Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta Kamberi: Ankand i vetvehtes..

Shko poshtë

Teuta Kamberi: Ankand i vetvehtes.. Empty Teuta Kamberi: Ankand i vetvehtes..

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 12:21 am

Teuta Kamberi: Ankand i vetvehtes.. N1515893574_7766

Teuta Kamberi: Ankand i vetvehtes..

Erdhe..?!
nen kete kupole marrezie te kam thirrur
me krahet zgjatur litare pambarimisht qiellit..

Qenkerke TI..
qe vjen e gervisht qetine time
qe aq mundimshem shqyem ta ngre
me gure te zrazur
veshur me grimcaja nga shpirti im.

E c'te te them
kur perballe meje TI..
germezon timen heshtje
e padashur me thua
"Kush t'i rrembeu fjalezat per mua"?
E une
tek shoh qe hena e fundit
pritet ne feta e mjera e shkreta
i flas dekorit ngjyre ndryshues..
per ty
e pastaj
syte e mi te akullt
ngrihen ngadale si nje melodi
per te pare.....
ndersa ti
qeshteron qashterine tende.!

Te shoh frikur si nje puhize
e terrem te ta them
shembem te te shpjegoj
e me ne fund
e shkrova ne fytyren tende
me lapsin tim te se vertetes
"Sa keq me vjen per TY ankand i vetvehtes"....


Teuta Kamberi (Alizoti) Marre nga vellimi....i hedhur per botim ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi