Faruk Buzhala: ''Korridoret e Gjelbra''(Analizë)
Faqja 1 e 1
Faruk Buzhala: ''Korridoret e Gjelbra''(Analizë)
Faruk Buzhala: ''Korridoret e Gjelbra''
Një analizë e sipërfaqsishme e romanit’’Korridoret e gjelbra’’të shkrimtarit Agim Gjakova.
Që në titullin e librit pashë se autori ka probleme me shkronjat R dhe Rr.Gjithashtu edhe fjala gjelbra duhet të jetë gjelbërta!Mendimi im është se shkrimtari nuk është aq naiv sa të mos i dijë dhe dallojë këto.Ky këtë e ka bërë me qëllim.Titulli i librit sipas mendimit tim është çelësi për ta hapur derën e kohës për të cilën shkrimtari shkruan.Një kohë kur censurohej gjithçka,mbi të gjithat:censuroheshin njerëzit.Së pari gjindeshin viktimat, të shumtën studentët që veçoheshin sadopak nga të tjerët me botëkuptimet e tyre për jetën dhe ardhmërinë,pastaj hetoheshin – spiunoheshin dhe vëzhgoheshin.Gjurmohej në gjithçka që kishte të bënte me ta.Kërkohej shkak edhe aty ku nuk kishte,vetëm e vetëm për ti izoluar nga rrethi si njerëz të rrezikshëm që shqetësojnë mjedisin shoqëror.Këtë fat e kanë edhe dy personazhet kryesore të romanit:Arsa dhe Ylli.
Ngjarja e romanit rrëfehet në vetën e parë! apo të tretë! këtë më së miri e di vetë shkrimtari i cili tërë këtë e bën në formë të raportit,d.m.th. e tërë ngjarja raportohet nga një agjent sigurimi te eprori i tij i cili është daja i personazhit kryesor – Arsës.Raportohet për një lidhje dashurore mes dy të rinjëve studentë.Arsa është e përcjellur dhe e vëzhguar tërë kohën nga njerëzit e dajës së saj.Poashtu edhe i dashuri i saj Ylli.Marëdhëniet e këtyre dy të rinjëve si dhe ditari i Arsës hetohen nga sigurimi sekret.Kjo mënyrë rrëfimi e bën lexuesin që të jetë spektator apo bashkëpjesëmarrës i hetimit.Autori fort mirë e përshkruan ngjarjen, të rrëfyer nga personazhi i tij anonim i cili është spiun i sigurimit.Fillon izolimi i tyre nga rrethi i njerëzve të afërm.Plasohen lloj lloj thashethëmash rreth Arsës dhe Yllit,duke ndikuar në marëdhëniet e tyre dashurore.Daja i Arsës që është kreator i tërë zhvillimit të rrjedhave,mundohet me çdo mjet dhe mënyrë që ta ndërpresë lidhjen e saj me Yllin.Fillon beteja që do të jetë e fortë,e vrazhdë dhe e pamëshirshme,nga njëra anë për ti bindur(Arsa dhe Ylli) të gjithë se kishin të drejtë në dashurinë e tyre,dhe nga ana tjetër për ti bindur(drejtori sigurimit sekret shtetëror) se dashuria e tyre ishte e ndaluar.Projekti i Yllit ‘’Korridoret e gjelbra’’pasi pranohet në byronë e projektimit si projekt i realizuar,pas ndërhyrjes së ministrisë së punëve të brendshme – anulohet.Këtu pëson goditja e parë dhe e madhe që e tronditë Yllin.Pasojnë edhe goditje të tjera duke e bërë dashurinë e dy të rinjëve edhe më këmbëngulëse.Arratisja e tyre është vetëm protestë e heshtur e kohës dhe gjeneratës së asaj kohe.Ndërhyrja e shtetit në marëdhëniet dashurore të dy të rinjëve bëhet si shkas i dështimit të një sistemi totalitar që mundohet ta ndrydhë frymimin e rinisë.Në këtë rast këtu nuk ka asgjë të ekzagjeruar.Shkrimtari këtë e përshkruan shumë bukur në roman.Raportimi i agjentit të sigurimit përfundon me gjetjen e Yllit dhe Arsës te vendi i tyre i preferuar – në kalanë e vjetër.Gjendja e tyre dhe pozita ,i tronditë të gjithë.I marrin dhe i dërgojnë në spital.Mjekët çuditen se si organizmat e tyre ishin kthyer në qenie kryengritëse që nuk pranojnë ndërhyrjen e botës së jashtme.Kjo pra ishte ‘’pika e ekzistencës’’ së dy të rinjëve që hynë thellë në vetminë e tyre duke ikur nga rrethi i tyre!?
Në fund të raportit përmbyllës,agjenti i shkruan drejtorit të tij,po e citoj:’’Pasi u mendova gjatë,kuptova se ne nuk do të jemi në gjendje të shkatërrojmë e të shuajmë kurrë atë ‘’pikën e ekzistencës’’ së tyre.
Ju lutem më shkarkoni nga kjo detyrë!
Për fund dua të shtoj se te ne – në shoqërinë tonë, është i pranishëm ende ky fenomen,vetëm se në mënyrë dhe formë paksa më ndryshe.Ende vëzhgohen të dashuruarit.Ende hetohet dashuria! Kush i frikësohet kësaj,unë nuk e di!
Nëse ju e dini,ju lutem ma thuani.
- 6 nëntor 2009/e premte -
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faruk Buzhala: Ndëshkimi
» Faruk Buzhala: I paftuari
» Faruk Buzhala: Dimri
» Faruk Buzhala: Robëria
» Faruk Buzhala: Skarbuti
» Faruk Buzhala: I paftuari
» Faruk Buzhala: Dimri
» Faruk Buzhala: Robëria
» Faruk Buzhala: Skarbuti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi