Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga diaspora sjellin në Tiranë ‘Shtatoret e përjetësisë’

Shko poshtë

Nga diaspora sjellin në Tiranë ‘Shtatoret e përjetësisë’ Empty Nga diaspora sjellin në Tiranë ‘Shtatoret e përjetësisë’

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 10:53 pm

Nga diaspora sjellin në Tiranë ‘Shtatoret e përjetësisë’

Veprimtari e vëllezërve Gojçaj


Nga diaspora sjellin në Tiranë ‘Shtatoret e përjetësisë’ Nene%20tereza
Shtatorja e Nënës Tereze në Prishtinë e ngritur me kontributin e vëllezërve Gojçaj
Gjatë inaugurimit të shtatorës së Nenës Tereze në Prishtinë, presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për shtatoren e Nënës Tereze me fjalët: "Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar. Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës. Zoti i bekoftë SHBA-të. Zoti e bekoftë Kosovën".


Instituti Kombëtar i Diasporës, pranë Ministrisë së Jashtme dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” do të organizuan në Tiranë, promovimin e librit autobiografi me titull “Shtatoret e përjetësisë” të autorit Lekë Gojçaj. Një veprimtar i njohur ky i komunitetit shqiptarë në SHBA.
Sipas organizatorit, përveç botimit, u shfaq edhe një dokumentar për 12 shtatoret e bamirëses shqiptare Nënë Tereza, si vepër e familjes Gojçaj. Gojçaj është një veprimtar i shquar i diasporës shqiptare në SHBA dhe një prej lobistëve të mirënjohur të çështjes shqiptare në Uashington. Ai dhe familja e tij njihen për bamirësinë dhe bujarinë e spikatur, sidomos për forcimin e traditës kulturore shqiptare dhe lidhjeve të tyre me trashëgiminë me të shquar të kombit tonë.
Lekë Gojçaj është sponsor i 12 shtatoreve të Nënë Terezës të vendosura në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Po kështu, ai dhe familja e tij janë disa prej sponsorëve të mëdhenj për ngritjen e Katedrales së Nënë Terezës në Prishtinë, siç dihet një nismë personale kjo e dr. Ibrahim Rugovës.
Lekë Gojçaj ka thënë se "Kjo, ka qënë patjetër një prej ngjarjeve më të merkullueshme për të gjithë shqiptarët. Ai thotë se: " Më në fund prishtinasit, ç'do mëngjes do të përshendeten më figurën e bamirëses, me njeriun e bekuar që do t'i bekojë ata tani në jetën e tyre të përditsheme". Ai tregon me krenari me të njëtën ndjenjë me atë përshëndetje që drejtoi atë ditë me këtë rastë ish presidenti i parë i Kosovës, Rugova.
Dokument të cilin Leka e ruan edhe në origjinalin e fjalës, përshendetëse, të presidentit Rugova, ku thuhet : "Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur. Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në rrugën kryesore të kryeqytetit (Prishtinës), që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova","kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën.
Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndriçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur. Ajo "prej sot shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë monumentit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Prej, sot fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe".
"Ne ndihemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë". Shtatorja e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar.Tani Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze. Ka thënë presidenti Rugova me këtë rast, teksa ju ka shprehur atë kohë edhe mirënjohje të thellë vëllezërve Gojçaj për këtë dhuratë të bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut - Ditën e pavarësisë së Kosovës, ditë kur dhe u zbullua shtatorja e saj mu në mes të Prishtinës.
Në fund presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për shtatoren e Nënës Tereze me fjalët: "Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës. Zoti i bekoftë SHBA-të. Zoti e bekoftë Kosovën".
Megjithatë thonë vëllezërit Gojçaj, Leka dhe Pashku, ndoshta sepse ashtu siç e njohin edhe njujorkasit Nënë Terezen, " S`mund të jetë popull i vogël ai që e ka dhënë një Nanë kaq të madhe, Nënën Tereze" një thënie kjo prej Kardinal Paskal, kryetar i Konferencës Ipeshkvore Hungareze në Nju Jork, ajo tani e ka vendin pasë statujës së Lirisë në qytetin e Nju Jorkut, në njërin prej shesheve të saj, ku ta shohi e gjithë bota.
Për këtë vëllezërit Gojçaj, kanë thënë për gazetën kombëtare "Bota sot", dy vjet më parë, se duhet të punojmë më shumë, deri në vetmohim që të përballojë vështirësitë e vendosjes së saj në Nju Jork, të cilat kanë ardhur si nga administrata ndërkombëtare por edhe nga ish përfaqësuesi i misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara (Agim Nesho).
Këto vështirësi për ne, vazhdojnë të ekzistojnë ende, edhe pse kanë kaluar gati pesë vjet, qëkurse ne vendosëm që shtatorja të hijeshojë Nju Jorkun, dhe ndoshta një rrugë a një shesh të zhurmshëm i këtij qyteti madhështor, t'ju sjell herë pas herë ndërmend jetën që ka lënë pas, Nënë Tereza, veprën e saj dhe origjinën e saj shqiptare, të na mbush të gjithë neve shqiptaro-amerikanëve me krenarinë e dinjtetin tonë kombëtar." - ka thënë Lekë Gojçaj.
Beqir Sina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi