin territorial.
Territori ujor përbëhet nga ujërat që gjenden brenda territorit tokësor (ujërat kombëtare) dhe ujërat e një brezi detar (det territorial), për ato shtete që kanë dalje në det. Në ujërat kombëtare bëjnë pjesë ujërat e lumenjve kombëtarë, limanet, kanalet, portet detare, rada e jashtme, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme rreptësisht juridikisht, sikurse edhe hapësirat tokësore.
Të gjithë ujërat detare, ndonëse paraqesin një tërësi fizike, kanë një status të ndryshëm juridik.
Ujërat territoriale janë brezi detar për sigurimin e shtetit bregdetar. Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit u adoptua në Montego Bay në Xhamaika më 10 dhjetor 1982 e hyri në fuqi më 16 nëntor 1994. Shqipëria ka aderuar në këtë Konventë me ligjin nr. 9055, datë 24.04.2003 e hyri në fuqi më 23 qershor 2003, pa bërë asnjë rezervë.
Sipas kësaj Konvente, Ujërat e brendshme detare përfshijnë ujërat e limaneve detare, gjiret detare, ngushticat, ujërat brenda arkipelagëve, detet e brendshëm, hapësirën ujore midis vijës së baticës më të lartë dhe zbaticës më të ulët dhe deltat e lumenjve. Në vështrim të nenit 8 të kësaj Konvente ujërat në anën e drejtimit të tokës të vijës bazë të detit territorial formojë ujërat e brendshëm të shtetit.
Sqarime për statusin e gjirit detar dhe të ashtuquajturit gji historik:
Në vështrim të nenit 10 të Konventës së re:
Gjiri detar e ka statusin e ujërave të brendshme, vetëm nëse brigjet e gjirit të një shteti dhe hyrja në gjirin detar nuk ka gjerësi më të madhe sesa dyfishi i gjerësisë së detit territorial.
Në vështrim të këtij kriteri asnjë gji në bregdetin shqiptar, jo vetëm që nuk e plotëson dhe as e kalon gjerësinë hyrëse 24 milje: gjiri i Drinit e ka afërsisht 15 milje, gjiri i Lalzit 11 milje, gjiri i Durrësit 16 milje, nga kepi i Selitës deri te derdhja e Semanit 14 milje, nga derdhja e Semanit te derdhja e Vjosës 14 milje, nga derdhja e Vjosës te bregu perëndimor i ishullit të Sazanit rreth 10 milje, nga bregu perëndimor i Sazanit deri te kepi i Gjuhës rreth 6 milje, nga kepi i Gjuhës deri te gjiri i Gramës (Arushës) afërsisht 8 milje, nga kepi i Gramës te rrugët e Bardha rreth 14 milje, nga Rrugët e Bardha deri te kepi i Palermos rreth 11 milje, nga kepi i Palermos deri te kepi i Qefalit rreth 10 milje, nga kepi i Qefalit deri te kepi i Butrintit, që ndodhet midis Manastirit të Shën Gjergjit në veri dhe Shën Stefani në jug, gjerësia është 7,4 milje e formon gjirin e Sarandës e pastaj vazhdon pjesa më e ngushtë e Kanalit (ngushticës) së Korfuzit duke u bazuar në parimin e mesores së barazlarguar nga të dy anët e ngushticës. Pra, pretendimi se gjiri i Sarandës fillon nga kepi Denta në jug dhe kepi Paladha në veriperëndim, nuk i përgjigjet realitetit.
Ai konfigurim është radë e portit-limani i Sarandës me radën dhe jo gjiri i Sarandës. Gjiri i Sarandës është prej vijës bazë të drejtë që fillon prej Kepit të Qefalit deri te Kepi i Butrintit,duke u konsideruar ujëra të brendshme ujërat përtej kësaj vije deri te vija e bregdetit tonë, ku shteti shqiptar ushtron sovranitet ekskluziv në këto ujëra.
Mirëpo e Drejta Ndërkombëtare si dhe në vështrim të nenit 10 të Konventës së re pranon që të trajtohen si ujëra të brendshme edhe ujërat e atyre gjireve detare, hyrja e të cilave është më e gjerë se sa dyfishi i ujërave territoriale, me kusht që shteti bregdetar të ketë ushtruar kontroll mbi këto ujëra gjatë një periudhë të konsiderueshme historike. Këto janë të ashtuquajtura gjire detare historikë dhe të tillë janë gjiri i Bristolit në Angli, hyrja 100 milje, gjiri i Hudsonit në Kanada, hyrja 50 milje etj.
Pra i ashtuquajturi gji historik ka të bëjë me të drejtën e shtetit bregdetar të ushtrojë sovranitet ekskluziv mbi ujërat e tij të brendshëm.
Kur hyrja e gjirit është më e madhe se dyfishi i ujërave territoriale. E në këto kushte gjiri i Sarandës e ka cilësimin si ujëra të brendëshme prej kepit të Qefalit deri te kepi i Butrintit, ku shteti shqiptar ushtron sovranitet ekskluziv mbi atë gji.
Kështu që nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë dokument që nga viti 1912 e këtej, ku shteti shqiptar të shpallte gjirin e Sarandës si "gji historik". I ashtuquajtur gji historik është i diskutueshëm për ato shtete që e kanë hyrjen mbi 24 milje. Mendoj se ka interpretim të gabuar për nenin 10 të Konventës.
Sipas konventës "Mbi të drejtën e Detit" rekomandohen dy mënyra për përcaktimin e vijës bazë nga ku do të përcaktohen deti territorial, zonë e puqur (e përngjitur), shtrati kontinental (shelfi) dhe Zona ekskluzive Ekonomike: vija bazë normale (neni 5) e vija bazë e drejtë (neni 7).
(Vijon)
Jetëshkrim
Veron Sadiraj ka lindur ka lindur në qytetin e Vlorës më 25 mars 1942. Ai ka studiuar në Odesa të ish Bashkimit Sovjetik për kapiten anijesh për lundrime të largëta. Pas vitit 1961 ai këto studime i ka vazhduar në Kinë për kapiten anijesh lundrimesh të largëta deri në vitin 1964. Nga viti 1964 deri në vitin 1966 ka studiuar naviogacion në Shkollën e lartë Detare të Vlorës.
Prej shtatorit 1966 deri në janar 1989 ka punuar në Flotën Detare Tregtare Durrës me detyrë Navigator dhe më vonë Kapiten Anijeje. Më 1972 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të USHT Tiranë dhe në vitin 1972 ka marrë titullin Jurist.
Në vitin 1988 ka mbaruar një studim shkencor, « Mbi Problemet e Lundrimit Detar Tregtar », material i cili është përdorur si material bazë për të drejtën detare të lundrimit në Akademinë Detare të Vlorës.
Nga 1 shkurti i vitit 1989 deri më 31 janar 1991 ka punuar si Shef i Sektorit Detar në Institutin e Transporteve të Ministrisë së Transporteve. Nga shtatori i vitit 1995 deri në dhjetor 1996 ka punuar si jurist në administratën e Flotës Detare në Durrës dhe gjatë kësaj periudhe e ka përfaqësuar Flotën tonë në gjyqet ndërkombëtare në shtete të ndryshme si Greqi, Turqi etj. Sot punon si avokat i lirë pranë Dhomes së Avokatëve në Durrës.
http://www.shekulli.com.al/2009/11/01/marreveshja-interpretim-te-gabuar-me-konventen.html
http://mail.live.com/default.aspx?&ip=10.1.106.99&d=d1035&mf=0&rru=inbox

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Krasniqi: Marrëveshja për presidenten, nuk ishte e gabuar
» Shpresa Ime: Në kohë të gabuar
» Selimi: Lata provokoi njeriun e gabuar
» Rina Rinaa Kadriu-ORENITIM I GABUAR
» Petraq Kote: Shënime “ Darka e Gabuar “ e Kadaresë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi