Enver Bytyçi:Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!
Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!
Enver Bytyçi
Gjatë vizitës së presidentit amerikan Bill Clinton në Kosovë, kryeministri Thaçi i deklaroi atij se "Kosova dhe SHBA-të do të jetojnë në një miqësi të përhershme". Nga dita e parë e shfqajes në skenën politike e deri sa vdiq refreni i Rugovës ishte "Miqësi e përhershme e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Në Kushtetutn e vendit të drejtat e pakicave e sidomos pakicës serbe ze gati gjysmën e neneve të saj. Në kushtetutën e Kosovës të shtatorit 1990, pra në Kushtetutën e Rugovës, janë të shkruara që para 18 vitesh pikërisht ato të drejta që sot i kanë serbët në Kosovë. Kjo do të thotë se kryeministri i Kosovës dhe jo vetëm kryeministri, i referohen thuajse në githçka Presidentit Historik të Kosovës. Kjo do të thotë se Kushtetuta e "Ahtisaarit" është kopjuar nga Kushtetuta e "Rugovës". Kjo do të thotë se shteti i ri i Kosovës ka në themel parimet dhe filozofinë e Ibrahim Rugovës.
Doktrina e Ibrahim Rugovës dhe gjurmët e saj bëhen prezent gjithnjë e më shumë në shtetin e Kosovës. Madje mund të thuhet se sa më shumë kalon koha e mungesës fizike të Tij, aq më shumë ndjehet nevoja për ta pasur si busull orientuese në politikat e ndërtimit të shtetit demokratik. Ky orientim është i dukshëm në programet politike, në devizat orientuese si dhe në veprimtarinë praktike të shtetarëve të rinj pas Rugovë, pavarësisht besimit e përkatësisë politike që ata kanë. Vini re sa të përkushtuar janë kryeministri, presidenti si dhe të tjerë personalitete shtetërore e politike për të bër vizita, për të ngrënë dreka e frühstücke te pjestarët e nacionalitetit serb. Dhe kjo është mirë kështu. Ndërkohë që praktikimi i kësaj metode zë fill te filozofia e paqes së Ibrahim Rugovës, filozofi të cilën ende teorikisht disa e kundërshtojnë. Te Ai dhe mendimi Tij politik e demokratik gjendet burimi i të gjitha vendimeve, ligjeve dhe projekteve për Kosoën e sotme e të nesërme. Madje nëse ka qëlluar që të devijohet nga Rugova, atëherë kanë pasuar dështimet. Kaq fort në praktikë e në teori janë të lidhur Kosova dhe Rugova e sotme dhe ende më fort ato do të qëndrojnë në lidhje me njeri-tjetrin në të ardhmen.
Po si ndodh atëherë që ndërsa autorësia e Ibrahim Rugovës ruhet e "vidhet" vazhdimisht, ndërkohë që emri dhe personaliteti i Tij respektohen zyrtarisht kaq pak?! Arbërie Hadërgjonaj ma zgjoi edhe njëherë këtë ndjesi. Ajo ka vënë re se është e censuruar për këngën që ajo me Luan Zhegun dhe Agim Doçin kanë prodhuar për Ibrahim Rugovën. Ajo ka thënë hapur se "Televizionet kanë frikë ta emëtojnë këngën e Rugovës në ekranin e tyre". Dhe kur e thotë këtë një artiste, duket qartë se ajo nuk është e prirur të bëjë politikë. Te artistët nuk ka vend për mëri, hasmëri dhe inate politike. Kur bëjnë vërejtje artistët për diçka parimore, atëherë duhet nxjerrë përfundimi se e keqja ka hyrë deri në palcën e qenies shoqërore në Kosovë. Duke marrë shkas nga kjo, gjithkush që mendon i lirë dhe mbart principet demokratike do të shqetësohej në ekstrem: Si është e mundur që në një mënyrë tinëzare, të padukshme, të papublikuar ndonjëherë të zbatohet një skenar i till ogurzi?! Si është e mundur që në kor thuajse të gjitha mediat e Kosovës ta bllokojnë këngën e Rugovës, të heshtin për veprën e Tij legjendare e ndërkohë ta zbatojnë atë në praktikë me përpikmëri matematike?! Kush janë ato hije të zeza që kanë mundur të vrasin kaq egërsisht lirinë e shprehjes dhe të përhapin me kaq precizion censurën edhe mbi artistët, edhe mbi artin, këngën e muzikën?
Kjo pamje e errët e realitetit nuk ka prek vetëm Rugovën dhe veprën e tij të ndritshme, por po e bën shtetin e Kosovës problematik në Europë, duke e vënë në lojë të ardhmen e tij. Nuk dua të përsëris faktin se popuj të tjerë do ta kishin shpikur një MIT, çka është Ibrahim Rugova për shqiptarët, vetëm që ta shpallnin vetën "komb i qytetëruar", pa qenë kurrë i tillë. Nuk po ndalem të përsëris pse dhe sa duhet nderuar figura, emri dhe personaliteti i Ibrahim Rugovës, sepse këto i kam shkruar edhe në komente të tjera të botuara te gazeta kombëtare "Bota sot".
Por është e mjaftueshme vetëm të cek faktin sesa konfliktualë me vetveten jemi ne shqiptarët, sa të zgjuar dhe të aftë jemi ta mohojmë vetëveten e të ngjizemi pas të huajit. Ky ves i keq na ka lanë ndoshta 100 vjet prapa popujve dhe kombeve të tjerë të rajonit tonë. Por që kjo periudhë e zezë të marrë fund e të mos zgjasë më, ndoshta ka ardhur koha që të kthehemi me vendosmëri te ajo që quhet politikë dhe mendim i sinqetë, i lirë, demokratik dhe parimor. Ndshta ka ardhur koha që kur 10 herë në ditë përmendim parimet e Rugovës, të "mos e vjedhim" më atë, të mos ia fshehim autorësinë, ose së paku të mos vazhdojmë zyrarisht që ta lëmë vetëm pronë e zemrave të shqiptarëve. Ai praktikisht është pronë më së pari e qeverisë, sepse i ka lënë asaj trashëgiminë e drejtmit të shtetit. Ndaj duhet trajtuar si i tillë, ndryshe e nesërmja do ta gjykojë ashpër Prishtinën zyrtare të sotme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi