Ju paraqesim veteranët e arsimit - Tahir Z.Berisha
Faqja 1 e 1
Ju paraqesim veteranët e arsimit - Tahir Z.Berisha
Si 16 vjeçar mori pjesë aktive në LANÇ, kurse në moshën 18 vjeçare u emërua mësues në Zarbincë të Bujanovcit - Kosova Lindore. Veprimtarinë arsimore e vazhdoi si arsimtar në gjimnaz, drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe drejtor i Entit Arsimor Pedagogjik në Gjilan. Në vitin 1956, gjatë aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve u përjashtua nga mësimi si "i papërshtatshëm politikisht". Pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së A.Rankoviqit, më 1966, rehabilitohet dhe kthehet prapë në arsim ku punoi si inspektor dhe kryeinspektor i arsimit si dhe sekretar shumëvjeçar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës.
Në vitin 1986 regjimi shovenist i Millosheviqit përsëri e përjashton nga Lidhja e Luftarëve të LNÇ dhe del në pension.
Gjatë shërbimit aktiv dhe më vonë vazhdimisht është marrë me shkrime letrare e publicistike. Përveç shumë artikujve publicistikë dhe punimeve të tjera profesionale, deri më tash i ka botuar këto vepra:
- "Trojet që nuk shuhen", Prishtinë 1993/95;
- "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941-1951) dhe arsimi shqip në Kosovë", I, Prishtinë 1994;
- "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941-1951)",II, Prishtinë 1996,
- "Rrëfime në veten e parë", Prishtinë 1998 dhe
- "Shënime dhe ecejake të një refugjati nga Kosova", Londër 2001.
Në veprën e parë, "Trojet që nuk shuhen" e cila i kushtohet Vërbanit, vendlindjes së autorit, dhe Anamoravës, bëhet fjalë kryesisht për masakrat e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve në vitin 1912/13, për reformën agrare dhe kolonizimin në Kosovë si dhe padrejtësitë e tjera që iu bënë shqiptarëve gjatë kohës së Jugosllavisë monarkiste, kur shkollat dhe arsimi në gjuhën shqipe ishin rreptësisht të ndaluara.
Në dy vëllimet e librit "Emra që nuk harrohen..." janë përfshirë portretet dhe biografitë e mbi 2000 arsimtarëve të parë shqiptarë që i vunë themelet e shkollave të para shqipe në Kosovë. Ky, pra, është leksikoni i parë i këtij lloji në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndërkaq, vepra "Rrëfime në veten e parë" ka më tepër karakter autobiografik dhe trajton situatën aktuale politiko-shoqërore në Kosovë.
Vepra "Shënime dhe ecejake të një refugjati nga Kosova" dallon nga veprat e mëparshme. I filluar në formë të ditarit në Prishtinë në prag të bombardimeve të NATO-s, në mbi 300 faqe në pjesën e parë, përmban shënime nga Kosova, Maqedonia, Turqia, Anglia dhe Skocia. Në pjesën e dytë bëhet fjalë për shqiptarët në Angli (për mërgatën e mëhershme dhe refugjatët e fundit e problemet e tyre). Shtojca e veçantë përmban disa artikuj, analiza dhe intervista me personalitete të ndryshme dhe korrespondencën e autorit me shokë, miqë e të tjerë. Libri është i ilustruar me shumë fotografi, skica dhe harta.
Në dorëshkrim i ka mbetur edhe vëllimi i tretë i librit "Emra që nuk harrohen...".
Tahir Z.Berisha në pension
Dergoi:Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi