Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku: Në shërbim të djalit

Shko poshtë

Dibran Demaku: Në shërbim të djalit Empty Dibran Demaku: Në shërbim të djalit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 06, 2009 2:15 am



Dibran Demaku: Në shërbim të djalit U1_DibranDemakuNË SHËRBIM TË DJALLIT !

Nga Dibran Demaku

Për afro dy shekujsh Serbia me programe të ndryshme shtetërore dhe akademike është munduar që kombin shqiptar ta dëbojë nga trojet e veta shekullore.Është munduar që këtë komb ta zhduk,ta zhbëjë me të vetmin qëllim që të zgjërohet në trojet e kombit shqiptar.Le të na kujtohen me këtë rast vetëm dy elaboratet e dy akademikëve serbë:Elaborati i Vaso Çubrilloviqit dhe Ivo Andriqit.Në këto dy elaborate i bëhet thirrje qeverisë dhe shtetit të Serbisë se pa dëbimin apo zhbërjen e kombit shqiptar nga harta e Ballkanit,për qeverinë dhe shtetin serb nuk do të ketë qetësi.Në elaboratet e tyre shpjegohet deri në imtësitë më të vogla se si duhet të veprojë qeveria dhe shteti serb ndaj kombit shqiptar.Si fillim ata do të duhej që nëpërmes presioneve të ndryshme ta detyronin kombin shqiptar që të shpërngulej nga trojet e veta shekullore dhe të shkonte nga të donte, pasi sipas tyre në trojet e ballkanit ai nuk do të kishte perspektivë.Ndërkaq atë pjesë të popullësisë shqiptare që do të ishte më kokëfortë i bëhej thirrje qeverisë dhe shtetit serb,që pa as më të voglën mëshirë të vritej.Dhe pjesa tjetër e mbetur e kombit shqiptar,ajo pjesë që do të ishte lojale ndaj shtetit serb dhe qeverisë serbe të lejohej të jetonte në trojet e veta nën Serbi dhe atë vetëm si bujkërob dhe hyzmeqarë të kombit dhe shtetit serb.
Dihet tashmë historikisht se si dhe në çfarë rrethanash u shpall Shteti i pavarur shqiptar.Shteti shovenist serb,kur nuk pati sukses në pengimin e shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptar,u kujdes që të gllabëronte sa më shumë të toka shqiptare nën sundimin e vet.Ai nga trungu shqiptar arriti që te shkëpuste Kosovën dhe treva të tjera shqiptare që ende edhe sot e kësaj dite ndodhen nën sundimin serb.maqedan.malazez etj.Dhe e tërë kjo e përkrahur edhe nga fuqitë kryesore europiane të fillimit të shekullit që lam pas.U deshtën përpjekje titanike të shqiptarëve të Kosovës dhe në Luftën çlirimtare të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës,me ndihmen edhe të aleatëve perendimorë që Kosova njeherë e përgjithmonë të shkëputej nga sundimi barbar serb.Me lirinë e Kosovës(që ndodhi në vitin e fundit të shekullit që lam pas) sado –kudo perendimi i përmirësoi gabimet që kishte bërë në fillim të atij shekulli.
Por qeveria dhe shteti serb(tash kur e ka të qartë se Kosovën e ka humbur njëherë e përgjithmonë) ka filluar që kombin shqiptar ta gërryej edhe atë nga brënda.Duke e parë se me luftëra nuk pati sukses tash ka filluar që kombin shqiptar ta tëhollojë dhe atë sa të jetë e mundur me martesa shqiptaro-serbe.Dhe sipas programit serb që sa m ë shumë femra shqiptare të martohen me meshkuj serb.Ka formuar agjensi të ndryshme në qytete të Serbisë ( e fatkeqësisht edhe në veriun e Shqipërisë nën hundën e qeverisë dhe të shtetit shqiptar) agjensi që mirren me martesat e të rinjëve serb me femra shqiptare!Kështuqë femrat shqiptare të lindin fëmijë serb(sic!).Dhe fatkeqësisht të rejat shqiptare ( e bashkë me to edhe prindërit e tyre) nuk janë në gjendje ta kuptojnë hilen serbe.Në të gjitha këto martesa(sipas televizioneve të ndryshme shqiptare prirë nga televizioni Top-Chane) shikuesi do të mund të vërejë se në këto lloj martesash femra është shqiptare,ndërkaq mashkulli serb! Në asnjërën prej këtyre martesave nuk ka (dhe nuk do të ketë ) të rinj shqiptar që martohen me ndonjë serbe!Sepse siç e cekëm edhe më lartë të gjitha këto martesa bëhen sipas planit serb.E plani serb në këtë rast është që kombin shqiptar ta nënshtrojë nëpërmes të këtyre martesave,që në një afat më të gjatë mos të dihet se ku janë trojet shqiptare.Themi kështu sepse të gjithë fëmijët e lindur nga këto martesa do të regjistrohen si fëmijë serbë!Ndërkaq absurdi edhe më i madh i gjithë kësaj loje të ndyer serbe është edhe ajo kur i dëgjon të rejat shqiptare të deklarojnë se janë të lumtura që martohen me të rinjët serbë.Me të rinj dyzetvjeqarë që kann mbetur pa u martuar nëpër fshatra të humbura serbe,sepse atje nuk shkojnë vajzat serbe( e tashmë as ato ukrainase që martoheshin me këta serbë aty diku nga fundi i shekullit të kaluar)!
Për të qenë absurdi edhe më i madh i gjithë kësaj maskarade kontributin e vetë të madh e japin edhe televizionet e ndryshme shqiptare!(sic)!
Ditë më parë televizioni Top-Chanell në emisionin e vet dokumentar-Exskluzive dha një emision të tillë që bënte fjalë për këto martesa shqiptaro serbe.Dhe të gjitha të rejat ishin shqiptere,ndërkaq të rinjët(mbi dyzetvjeqarë serb).Për të qenë ironia edhe më e madhe tash këta dhëndurë serbë nuk ishin nga fshatrat e humbura të Serbisë,por pikërisht nga veriu i Kosovës(aty ku janë grumbulluar shumica e serbëve pas çlirimit të Kosovës)!Dhe emisioni dhe televizioni në fjalë u bënte jehonë këtyre martesave të themi të çoroditura.Lind pyetja që në këtë çast është më se domosdoshme:Kujt i shërben ky televizion?!Përgjigja më e shkurtër dhe me e drejtë përdrejtë do të ishte:Top-Chanelli i shërben djallit,pra është në shërbim të vetë djallit.Themi kështu sepse t`i bësh jehonë një dukurie të tillë kur nga lufta në mes të Serbisë dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti) nuk ka kaluar vetëm se një decenie dhe kur plagët e kësaj lufte ende nuk janë shëruar më e vogla që mund të thuhej për këtë televizion( dhe tëtjerat që e rrahin këtë te!) është se ato i shërbejnë vetë djallit!Çështje tjetër është se si e ndiejnë vetën vetë punëtorët a e atyre televizioneve kur do të mund të përballen me të reja shqiptare të Kosovës që në luftë do të jenë dhunuar po nga këta serbë që tash me aq dashuri dhe lumturi përqafohen nga të rejat shqiptare të rrethinës së Shkodrës dhe shqipërisë veriore.Më e pakta që do të mund të thuhej për ta në këtë moment do të ishte:Ata nuk janë shqiptarë,sepse po të ishin të tillë dhe që në dejtë e tyre të rridhte gjak shqiptari,nuk do t`i bënin jehonë kësaj maskarade!E njejta mund të thuhet edhe për ato të reja shqiptare që me aq dëshirë përqafojnë serbër
-kriminelë.Po e njëjta do të mund të thuhej edhe për prindërit e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi