Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
4 posters
Faqja 1 e 1
Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Me indinjatë të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim Akademik Dr. Zekirija Canës. Me këtë rast, familjes, miqëve, farefisit dhe të gjithë atyre që e njoftën dhe e rrespektuan vepren madhore të këtij shqiptari të madh, u shprehi ngushllimet e mia të sinqerta.
Të lehtë dheun e Kosovës Loke i dashur Profesor Zekiri.
Agim Gashi me familje

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Jan 11, 2009 10:57 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
| ||
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
E diele, 11 janar 2009 - 13:30 | ||
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, historiani Zekeria Cana. Cana njihet edhe si një veprimtar i shquar për çështjen kombëtare. Ai ka marrë pjesë në shumë ngjarje historike duke kontribuar për zgjidhen e çështjes shqiptare në Kosovë e më gjerë. Homazhet po bëhen në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit, në Prishtinë në orën 14.
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Në varrezat e Prishtinës u zhvillua ceremonia e varrimit të Cekerja Canës
Prishtinë, 11 janar - Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës, në praninë e familjarëve, miqve dhe qyetatrëve të shumtë nga kryeqyteti, vendlindja Gjakova, dhe vise të tjera të Kosovsë, u zhvillua ceremonia e varrimit të Cekerja Canës. Ndërkaq në orët e paradites, me rastin e vdekjes së historianit dhe veprimtarit Zekeria Cana, në Institutin Albanologjik, ku ndjeri për shumë vite ishte bashkëpunëtor i lartë shkencor, sot u mbajt një mbledhje komemorative. Ndërkaq shumë miq, kolegë e qytetarë të të ndjerit, bënë homazhe para arkivolit me trupin e pajetë. Homazhe bëri, dhe në librin e zisë u nënshkrua edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Biografia e Zekeria Canës Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, lindi në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e Ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Du vjet punoi si arsimtar në Irzniq e Deçan. Më 1959 mbaroi studimet në Universitetin e Beogradit, në degën e historisë. Që prej kohës së diplomimit e ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe të Gjakovës. Një kohë ka punuar edhe në Arkivin Krahinor të Prishtinës, ndërsa në vitin 1967, pranua asistent në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më 1975 i kreu studimet pasuniversitare, në Beograd, kurse më 1984 mbrojti disertacionin e doktoratës "Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare 1903 1914", në Universitetin e Prishtinës. Në fushën e historisë, Cana është fokusuar në ngjarjet që kanë të bëjnë me përpjekjet politike dhe luftën e armatosur të shqiptarëve për çlirimin dhe bashkimin e territoreve shqiptare. Ai i ka kushtuar vëmendje të veçantë trajtimit të ngjarjeve kryesore, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912. Rezultatet e punës së tij kërkimore sttudimore, Dr.Zekeria Cana i ka paraqitur edhe në referatet e kumtesat shkencore, në simpoziumet dhe kongreset shkencore që janë mbajtur në Kosovë, në qendra të ndryshme të ish Jugosllavisë dhe në disa vende të Evropës. Krahas punës kërkimore shkencore u mor edhe aktivite të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik e humanitar. Ka qenë njëri ndë bashkautorët dhe shpërndarësi kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve e të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çettës. Dr. Zekeria Cana ka botuar 14 libra e mongrafi, si edhe një sërë artikujsh, studimesh e recensionesh të paraqqitura në konferenca e simpoziume shkencore. Ai ka përkthyer edhe disa vepra shkencore, me interes për historiografinë. Dr Zekeria Cana ka lënë të gatshme për botim edhe dy libra që përfshijnë ngjarjet dhe proceset politike të periudhës më të re.

Sejdiu e Thaçi ngushëlluan familjen Cana
Prishtinë, 11 janar Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr Fatmir Sejdiu, bëri homazhe para arkivolit me trupin e pajetë të historianit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Dr. Zekeria Cana, në hollin e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Me këtë rast Presidenti Sejdiu i ka dërguar edhe telegram ngushëllimi familjes Cana. Në telegram thuhet: "Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, Zekeria Cana. Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse historiani Zekeria Cana, në kohët më të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, u dallua me angazhimin e pashtershëm për pajtimin qytetar e kombëtar, si dhe për qëndresën tonë të përgjithshme ndaj rrezikut për zhbërje, që na kanosej si popull në dekadën e fundit të shekullit XX. Në vitet e lirisë, ai i përkrahu fuqishëm përpjekjet e institucioneve të Kosovës për forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Fjala e tij gjithmonë na nxiti e na dha vetëbesim në kauzën sublime të bërjes së Kosovës shtet sovran e të pavarur. Gjithë jeta e tij ishte luftë për lirinë e Kosovës. Prandaj, duke e çmuar lart ndihmesën e tij në procesin e gjatë të arritjes së lirisë e të pavarësisë së vendit tonë, jemi të bindur se virtytet e Zekeria Canës do të kujtohen dhe do të nderohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!", thuhet në telegramin e Presidentit Sejdiu: Edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Cana, me rastin e vdekjes së historianit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Dr Zekerija Cana, "E nderuara familje Cana, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e historianit Zekerija Cana", thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi

I qofet i lehet dheu Kosoves, Akademikut squar Zekirja Canes
Zoti ta prehe ne parajes, Familjes te ndjerit i shprehi ngushellime per te dashurin e tyne dhe te shqypetaris.
M. Jashari

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Ndërron jetë historiani kosovar, Zekeria Cana
Prishtinë-Pas një sëmundje të rëndë, të shtunën në Prishtinë, në moshën 75-vjeçare ndërroi jetë prof. dr. Zekeria Cana, historiani dhe një nga figurat më të njohura të dekadës së fundit të shekullit të kaluar.
Historiani Cana njihet si veprimtar dhe mbrojtës i te drejtave të shqiptarëve gjatë gjithë jetës së tij, përveç me punën shkencore dhe akademike në universitet dhe jashtë tij, ai ka vepruar aktivisht për sensibilizimin e opinionit botëror për të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.
Profesor Cana ka publikuar shumë punime shkencore nga historia, dhe po ashtu është njohur me shkrime publicistike. Varrimi i profesor Canës bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë. (INA)
***
Përkujtohet dhe varroset Zekeria Cana
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mbajt mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Zekeria Cana. Rreth orës 14:00 funerali i Prof. Dr Zekeria Canës është përcjell për në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Nga Alfred Beka - Express
Familjarët dhe kolegët e profesor Zekeria Canës, në mbledhjen komemorative që u mbajt me rastin e vdekjes së tij, e vlerësuan lartë kontributin e tij dhënë historiografisë shqiptare dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia.
Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, theksoi se ngushëllimi më i madh në këto qaste të vështira të ndarjes mbetet fakti se profesori do të vazhdojë të jetojë nëpërmjet veprës së tij shkencore dhe respektit tonë për të. Ai e çmoi kontributin e profesor Canës dhënë historiografisë shqiptare, duke e konsideruar si një figurë të shumanshme.
Ndërkaq, akademik Pajazit Nushi, duke folur në emër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, tha se profesor Zekeria Cana në vitet e nëntëdhjeta të dy dekadave të shekullit 20, qe bërë simbol i rezistencës ndaj dhunës, përndjekjeve, tmerreve dhe vrasjeve shqiptare.
“Dita e ndarjes prej tij është ditë pikëllimi jo vetëm e familjes, e farefisnisë, e shokëve dhe e miqve, por është ditë pikëllimi i gjithë atyre që dinë ç’është dinjiteti i njerëzor dhe mbrojtja me çdo kusht e këtij dinjiteti”, tha Nushi.
Kush ishte Prof. Dr. Zekeria Cana?
Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”.
Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.
Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”, duke u bërë model se si punohet dhe si mbrohet një disertacion shkencor e cilësor.
Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj.
Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çetës.
Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shif bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar.
Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohen, studimet e Dr.Canës, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim.
Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.
Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar.
Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellim një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth mjaft çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912.
Dr.Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Dr.Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Ngushëllimet e mia familjes, miqëve dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës.U prehtë në paqe!
Rrebele- Moderator
- Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Ndahet nga jeta dr.Zekeria Cana, studiues i shquar shkencor | |
Besim Abazi Zëri i Amerikës 11-01-2009 |
Dr.Zekeria Cana |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
In Memoriam: Vdes Zekeria Cana
January 11, 2009 by Ulqini
Kategoria : Rajoni / Region
Leave a comment
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, historiani dhe veprimtari i njohur për të drejtat e njeriut, Zekeria Cana.
Profesor Cana është shquar për vlerat e larta profesionale dhe si hulumtues shkencor i periudhës më të re historike. Ai ka publikuar një sërë punimesh shkencore nga lëmi i historisë.
Ai ka qenë shumë aktiv për veprimtarinë e tij patriotike për çlirimin e vendit, ndërsa do të mbahet mend sidomos për kontributin që ka dhënë në kohën e pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Varrimi i profesor Canës do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës.

Ndërroi jetë historiani Zekeria Cana Ka vdekur në moshën 75 vjeçare, historiani Zekeria Cana. Cana njihet edhe si një veprimtar i shquar për çështjen kombëtare. Ai ka marrë pjesë në shumë ngjarje historike duke kontribuar për zgjidhen e çështjes shqiptare në Kosovë e më gjerë - ndërsa do të mbahet mend sidomos për kontributin që ka dhënë në kohën e pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës. /ktv/telegrafi/ Postuar: 3:56 / 11 Janar '09 | RSS Komente Para 1 ditëve: Ngushellime per te gjithe ata q e deshen Profesorin e nderuar veqanerisht per zonjen Resmije. rimysss-man utd: Para 1 ditëve: te qoft i leht dheu i Kosoves burrr i madh..nder burrat te rrall qe ka patur ky vend....burrrrr...trim...bujar...besnik....All-llahu inshallah e ka mshiru me Xhennetin e tij te BUKUR valoni: Para 1 ditëve: gjithmone do te perkujtojme i nderuar profesor,ti ke qene,dhe do te mbetesh gjithmone i dashur per te gjithe,ngushellime per familjen Cana abedini: Para 1 ditëve: si duket janari qenka muaji me rende per ne shqiptaret.sepse po na vdesin burrat me te mire te kosoves,kesaj radhe e paska pase renin burri i madh i kombit profesori i nderuar ,zoteri zekeria cana.mirepo ai nuk do te vdese kurre sepse veprat e ti do te jetojne perjete.familjes cana ngushellimet e perzemerta.krenohuni me kete burre qe e pati kosova .I LEHTE I QOFTE DHEU I KOSOVES qe aq shume punoj per kete kosove profesori. BD: Para 1 ditëve: R.I.P floriani: Para 1 ditëve: kudo qe ishe i pranishem na rrezotoje nje shprese se nje dite dote dalim prej katrahure.taman ishe nje plak si thone me hijeshu konakun. driton rexhepi: Para 1 ditëve: Qeverija e Kosoves marre qe nuk u perkujdesenme shume per et njeri sa e patum. ilir: Para 1 ditëve: u prefsh ne paqe etj. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
E Shtune, 10 Janar 2009 21:06 | |
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, historiani dhe veprimtari i njohur për të drejtat e njeriut, Zekeria Cana. Profesor Cana është shquar për vlerat e larta profesionale dhe si hulumtues shkencor i periudhës më të re historike. Ai ka publikuar një sërë punimesh shkencore nga lëmi i historisë. Ai ka qenë shumë aktiv për veprimtarinë e tij patriotike për çlirimin e vendit, ndërsa do të mbahet mend sidomos për kontributin që ka dhënë në kohën e pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Varrimi i profesor Canës do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Varroset Prof. Zekeria Cana
11.01.2009
Pas nje akademie përkujtimore, profesor Zekeria Cana është varrosur sot në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Dje, në moshën 75-vjeçare historiani dhe veprimtari i njohur kosovar për të drejtat e njeriut, Zekeria Cana, ndërroi jetë. Profesor Cana është shquar për hulumtime shkencore për periudhen më të re të historisë dhe ka të publikuara disa punime shkencore nga kjo fushë.
Profesori Cana njihet në Kosove dhe për aktivitetin e vazhdueshëm për të drejtat e njeriut gjatë periudhës së sundimit të Kosovës nga diktatori Millosheviq, si dhe për kontributin e tij për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Evropa e Lirë

Ne Prishtine,nderron jete Profesor Zekeria Cana,
Sot,ne moshen 75 vjecare ka nderruar jete prof.dr.Zekeria Cana.Prof.Cana ishte nje nga historianet me te cmuar te Kosoves,akademik dhe veprimtar i madh i ceshtjes shqiptare.
Ne lemine e profesionit te tij si historian,cmohej si nje pend e shquar,objektiv dhe kritik, ne trajtimin e temave te medha te historise kombetare.
Nder shume breza studentesh qe ka mesuar profesori,ka gezuar epitetin e nje rilindasi te madh te epokes se formimit dhe rritjes se idese se shqiptarizmes ne Kosove.
Per ata qe e kane njohur,ai do te jete nje nga ata burra qe vlene te kujtohen per jete te jeteve.
I perjeteshem kjofte kujtimi per kete burr te madh e mesues te dashur te kombit tone !
Forumi shqiptar

Kryeministri Hashim Thaçi me rastin e vdekjes së historianit, Zekerija Cana, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cana | ||||||||
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Vdes Zekerija Cana
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, historiani dhe veprimtari i njohur për të drejtat e njeriut, Zekerija Cana.
Profesor Cana është shquar për vlerat e larta profesionale dhe si hulumtues shkencor i periudhës më të re historike. Ai ka publikuar një sërë punimesh shkencore nga lëmi i historisë.
Ai ka qenë shumë aktiv për veprimtarinë e tij patriotike për çlirimin e vendit, ndërsa do të mbahet mend sidomos për kontributin që ka dhënë në kohën e pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Varrimi i profesor Canës do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës.
Forumi katolik shqiptar
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Përcillet për në banesën e fundit, historiani e atdhetari i shquar, dr. Zekeria Cana
12-01-2009 / Gazeta 55
Homazh
Dje në Prishtinë me nderime të mëdha u varros historiani dhe veprimtari i njohur Zekeria Cana, i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 75-vjeçare në Prishtinë. Gjatë ditës qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të profesor Canës në Institutin albanologjik në Prishtinë. Homazhe bëri edhe kryetari i Republikës Fatmir Sejdiu, i cili familjen e të ndjerit e ngushëlloi edhe nëpërmjet një telegrami, sikurse edhe kryeministri Hashim Thaçi. Më rastin e vdekjes së akademikut Zekeria Cana, dje në Institutin Albanologjik u mbajt mbledhja komemorative dhe u bënë homazhe në nderim të historianit dhe mbrojtësit të devotshëm të lirive dhe të drejtave të njeriut, Zekeria Cana. Homazhe bëri, dhe në librin e zisë u nënshkrua edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Sejdiu dhe Thaçi dërgojnë telegrame ngushëllimi familjes Cana/Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, z. Zekeria Cana. Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse historiani Zekeria Cana, në kohët më të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, u dallua me angazhimin e pashtershëm për pajtimin qytetar e kombëtar, si dhe për qëndresën tonë të përgjithshme ndaj rrezikut për zhbërje, që na kanosej si popull në dekadën e fundit të shekullit XX. Në vitet e lirisë, ai i përkrahu fuqishëm përpjekjet e institucioneve të Kosovës për forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Fjala e tij gjithmonë na nxiti e na dha vetëbesim në kauzën sublime të bërjes së Kosovës shtet sovran e të pavarur. Gjithë jeta e tij ishte luftë për lirinë e Kosovës. Prandaj, duke e çmuar lart ndihmesën e tij në procesin e gjatë të arritjes së lirisë e të pavarësisë së vendit tonë, jemi të bindur se virtytet e Zekeria Canës do të kujtohen dhe do të nderohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Zekeria Canën!”. Edhe kryeministri Hashim Thaçi me rastin e vdekjes së historianit, Zekeria Cana, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cana. Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi thuhet: “E nderuara familje Cana, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e historianit Zekeria Cana”.
Paradite në mbledhjen komemorative, të mbajtur në Institutin Albanologjik, jetën dhe veprën e Zekeria Canës përkujtoi akademik Pajazit Nushi. “Është ndër të rrallët intelektualë të guximshëm dhe trim, që në çastet më të vështira të historisë së zhvillimit të shqiptarëve ka gjet pore, ka gjet vend, ka gjet kohë për t’u vënë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Dita e pikëllimit të tij, është dita e pikëllimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi Nushi. Duke shtuar se Zekeria Cana do të mbahet në mend edhe si studiues i mirëfilltë i historisë kombëtare, që me shkrimet tija dhe me veprat e tija shkencore ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimit e mendimit shkencor të historisë kombëtare shqiptare”, ka thënë me këtë rast Pajazit Nushi. Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”. Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”, duke u bërë model se si punohet dhe si mbrohet një disertacion shkencor e cilësor. Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj. Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çettës. Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shif bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar. Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohen, studimet e Dr.Canës, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim. Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar. Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellim një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth mjaft çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912. Dr.Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Dr.Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor....

LDD - Dega në Suedi: Telegram ngushëllimi
Hysen Ibrahimi, kryetar.
E nderuara Familje Cana,
Për historianin, atdhetarin, pajtimtarin e gjaqeve, udhërrëfyesin e Pavarësisë së Kosovës, nuk duhen shumë fjalë sepse veprat e profesor Canës do të mbesin prore në kujtesen tonë.
Njerëzit si Profesor Cana janë vërtetë patriot me vepra e ato vepra kurrë nuk do t’i harrojë rinia kosovare e gjithëshqiptare.
E nderuara familje Cana,
Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta në emër të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë Dega në Suedi dhe të antarësisë së gjërë të sajë.
Hysen Ibrahimi, kryetar.
2009-01-11
Stockholm -Suedi
Stockholm -Suedi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Kryeredaktor Bledi Kasmi |
|
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Dr.Zekiria Cana per Mithat Frasherin
Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti
nga BEQIR SINA, Nju Jork
Cana : "Te vone jemi prane ketij varri-faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit qe shkeqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike - te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore dhe te pasluftes."
"Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York : U futem brenda nje teritori si te zymte, te varrezave, ku mbreteronte heshtja dhe ankthi i "ngjyrosur" i gjithi ne gri te himte . Nje korridor i gjate pllakash perkujtimore qe hapej andej e kendej para nesh, si shkalle - shkalle, pa krye. Nga te dyja anet e korridoreve te ketyre pllakave te mermerta dhe te bronxeta, skalitur me emrat e atyre qe kishin vdekur, veshtronim te gjenim varrin e nje patrioti te madh shqiptar. Ne shikonim me verejtje tabelat e tyre, ndersa varrin e Mitah'at Frasherit, e kishim pasur mu parasyve. Une interesohesha te shikoja emra te tjere shqiptaresh, ndersa profesor Zekeria Cana, me kishte kapur prej krahu, dhe thoshte ne murmeritje: " Kurre ne jeten time nuk kame perjetuar ndonjehere, emocione te tilla". Siç dukej ky nderim, qe Cana, do t'i bente ketij kolosi te patriotizmit shqiptare, a thua se do t'a çlironte ate te nga te gjitha ato emocionet qe i ka sjell vete jeta ketij njeriu te madh.
E ndersa une dhe kolegu im - Dalip Greca, shkrepim foto-aparatet, te pikelluar dhe duke medituar ne kembe prane varrit te Mit'hat Frasherit, qendrojne Niko Kirka, Genc Leka, Pellumb Kulla, Orhan Kostreci, Skender Shkreli, Sinan Kamberi, Xhaferr Krasniqi, Muhamet Omari, Zija Lepenica, Feti Rexhepi.
Profesor Zekeria Cana, mbasi vendos nje tuf me lule te fresketa, dhe e lemon me ngadal ate pllak ku eshte skalitur emri i Mit'hat Frasherit, lexone edhe nje leter perkujtimore.
Profesor Cana , tha se: "Te vone jemi prane ketij varri-faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit, qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike - te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore, dhe te pasluftes. Nje strumbullar, qe me vullnet te çelnikte e ngulm te madh, urti e mençuri, ka pershkuar udhen me gjemba per te hapur shtigje te reja qe çojne ne qafen e malit. Eshte Lumo Skendua, ai qe ka lene gjurme te pashlyera ne historine dhe kulturen e kombit ne te gjtha rrafshet ku ka shkelur - si erudit, enciklopedist dhe poliglot.
Sot, perkulemi me epitet dhe respekt te madh perpara varrit te nje udherrefyesi shpirtndritur, sherbetari te devotshem dhe gjithnje besnik te shqiptarise, protagonisti te dite e netshem te historise, ngadhenjyesi dhe humbesi te madh. Jemi ketu jo vetem per te nderuar kete burre te madh te botes shqiptare por edhe per te marre mesimin e historise. Ku qene baballaret tane te ndritur ku jemi ne, sa jemi dhe ç'jemi sot. Mithat Frasheri thithi gjirin e dy nenave - ne Janine dhe ne Prishtine. Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti.
E keshtu me pase oratoret kerkuan qe figura te tilla me prominente te historise sone, ne Amerike, te perbaltosura dhe te lena ne harrese nga rregjimi anti-shqiptare i Tiranes, te nderohen e kujtohen me pjetete te medha - duke i dhene vendin e meritat qe kane ne histrorine kombetare.
BOTA SOT

MEDALIM- Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008
Re: Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
Homazh për Prof.Zekeria Canën
15-01-2009 / Nga Prof. Dr. Jusuf Bajraktari
Edhe pse kohëve të fundit, prof. Zekeria Cana, nuk ndihej mirë nga shëndeti, ne sikur nuk dëshironim të pajtoheshim me atë që ai e kishte parandier si profet - vdekjen. Megjithatë, në orën 17:15 të 10 janarit të këtij viti në Qendrën Klinike të Prishtinës pushoi së rrahuri zemra e tij duke lënë të hapur pavdekësinë e veprës së tij të madhe.
Zekeria Cana është një emër i veçantë në plejadën e figurave të merituara intelektuale të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe më gjerë. Ky emër është sinonim i një intelektuali të kalibrit të lartë, i njeriut të guximshëm, të vrullshëm e të vendosur për të thënë kurdoherë hapur mendimin e tij pa hezituar kurrë edhe atëherë kur ishte e ndaluar të jesh shqiptar. Ai ishte padyshim një shkencëtar i palodhshëm dhe i mprehtë i gjurmimit e hulumtimit të së vërtetës për historinë e lëvizjeve të mëdha shoqërore e politike, për rolin dhe afirmimin e figurave të njohura kombëtare. Zëri kumbues i krijimtarisë së tij kurdoherë është mirëpritur nga opinioni ynë e më gjerë jo vetëm nga qarqet intelektuale e të specializuara por edhe nga opinioni i shumtë lexues me të cilin profesori komunikonte me besnikëri deri në ditët e fundit të jetës. Mund të thuhet me plotë të drejtë se edhe me këtë drejtim Cana mbetet një nga kampionet e mendimit intelektual që bashkëjetoi me rrjedhat e kohës dhe është ekzemplarë unikat i korrespondencës së pandërprerë me njerëzit e tij të shumët e besnikë.
Prandaj, sot të gjithë ne jemi më të varfër për një pendë të mprehtë, për një mendimtar të shquar, për një zë fisnik e kurioz që nuk dinte për kompromise.
Megjithatë profesor Cana na la një trashëgimi të begatë shkencore e humane të kaluarës tonë e cila padyshim është një bazë e fortë argumentuese për studiuesit e tashëm e të ardhëm. Kjo trashëgimi përmblidhet në 14 vepra monografike, në dhjetëra e dhjetëra studime shkencore të publikuara në revistat e specializuara e në shtypin e ditës dhe po ashtu një numër të madh vështrimesh, recensionesh, kritikash, fejtonesh dhe artikujsh të angazhuar për probleme historike, shoqërore e politike në për të cilat ka kaluar Kosova dhe shoqëria shqiptare përgjithësisht. Në gjithë veprimtarinë intelektuale, shkencore, humanitare dhe përgjithësisht shoqërore e politike te profesor Cana shquhet sensi i tij i hollë i profesionalizmit të mirëfilltë, për akribinë dhe pedanterinë, në metodologjinë e hulumtimit e të krijimtarisë shkencore dhe të ideve patriotike si pjesë e pandashme e integritetit personal ndër më produktivet që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Profesor Cana është nga ata autorë që e kuptonte dhe e ndjente më mirë se kushdo tjetër etjen e madhe të opinionit kosovarë për studimet dhe shkrimet e tij të angazhuar shkencore, duke mos hezituar që të kapet e të përballet me të gjitha vështirësitë dhe pengesat e dala në rrugë për sendërtimin e synimeve dhe ideve të shumta që kishte.
Zekeria Cana bashkë me Anton Çetën do të mbesin sinonim i pajtimit kombëtar dhe ekzemplarë i veçantë të urtësisë dhe shqiptarizmës. Mungesa e personalitetit të tij në auditorët, revistat, gazetat dhe publikimet tona, për shumë kohë, do të jetë një zbrazësi e madhe në Kosovë.
Ndoshta është koincidencë po vdekja e mori, në janar, në muajin e shuarjes së intelektualëve e veprimtarëve të devotshëm, tash më të njohur, të lirisë e të pavarësisë së Kosovës. Mund të jetë janar, shkurt apo mars, po bora është këtu, në tokën tonë, e bardhë si shpirti i këtyre burrave të mëdhenj. Në këtë bardhësi janari u shua ky vullkan, u ndal ky uragan i pa kompromis i historisë dhe çështjes sonë për të mbetur në përjetësinë e botës shqiptare.
Sot nuk më duket aspak e habitshme edhe trajtimi i pamjaftueshëm si nga institucionet shtetërore të Kosovës, e në veçanti ato kompetente si MASHT, ashtu edhe nga mediat kosovare sidomos për lajmin e vdekjes së profesor Canës, sepse si të djeshmit edhe të sotmit kur nuk trillojnë, akuzojnë e zhurmojnë kundër tij atëherë heshtin për këtë njeri që i sfidoi të gjitha e të gjithë ata që nuk munden ta trembin, lëkundin as konvertojnë për interesa meskine e pazare të ditës.
Zoti e bekoftë profesor Canën.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi