Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: DHEMBJE E KRENARI PËR DARDANINË

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: DHEMBJE E KRENARI PËR DARDANINË Empty Engjëll Koliqi: DHEMBJE E KRENARI PËR DARDANINË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2009 2:23 am

Engjëll Koliqi: DHEMBJE E KRENARI PËR DARDANINË N1567621193_2912

Engjëll Koliqi: DHEMBJE E KRENARI PËR DARDANINË


1.
Seç më dhemb kjo zemër
-
Toka ime që quhet Dardani
Është zvogëluar shumëfish
Duke u tkurrur
Vit pas viti
E shekull pas shekulli
Dhe ka ndërruar krejtësisht formën

2.
Kemi pasur dikur
Edhe mbretër për perandoritë
Shumë të urtë
Shumë të mençur
Shumë të shenjtë
Si:
Shën Konstantinin e Shën Niketë Dardanin
Kurse sot
Në shekullin e fundit
Toka dardane vetëm njëherë na u mbulua me rreze
Vetëm kur lindi Gonxhe Bojaxhiun
Të famshmën e të shenjtën Nënën Tereze

3.
Na kanë prerë e na kanë vrarë
Armiqë ngjyrash të ndryshme:
Perandori Romake
Perandoria Otomane
Serbia e Parë
Serbia e Dytë
Serbia e Tretë
Shumë klane sllavo-orthodokse
Kanë lodruar e gjithçka kanë provuar
Mbi tokën time
Që sot ende loton
E gjak pikon
Nën njëmijenjë eksperimente
Të feve e të rendeve të ndryshme botërore ...

4.
Bëjnë gara
Persona të ndryshëm dhe grupe
Kush po vjedh më shumë
Kush po pi më shumë
Djersë të përgjakura të popullit fisnik të asaj toke
Dikush në emër të Zotit
Duke përdorur kartën fetare
Dikush në emër të ideologjive të ndryshme
Dikush në emër të integrimeve
Dikush...

5.
Megjithëse të vjedhur
Të grabitur e të rraskapitur
Njerëzit e gjorë të tokës dardane
Autorët i “nderojnë”
Dhe i “falënderojnë”
Duke mos pasur tjetër mundësi
Të shpëtojnë së paku diçka
Nga të mbeturat
Në tokën e shenjtë dardane

6.
Jemi ende
Medet
Nën mëshirën e të tjerëve
Për të ruajtur qenësinë tonë
Për të ruajtur pak histori
Në të shenjtën tokë dardane

7.
Në tokën time të shenjtë
Medet
Ende shihen gara të fëlliqta:
Kush po gënjen
E kush po vjedh më shumë
-
Gara më e rrezikshme
Është ajo:
Kush po jeton mirë
Dhe me standard të lartë
Kurrë pa punuar

8.
E keqja tjetër
N’atë tokë të shentjë
Vazhdon të jetë fakti
Se të gjithë janë të mençur
Se secili di më shumë se të tjerët
-
Të gjithë janë të rendit të parë

9.
Tjetër garë e rreztikshme
Medet vazhdon të jetë
Lufta për pushtet
-
Shumë mendojnë
Se me marrjen e kolltukut qeveritar
Ka fituar gjithçka
Dhe kështu vazhdon gara
Në rrjepjen e lëkurës së popullit të shkretë
-
Zot na shpëto nga qeveritarët e këqinj!

10.
Ndjemi krenarë
Dhe fitimtarë
Ne fara dardane
Brenda e jashtë Kosovës
-
Edhepse shumë të vogël
Tashmë kermi shtetin tonë
Dhe lusim Zotin
Së shpejti të bëhemi zotshpie në shtëpinë tonë
-
Rroftë sot e deri në amshim
Shteti i Kosovës!

11.
Jemi krenarë
Dhe fitimtarë
Ne
Kemi shpëtuar një pikë të historisë
Le ta ruajmë
E mirë ta kultivojmë
Tokën e bekuar të Dardanisë
Në shumë shekuj
Deri në amshim

12.
Në asnjë çast nuk guxojmë të harrojmë
Jemi stërnipër
Të Shën Konstantinit e të Shën Niketë Dardanit
Jemi nipër
Të Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbe
Jemi bij të bekuar
Të Shën Terezes – Gonxhe Bojaxhiut
Jemi krenarë ne
Dhe shumë të privilegjuar
Jemi nipër
E bij të bekuar të shenjtërve
Ne
Bijtë legjitimë
Të tokës së shjenjtë dardane

13.
Dardania jonë
Tokë joshëse perandorishë
Tokë lutjesh e mrekullishë
Urojmë që
Të bëhet e njohur në botën mbarë
Faktor vendimtar
I paqes dhe i lumturisë

14.
Në tokën time të lashtë
Edhe sot kemi
Shumë njerëz të mirë e të urtë
Aktorë të vërtetë të djersës
Kreatorë dhe kultivues të paqes e të besnikërisë
Kultivues të traditave të shenjta
Shembuj tipikë të dashurisë
Garlate (Lecco), 14 gusht 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi