Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kufiri detar, ja testi që vërteton “dhurimin”!

Shko poshtë

Kufiri detar, ja testi që vërteton “dhurimin”! Empty Kufiri detar, ja testi që vërteton “dhurimin”!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 04, 2009 1:28 am

Kufiri detar, ja testi që vërteton “dhurimin”!


Nga Prof.Asc.Dr. Myslim Pashaj

Në një analizë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Prof.Asc.Dr Myslim Pashaj sjell argumente të reja që përforcojnë konkluzionin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar cënon rëndë sovranitetin tonë territorial. Argumenti ku Pashaj kapet fort për të përforcuar konkluzionin në fjalë, është pikërisht koncepti i proporcionalitetit që përdoret si test për barazinë e brigjeve të dy shteteve nga vija kufitare. Ky test trajton, raportin e ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental (sipërfaqes ujore detare) krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve. Duke e aplikuar këtë test, në rastin e marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar, Pashaj arrin në konkluzionin se Shqipëria për 1 km bregdet përfiton 10.2 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë, ndërkohë që Greqia për 1 km bregdet përfiton 17.9 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë. Pra sikundër shihet nga kjo marrëveshje, Shqipëria del e humbur. Në hapje të analizës së tij, Prof.Asc.Dr. Myslim Pashaj i referohet një sërë rastesh të praktikës botërore në procesin e ndarjes së kufirit detar mes shteteve të ndryshme, të cilat përdorin testin e barazisë për të verifikuar nëse nga përcaktimi i vijës ndarëse në det, raporti i ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve, është apo jo i barabartë.

Në diskutime është hedhur në mënyrë vijimore argumenti i vijës mesore, si “parimi i Baraslargësisë”. Ky është një parim i rëndësishëm në procese të ndarjes së kufijve detarë, por që në fakt eklipsohet, nga ndryshimet që iu bënë UNCLOS në vitin 1982. Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit shtetëror ndërmjet dy shteteve”. Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi ajo çonte në pabarazi. Diskutime të shumta u bënë, por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982-it, ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtrat-deti Kontinental = Continental Shelf) të Konventës dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin shtetëror). Ja ç’thotë neni 74 i UNCLOS: “Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në Zgjidhje të BARABARTE (EQUITABLE SOLUTION)”. Po kështu edhe neni 83, paragrafi i parë, përdor të njëjtën gjuhë. Pse është futur ky nocion (Nocioni i BARAZISË)? Ky nocion është futur pikërisht sepse mesorja, nëse merret verbërisht çon në pabarazi. Vetë koncepti i barazisë (Equity) bazohet në atë që është e drejtë, e ndershme, e barabartë. Ky është elementi final i çdo procesi ndarjeje detare. Sidomos kjo bëhet shumë e rëndësishme në rastin e veçantë shqiptar, kur përballë ka bashkësi ujdhesash të vogla (shkëmbinj etj),(arkipelagun e ujdhesave joniane) që ndikojnë në këtë ndarje. Kjo ka bërë, që mesorja ka çuar në pabarazi. Si test për BARAZINË përdoret koncepti i PROPORCIONALITETIT = PËRPJESTUESHMËRISË. Ky test trajton raportin e ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental (sipërfaqes ujore detare) krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve. Ky test është përdorur gjerësisht nga Gjykata Ndërkombëtare për gjykime të çështjeve të Ndarjes së Kufijve Detarë. Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën, ku Gjykata vendosi spostimin e kufirit në favor të Libisë. Por, raste të tjera kur ky test është përdorur janë pa fund në negociata dhe në gjykatë. I tillë ka qenë rasti i Ukrainës me Rumaninë. Ky test është përdorur gjerësisht si argument nga Turqia, për çështjen e Detit Egje me Greqinë, ku edhe ata përballen me arkipelagun e ujdhesave Egjeane të Greqisë. Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua delimitimi midis Guinea-Guinea Bissau, Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë, sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore. Po kështu, në rastin e delimitimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar proporcionalitetin e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977, për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë.
Shqipëri-Greqi dhe testi i PROPORCIONALITETIT, PSE JEMI TË PABARABARTË (shih tabelat)
Ky test është kryer edhe në matje të drejtpërdrejta në harta detare dhe topografike, që solli disa rezultate të përafërta. Ndërkaq, më vonë trajtimi u bë në mënyrë dixhitale duke numerizuar hartën ku u kryen matjet. Koordinatat kanë qenë ato që janë publikuar në mediumet shqiptare, të cilat janë shndërruar nga ËGS 84 në Sistemin Koordinativ të vitit 1942, Projeksionin Gauss-Kryger. Në këtë rast “margin error” (gabimi i lejuar ) është i papërfillshëm. Ky është edhe kontrolli i zgjidhjes së problemit dhe ku shqiptarët shikojnë se si në këtë Marrëveshje, ata kanë dalë të humbur. Asnjë reagim nuk ka nga shteti ynë.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=68308


https://apps.facebook.com/causes/posts/334577
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi