Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria (IV)
Faqja 1 e 1
Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria (IV)
More Naim Shqipëria (IV)
Perënditë pellazge në vargjet e Naimit
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti.
Naim Frashëri
Nga Kujtim Mateli
I. Zoti
Vepra e Naimit “Bagëti e bujqësi” është një nga veprat më të frymëzuara të letërsisë shqiptare. Ajo është një vepër e përkryer dhe duket sikur nuk i mungon asgjë. Aty i ke të gjitha. Aty është atdheu për të cilin krenohemi, aty është natyra me të gjitha bukuritë e saj deri në përsosmëri, aty janë njerëzit me të gjitha virtytet që kërkon raca njerëzore. Poeti komunikon me atdheun e vet dhe nga ky komunikim janë arritur vargje që janë perla të letërsisë shqiptare. Vargje të tilla, që janë një thesar i vërtetë, nuk do të ishin arritur, nëse Naimi nuk do të kishte të shkrirë në vetëdijën e tij besimin tek Zoti. Është ky besim që i jep poetit forcë dhe vargut hijeshi. Atdheu shenjtërohet dhe merr ngjyrat më të bukura që ka krijuar natyra në planetin Tokë. Zoti është krijuesi i gjithësisë dhe, sipas poetit, çdo gjë e ka bërë në funksion të njeriut. Tomorri është mali i Zotit. Zoti i Tomorrit u adhurua që nga koha e krijimit të tij nga pellazgët dhe deri në ditët e sotme nga të gjithë njerëzit. Ai është parë si pjesë e qenësishme e jetës së tyre. Zoti dodonas pellazgjik ka qenë një dritë në jetën e njeriut dhe ashtu si bima që nuk mund të kuptohet që të jetojë dhe të lulëzojë pa dritën e diellit, ashtu dhe jeta e njeriut nuk mund të kuptohej pa dritën e Zotit. Drita e diellit për natyrën dhe drita e Zotit për njeriun kanë qenë elementët më të rëndësishëm në jetën e pellazgut.
Që të kuptosh Zotin pellazgjik duhet të kuptosh përpjekjet e të parëve tanë për të njohur botën që e rrethonte, por edhe rregullat dhe ligjësitë që vepronin në këtë botë.
Duke dashur të depërtojë në fenomet e natyrës dhe të jetës shoqërore, pellazgu e kuptoi se përveç përpjekjeve të tij, diçka tjetër përtej qënies së tij e ndihmonte për të arritur atë që dëshironte. Kjo ndihmë i vinte së pari nga hapësira qiellore. Pellazgu identifikoi Diellin si trupin qiellor më të rëndësishëm i cili bënte të mundur egzistencën e jetës në tokë. Në ato kohra kur njerëzimi ishte në foshnjërinë e tij, njeriu nuk mund ta dinte se ai Diell kishte ekzistuar me miliona vjet para tij dhe po kështu me miliona do të ekzistonte dhe mbas tij. Njerëzimi i ngjante asaj foshnjës së vogël që pyet për të ditur çdo gjë. Po ajo foshnja e vogël me emrin pellazg shfaqi gjenialitetin e saj në atë shkallë sa që edhe sot na mrekullon me atë që shoqëria pellazgjike i dha njerëzimit jo vetëm në atë mijëvjeçar, por ajo dritë rrezaton edhe sot . Ky ishte adhurimi që ai krijoi për atë që i siguronte ekzistencën e jetës së tij, por edhe vazhdimësinë e tij në brezat e mëvonshëm. Pellazgu nuk mund të adhuronte diçka që nuk ia kapte syri dhe mendja. Syri i tij identifikoi Diellin si burimin e jetës në Tokë. Mendja i tha: po, ai është Zoti yt. Nëse Ai nuk do të ekzistojë, jeta në Tokë do të shuhet përgjithmonë. Njeriu dhe Toka nuk ka Zot tjetër veç atij Dielli. Ndaj për gjërat më të shtrenjta që ke betohu sot dhe në jetë të jetëve: Për atë Diell.
Pellazgu e dëgjoi arësyen dhe njohu Diellin si Zotin e tij. Pa ato rreze nuk mund të rriteshin bimët dhe të jepnin prodhime që do të ishin ushqim për të. Pa atë rrezen e tij, Toka do të ishte hiçgjë. Po edhe ai vetë nuk do të jetonte pa dritën dhe rrezet e diellit. Kështu lindi adhurimi për Tokën dhe për Diellin. Duke e përfytyruar çiftin Diell-Tokë në modelin e jetës së njeriut arritën në konkluzione të arësyeshme për shkallën e shoqërisë njerëzore të periudhës pellazgjike. Nga bashkimi burrë-grua lindënin fëmijët. Nga bashkëveprimi diell(rrezet e diellit)- tokë lindëte bota bimore. Por ai e kuptonte fare mirë se edhe bota shtazore dhe vetë njeriu e kishin ekzistencën e tyre në saj të rrezeve të diellit. Kështu lindi në përfytyrimin e pellazgut dielli-at dhe toka-mëmë. Këto ishin dy perënditë e para dhe më të rëndësishme.
A është normale që Dielli të jetë kryeperëndia pellazge, Zoti pellazg? Po duhet të shkojmë në ato kohë të largëta kur njerëzit e prisnin ikjen e Diellit me drithërimë. Njerëzit i pushtonte dëshpërimi. Errësira e ftohtë e dimrit e bënte njeriun të trishtohej. Ishte koha kur njerëzit nuk e njihnin zjarrin. Perënditë u krijuan para lindjes së zjarrit. Miti thotë se ishte Prometeu ai që ua mori zjarrin perëndive. Një natë pa zjarr dhe pa dritë ishte një ankth që nuk mund të përshkruhet. Një ndryshim i pa imagjinueshëm për ditët e sotme, midis ditës dhe natës, saqë shprehja: "është si dita me natën" përdoret kur duam të shprehim një ndryshim të thellë që duhet ta ketë zanafillën në ato kohë, kur ky ndryshim përjetohej emocionalisht. Aq i madh ka qenë ky përjetim saqë Ylli mëngjezit (Afërdita) që lajmëronte ardhjen e ditës u konsiderua Perëndi dhe u adhurua nga stërgjyshërit tanë. Mëngjezi ishte pjesa më e rëndësishme e ditës. Ishin momente festive dhe njerëzit luteshin për këtë dhuratë që u vinte nga ana lindore e kupës qiellore. Ndjeheshin të lehtësuar. Ishin momente kur njeriu e fillonte ditën e re me punë dhe lutej që ta mbaronte atë para perëndimit të Diellit. Pra punët fillonin dhe mbaronin me diell. Kjo ka qenë Koha e Diellit dhe kjo periudhë vazhdon ende derisa njerëzit betohen edhe sot e kësaj dite me shprehjen:"Për atë Diell".
Në këtë mënyrë njeriu filloi dalngadalë të mendojë se kishte lindur një periudhë e re në jetën njerëzore. Ishte periudha e njohjes së natyrës nga njeriu. Po shumë fenomene natyrore për të mbeteshin të pashpjegueshme. Disa përsëriteshin periodikisht, po kishte dhe të tjera që nuk përsëriteshin. Ndaj në perëndim të Diellit njerëzit i kapte një ankth i vërtetë. Do të kthehej ai përsëri? Pas ikjes së tij vetëm errësirë e ftohtë i priste. Ky trup qiellor i zjarrtë, u personifikua si një qënie e gjallë, që i gëzonte njerëzit në ardhje dhe i hidhëronte në ikje. U dukej sikur largohej edhe ai të pushonte diku dhe kthehej për ta në fillim të ditës. Ikte në mbrëmje për nevojat e tij dhe kthehej në mëngjez për të plotësuar nevojat e njerëzve. Kjo marrëdhënie midis njerëzve dhe Diellit mori përmasa njerëzore dhe njerëzit tregonin se Dielli lodhej shumë gjatë ditës nga rruga e gjatë, kurse në mbrëmje shkonte në shtëpinë e tij që ishte diku mbrapa maleve, andej nga perëndonte Dielli në mbrëmje. Që nga kohët pellazgjike ka ardhur deri në ditët tona shprehja:"Erdhi si e ëma e Diellit." Po pse përdoret kjo shprehje edhe sot? Miti nathotë: ’’E ëma e Diellit banonte diku në perëndim. Punonte gjithë ditë dhe lodhej nga punët e shumta. Në mbrëmje, kur Dielli kthehej për në shtëpi, gjithçka duhej të ishte gati, për t`i shërbyer sa më mirë, se herët në mëngjez, Dielli nisej përsëri për rrugë të gjatë. Sapo dielli hynte në hapësirat e mbretërisë së tij, lihej çdo punë dhe shkohej me vrap për t`i shërbyer. Në këtë ngutje për t`u gjendur pranë Diellit, ishte dhe e ëma e tij, e cila vraponte për t`u gjendur pranë djalit të saj. Po ajo ishte e rreptë dhe nuk lejonte të mbetej mangut asgjë. Shtrohej për të ngrënë e uritur.” Kjo shprehje përdorej kur një njeri vinte i lodhur dhe kërkonte me ngut bukë, mbasi nga punët e shumta të ditës nuk kishte patur kohë as për të ngrënë.Kështu Dielli nuk mungonte asnjëherë dhe njerëzve u dukej sikur vinte rregullisht për ta. Bënte gjithë atë rrugë kupës qiellore që të ishte i pranishëm pranë njerëzve, për të plotësuar nevojat e tyre. Ndaj duhet të mblidheshin diku dhe ta falënderonin për gjithçka që ai bënte. Kështu lindi diku në hapësirën pellazgjike institucioni i parë ku njerëzit shkonin dhe luteshin për atë që u jepte Dielli jetëdhënës. Sigurisht që ky rit u përhap në të gjithë këtë hapësirë me kalimin e kohës. Institucioni që rrezatoi më shumë në të gjithë hapësirën pellazgjike ka qenë Dodona. Ajo u bë faltore e Zotit dhe mashështia e saj do të kapërcejë dhe shumë mijëvjeçarë të tjerë në të ardhmen. Aty u përpunua e plotë dokrina fetare mbi besimin. Tek ajo faltore, pellazgët e mençuar dhe të urtë sa vetë mençuria dhe urtësia njerëzore, zbuluan Zotin e Vërtetë, Krijuesin e Gjithësisë, që edhe vetë Diellit i kishte dhënë flakë edhe rreze.
Me zgjerimin e njohurive lindën dhe perënditë e tjera që përfaqësonin elemente të rëndësishëm të planetit Tokë apo dhe të jetës shoqërore. Kështu, këto perëndi, ashtu si dhe njerëzit në tokë do të kishin një perëndi që do të qëndronte mbi të tjerat. Ky do të ishte Zeusi dhe që për nga rëndësia qëndronte mbi gjithçka dhe që në ditët tona ne i themi Zot. Me kalimin e kohës ndodhi ajo që në letërsi shkrimtarët dhe poetit për t`i dhënë një rëndësi më të madhe shprehëse fjalës së tyre përdorin atë figurë letrare që quhet personifikim. Kështu objekte të ndryshme marrin tipare njerëzore dhe poeti bisedon me to sikur të ishin qenie njerëzore. Kështu ndodhi dhe me perënditë. Ato u personifikuan duke marrë fytyrën njerëzore dhe njëkohësisht tipare njerëzore të botës së tij shpirtërore. Ndaj, përveç hapësirës qiellore që e kanë seli të tyre, mendja njerëzore do t`u gjente edhe këtu një vend, që do të shenjtërohej nga prania e tyre. Dhe vende më të përshtatshme sigurisht që do të ishin malet, ato male që prekeshin rrallë ose aspak nga këmba e njeriut. Dhe mal më të përshtatshëm se sa Tomorri nuk mund të gjeje në hapësirën pellazgjike. Atje ua vendosën selinë të parët tanë dhe asaj selie i kënduan brezat që shkuan bashkë me Naimin, i këndojnë brezat e sotëm, do t`i këndojnë brezat që vijnë. Atje banon dhe sot e kësaj dite Zoti ynë pellazgjik, që na admiron dhe e admirojmë deri në kufijtë që ndjen qenia njerëzore. Atje në mal të Tomorrit banon Zoti ynë i zbuluar nga mendja gjeniale e të parëve tanë, atje është shpirti i tyre, i formësuar në tipare hynjore që ndjek me vëmendje ardhmërinë tonë, por edhe ne, përmes mjegullnajës së kohrave, duam të shkojmë deri atje ku të parët tanë krijuan një mrekulli, që njerëzimi edhe pse krijoi besime të tjera, nuk i është afruar modelit të përsosmërisë që krijuan të parët tanë për Zotin.
Tek pasardhësit e pellazgëve deri në ditët tona Zeusi u shenjtërua aq shumë sa mund të thuhet se adhurimi për Të në ditët e sotme nuk bie më poshtë se adhurimi pellazgjik. Ka po atë seli që në krijimin e tij, atje në malin e Tomorrit. Ndjenja e fesë pellazgjike është e gjallë tek shqiptarët edhe në ditët e sotme. Kjo tregon se të parët tanë, duke filluar nga pellazgët e deri më sot, parësor kanë patur Zotin, Atë Zotin pellazg që e zbuluan me fantazinë dhe mençurinë e tyre dhe që ndriçuan dhe popuj të tjerë. Pellazgët qenë të parët që kuptuan se nuk ishin njerëzit që e krijuan botën, por njeriu e gjeti atë të krijuar. Kështu që përtej vetvetes Dikush duhej adhuruar. Adhurimi shkonte për Atë që bënte të mundur ekzistencën e jetës njerëzore, për Atë që krijonte kushtet që jeta në tokë të vazhdonte pa ndërprerje. Adhuruesi i tij ishte fuqiplotë në tokë dhe në qiell. Ndërsa hapësirën qiellore ia la sipas dëshirës së tij, në tokë e vendosi në malin e Tomorrit. Ky ishte Zoti i tij për të cilin u betua se do ta adhuronte në jetë të jetëve.
Sistemi adhurimit është sistemi që e bën zot njeriun. Adhurimi shkon për Atë që të thotë mendja dhe zemra, pa patur frikë se mos bën ndonjë gabim.
Dhe të parët tanë adhuruan atë që mendja e tyre kolektive u thoshte se duhej adhuruar, derisa ekzistencën e kishin në sajë të tyre.
Për Naimin, Zoti është udhërrëfyesi i veprimtarisë së njerëzve mbi Tokë. Poeti e quan"Deti i pa anë i mirësisë" Mirësia ishte tipar i Zotit pellazg që në mijëvjeçarë u ka qëndruar afër njerëzve, prej tij kanë pritur që t`u falte atyre dhe brezave që vinin urtësinë, butësine, miqësinë, dashurinë dhe vëllazërinë. Nuk ka gjë më të bukur kur këto virtyte që e lartësojnë njeriun vijnë nga një fuqi hyjnore që është e dashur me njerëzit, pjesë e jetës së tyre.Të parët tanë këto virtyte kaq të arrira që i kishin kultivuar mes tyre në mijëvjeçarë dëshironin që ato të mos ishin vetëm pjesë e natyrës së tyre njerëzore, tipare të një populli që e do njëri-tjetrin dhe sakrifikohet për njeri-tjetrin. Të parët tanë dëshironin që këto tipare të arrira për njerëzinë të kishin ardhur prej Zotit. Ai ishte mëshirim i gjithçkaje të përsosur. Çdo gjë mbante vulën e tij dhe njerëzit ndjenin nderim për Zotin e tyre. Në këtë frymë popullore do t`i drejtohej poeti Zotit që rrinte në mal të Tomorrit. Prej tij le të zbritnin si dhuratë këto tipare që e zbukurojnë njeriun. Po poeti nuk mbaron këtu. I drejtohet përsëri që jetën mbi Tokë ta bëjë sa më të lehtë. Sheshet të kenë më tepër bar, pyjet më tepër gjethe, reja të ketë shi, të ketë gjithçka që e bën sa më të lehtë jetën e njeriut. Natyra të jetë sa më e bukur, sa më e këndëshme për njerëzit. Kështu trëndelina të ketë më tepër aromë, trëndafili dhe manushaqja t`i japin gëzim dhe hare jetës së njeriut me aromën dhe bukurinë e tyre. Poeti do t`i drejtohet përsëri që t`i japë kallirit bukë, jo vetëm për njerëzit, po që dhe miza të ketë pjesë, zogu ngrënie, bilbili të ketë zë. Pemët të mbushen plot me fruta dhe bagëtia të kenë bekimin e Tij. Kështu i drejtohet Naimi Zotit të tij ashtu siç i ishin drejtuar paraardhësit e tij në mijëvjeçarë:
“ Zot'i madh e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës son' i dha shpresë.”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi