Enver Bytyçi:"Fajet" e qeverisë dhe misioni hibrid i EULEX-it
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:"Fajet" e qeverisë dhe misioni hibrid i EULEX-it
Serbët e Kosovës midis Prishtinës dhe Beogradit
"Fajet" e qeverisë dhe misioni hibrid i EULEX-it
Enver Bytyçi
Para pak ditësh analisti i shquar amerikan, Janosh Bugajski, ka rekomanduar që të mos fajësohen autoritetet e Kosovës nëse eventualisht serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Një ditë më pas, argumentin e Bugajskit e plotësoi më përpikmëri matematikore vetë sekretari i Shtetit në qeverinë e Beogradit, Oliver Ivanoviq. Ky sekretar shteti në të ashtuquajturën ministri të Serbisë për Kosovën i paralajmëronte serbët se do të kenë pasoja, nëse ata do të marrin pjesë në zgjehdhje. Shantazhi që ai bënte lidhej me ndërprerjen e financimeve, të cilat Serbia i bën për serbët në Kosovë. Këto financime për pensionet, për ushtrimin e funksioneve shtetërore e civile etj.Ivanoviq i kushtëzon me mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe bojkotin e proceseve të shtetndërtimit. Sipas tij zgjedhjet janë element themelor i shtetndërtimit dhe paralajmëron se "Serbia do të ndërpresë burimin e financimit për ata që marrin pjesë në këto zgjedhje". Madje ai tërihte vëmendjen që një pjesë e serbëve të Kosovës "nuk duhet për interesat e tyret'i bien në vështirësi serbët aty".
Duket se shqetësimi i Beogadit mosbindja e faktorit serb ndaj qeverisë serbe dhe se kjo mosbindje mund të sjellë deri te integrimi i shumicës së banorëve të pakcës serbe në jetën politiko-shtetërore të vendit. Për pasojë, Serbia do të çarmatosej nga "argumenti" i sponsorizuar me miliarda euro, për mos pranimin e shtetit të pavarur nga bashkëkombasit e tyre. Kjo çarmatosje do ta vinte atë në vështirësi në synimet e veta, që në njërën anë të përfitonte nga integrimi me BE-në e nga ana tjetër nga ndihmat ruse. Nëse qytetarët serbë të Kosovës e pranojnë rendin e ri shtetëror të të vendit, atëherë në Bruksel do të vihej te logjika e kushtëzimeve për pranimin e Serbisë në BE.
Por Janosh Bugajskit i erdhi në ndihmë edhe një lëvizje e zgjuar e kryeministrit Thaçi, i cili në shoqërinë e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Dell, vizitoi një familje serbe në Lipjan, me ç'rast inkurajoi këtë familje dhe gjitha familjet tjera të komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke thënë se këto zgjedhje janë interes jetik i të gjitha komuniteteve, në veçanti për komunitetin serb.
Kjo sjellje e qeverisë dhe institucioneve të vendit i vijnë në ndihmë argumentit të Bukgajskit se nuk duhet fajësuar institucionet e Kosovës për mospjesmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ndërkaq ato inkurajojnë vetë serbët që ta përcëptojnë realisht e praktikisht sjelljen e tyre në favor të pjesmarrjes në këto zgjedhje. Eshtë kjo arësyeja që gjithnjë e më shumë serbë janë të gatshëm të njohin institucionin e zgjedhjeve që organizohen nga ana e Prishtinës. Eshtë kjo arësyeja që subjektet politike serbe janë regjistruar për pjesmarrje në këto zgjedhje. Dhe natyrisht, që asnjë indikacion fajësimi nuk mund të vijë për qeverinë dhe instituconet e tjera të Kosovës sa i përket trajtimit të pakicës serbe.
E megjithë këtë sjellje shembullore, që i përgjigjet standardeve dhe vlerave demokratike, për të cilat janë angazhuar shqiptarët, pjesa më e madhe e serbëve vazhdon të mbetet peng i Beogradit. Kjo do të thotë që edhe më tej Serbia (jo serbët e Kosovës) është rreziku real i pavarëssë dhe sovranitetit të vendit. Tash së fundi në Mitrovicën veriore shteti serb ka filluar furnizimin me energji elektrike të pakicës serbe aty. Serbët nga një dhjetori shkëputen nga marrëdhënia e tyre me KEK-un dhe furnizohen me energji elektrike përmës Serbisë. E paguajnë ata konsumin e kësaj energji te arkat serbe si dhe do të pranojnë që uniformat serbe të koorporatës energjitike të jenë autorët e kontrollit të këtij procesi.
Dikur e tash vazhdojnë trenat dhe automjetet e Beogradit të qarkullojnë në Mitrovicë pa lejen e kurrkujt dhe demonstrojnë fuqinë e tyre antiKosovë. Serbët në veriun e Mitrovicës jo vetëm e kanë ruajtur "pavarësinë" e tyre prej Prishtinës, por pas 17 shkurtit 2008 e kanë sofistikuar dhe shtuar në proporcion gjeometrik. EULEX-i ishte shpresa e vetme e zgjidhjes së ngërçit, por mesa duket Beogradi e pranon atë vetëm në disa fusha, të cilat i interesojnë atij e jo edhe në fushat e tjera, që forcojnë sovranitetin e Kosovës, p.sh për doganat. Pritej që EULEX-i ta pakësonte praninë dhe subversionin serb në Kosovë. Në të kundërtën ai e ka shtuar atë në atë masë sa ka vënë në vështirësi edhe vetë institucionet e Kosovës. Nëse është arritur të vihet nën kontrollin e EULEX-it policia dhe gjykata, kjo është një çeshtje që edhe pa EULEX-in do të trajtohej si kompetencë e pushtetit lokal. Ndërsa doganat dhe kontrolli i kufirit, p.sh, të cilat i japin fytyrën shtetit të një vendi, nuk janë bërë pjesë e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.
Pikërisht për këto çeshtje është e nevojshme të qortohet qeveria e Kosovës. Nëse ajo nuk mund të fajësohet për mospjesmarrjen eventuale të minoritetit serb në zgjedhje, qeveria dhe institucionet e Kosovës duhen fajësuar për sjelljet tolerante ndaj ndërhyrjeve serbe në Kosovë dhe akteve të sabotazhit që Beogradi i bën kundër saj. Ajo duhet qortuar gjithashtu se mburr punën e EULEX-it, kur në të vërtetë ai nuk po e realizon misionin e tij të pavarur. Ai po kryen një mision të hibridizuar, më së shumti në favor të ambicjeve serbe në Kosovë.
Botuar në gazetën "Bota sot", datë 06.11.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi