Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Hena e jetes!-poezi-nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Hena e jetes!-poezi-nga-Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Hena e jetes!-poezi-nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2009 2:58 am

Monda Korca: Hena e jetes!-poezi-nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699
Monda Korca: Hena e jetes!-poezi-nga-Raimonda Moisiu


Ti ende atehere s’vije brisk ne fytyre
Dhe mua turp me vinte, dhe fshija gjoksin tim
Kur u pame nder sy, dhe fort shternguam duart
Ne klasen e matures, kur ishim ne pushim

Buzet e tua me zjarr kerkuan buzet e mia
Po u trembem te dy …ne qeme ne mature
Ra zilja edhe klasa po vinte …ate puthje
Ne enderr sa e pame…ne jete s’e pame kurr

Te nesermen nen bange gjeta ca lulebliri
Dhe nje poezi shkruajtur me shkrim te dritheruar
Une nisa mos t e te flisja…ti vetem psheretije
Keshtu …keshtu dhe naten e shenjte te matures

Kaluan kaqe vite , kaq ujra sec kaluan
Jeta krej t pa meshire te dyve na perplasi
Nje nate ballperballe u ndeshem qe te dy
Te thinjur qeme, te lodhur, o shoku im I klases

Ti serish …oh…po skuqeshe dhe s’e nxirrje nje fjale
Dhe hena lart veshtronte e bukur si perri
Une befas ty te putha ndersa ti rrije shtangur
Ne buze te peshperita “Eja bejme dashuri!”

Kaq deshe edhe ti…shperthyem si dy gonxhe
dhe kontrollin e humben te cmendur ate ore
“oh, sa shume te kam dashur ,,,sa nete te kam enderruar”
me thoje, ndersa qiellin e shtate preknim me dore

dhe qeme thinjur te dy, dhe qeme lodhur te dy
ti ishe bere baba, e une qesh bere nene
kushdo po t e na shihte do te na kishte mallkuar
… Dikush pergjerohej per ne – kjo zemerbardha hene
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi