Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Kastrati: Kur ti shkon

Shko poshtë

Genc Kastrati: Kur ti shkon Empty Genc Kastrati: Kur ti shkon

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2009 5:12 am

Genc Kastrati: Kur ti shkon N1121072899_3713
Genc Kastrati: Kur ti shkon

Kur ti shkon dhe largohesh rruges tende
kaltersia e qiellit te puthe e iken me kaltersine
une mbulohem nga nje hije reje e syte me ikin tek ti
ti rri e pambuluar e veshur je me hirin e bukurise
qe ne trupin tend dritherohet si loti i kulluar
ti ecen rruges dhe flladi yt lekunde gjethet ne drunje
ato kthejne koken nga ti dhe shikojne parakalimin tend
edhe drunjet dredhohen dhe te shikojne nga pas te dehur
e ti vazhdon largimin e sikur kembet ne toke nuk te prekin
mbi ty zgjohen engjujt qe te dashurojne nga ajeri
ti e buzeqeshur se heton qe pushton boten dhe qiellin
fluturat nisin shtegtimin e tyre pas teje fluturimthi
e nje dallandyshe rrugen ua pret ne xhelozi
te gjitha te versulen si te ftuara ne aheng dashurie
kush me pare nder to tek kembet tua do arrije
kur ti iken e dashur me ty ikin edhe zogjet,kenget dhe era
e varfer behet jeta,pas teje pervilet e iken edhe natyra.

Genc Kastrati.....11/5/2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi