Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diplomacia e brishte e Kosoves

Shko poshtë

Diplomacia e brishte e Kosoves Empty Diplomacia e brishte e Kosoves

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 3:17 am

Diplomacia e brishte e Kosoves Mypicture
Diplomacia e brishte e Kosoves



Nga Avni Dervishi

- If a state expects to be ignorant and free, in a state of civilization, it

expects what never was and never will be?.

- Nese nje shtet pret te jete injorant dhe i lire, ne boten e civilizuar, ai
pret ate qe kurre ska qene e kurre ska me qene?

Keto jane fjale qe i lexova dhe fotografova ne Washington DC, kryeqytetin e
SHBA-ve javen e kaluar ne Memorialin e ish presidentit Thomas Jefferson. Kjo
thenie e tij daton qe nga viti 1816.

Sot ne vitin 2008, kjo proverbe vlen ende. Kjo po shihet jashtezakonisht shume
ne Kosove, ku nje pjese e mire e intelektualeve te Kosoves si brenda ashtu edhe
jashte saj nuk po perdoren per te miren e Kosoves e popullit te saj.

Veton Surroi dhe Edita Tahiri jane 2 shembuj tipik. Gjate vizites time ne SHBA
edhepse isha si zyrtar i nje shteti skandinav ne Ministrine e Puneve te Jashtme
(Departamentin e Shtetit) une u takova edhe me disaporen shume aktive shqiptare
atje. Pritja qe atje kishin politikanet amerikane per ta emeruar Veton Surroin
ambasador kishte qene e madhe, por ja qe keshtu nuk u be. Surroi i perket
?partise se gabuar? per kete post.

Nje gjysem-shtet si Kosova, ku autoritetet e sotme politike vendimmarrese dmth
qeveria e presidenca, qe pa marre parasysh se cfare nuk e kritikojne vehten. Te
gjithe e dime se ne arenen nderkombetare e ate kosovare, Serbia eshte duke
korrur suksese pas suksesit. Futja ne rend dite ne Kombet e Bashkuara rreth
mosligjshemrise se shpalljes se pavaresise se Kosoves eshte nje nga keto.
Mosnjohja nga shtetet arabe nje tjeter.

Ne arenen kosovare, Serbia me sukses te madh eshte duke e crrenjosur faktorin
shqiptar ne veriun e Kosoves ku po blehen me shumice shtepite e banesat e
shqiptareve. Ku nuk ka kufi fare ne veri ne mes te Kosoves e Serbise.

- Ndersa shume kosovare po bejne cdo gje qe ta leshojne Kosoven e te vijne tek
ne, ketu ne perendim. Sipas nj raporti te fundit te SHPK-se shume shqiptare po
e vrasin vetevehten apo po tentojne ta vrasin vehten ne Kosove. Kete e dime te
gjithe, apo jo? Por ia vlen te theksohet se po nderlidhen aktivitetet
antidemokratike dmth kunder interesave te shumices se popullates ne memedheun
tone.

Sa i perket diplomacise eshte poashtu shume e ditur se per dallim nga pjesa
ekonomike, teresisht po neglizhohet pjesa intelektuale e diaspores kosovare. Ne
vend qe te evidentohet cdo njeri nga ne, qe kemi mundesi te ndikojme ne
zhvillimin e botekuptimeve te vendeve te ndryshme per Kosoven ne veqanti, e
Shqiptarine ne pergjithesi, autoritetet e Kosoves po i mbyllin syte e veshte
duke u friguar se po iu humb pozita ? (LEXO karrika). Lufta strategjike
diplomatike nuk mund te definohet e kufizohet vetem me pasivitetin e diturise
apo mosditurise te lindur nga partite politike JO. Mundi dhe deshira per te
stabilizuar, zhvillluar e forcuar Kosoven duhet te perfshije si gazetarine e
boten univerzitare boterore ashtu edhe diasporen, qe ia do te miren vendit.

Me te vertete eshte shume e veshtire te kuptohet arsyen e pritjes se qeverise e
presidences aktuale te Kosoves? Apo e keni plan te kerkoni lemoshe ne pakufi
nga nderkombetaret? Amerika e komuniteti nderkombetar kane femije edhe te
tjere, jo vetem Kosoven. Mos e harroni kete fakt.
Politikane gjumashe te Kosoves: - Zgjohuni nga gjumi partiak e bashkoni forcat
demokratike kosovare si brenda ashtu edhe jashte vendit. Dihet se LDK-ja
pothuajse ka monopol ne Punet e Jashtme permes ministrit Hyseni, por edhe ju
nga PDK-ja mos pritni e emeroni sa me shpejt zevendesministrin e Puneve te
Jashtme dhe cka eshte me rendesi per qeverine e presidencen krijoni boshtet e
aktivisteve diplomatike e intelektuale te diaspores sa me shpejt dhe
inkorporoni per forcimin e Kosoves. Ministri Hoxhaj e ka filluar kete pune me
vullnet te mire, por ju te tjeret ne pozite pse nuk po e perkrahni ate
inicijative madhore?

Populli i Kosoves meriton me shume.

Tribuna shqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi