Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Shiu dhe Rrufeja

Shko poshtë

Matilda Doka: Shiu dhe Rrufeja Empty Matilda Doka: Shiu dhe Rrufeja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 10:45 pm

Matilda Doka: Shiu dhe Rrufeja N1474183357_7559

Matilda Doka: Shiu dhe Rrufeja


Mbi syprinën e fildishtë
te shpirtit ...
rehatuar
freskuar
egzaltuar,
prej stërkalave të argjendta...
ndjeva kënaqësi të paparë,
sidomos..
kur qënia
ngrirë
prej acarit-Mërzi...
ripërtërirë
nga fenomeni-Shi.....
dukej sikur jetë falte...
dhe pse prej shiut ..
dot s`ndalte...
..........................
Mbi të shkarën
e rrufesë-përcëlluar......
vetëm
prej shiut-shuar...
rrufeja edhe më verbon
kur shkreptimën ...zhurmon
për të zgjuar
dëshira të fjetura
nga thatësira e kohës..
ku afshi
ngjasuar me shkretëtirën
fton epshin e ndezur...
për t`ia përforcuar etjes pa fund....
Rrufeja
bashkë me shiun ...
më përkëdhel
trupin që për moment
mund të ma gllabërojë
ashtu tek më sodit dinakërisht....
...mua që krejt naive
i besoj një kokteili
shi-rrufe......
aq joshës
e aq të pabesë....njekohësisht....

Në kraharorin tim ,
drejtuar të dyve
ku shkreptima depërton ..
duke u thyer në thellësinë
e mendimeve të mia...
freskuar prej një shiu
që më balancon
flakët e tyre
për t`i shpërndarë
në krismat e dashurisë
pa titull e emër...

Lagur prej tij ...
e nxehur prej rrufesë...

Qënia lind..............e lirë...
e robëruar.............vdes.



Matilda Doka: Shiu dhe Rrufeja 15445_1143307030899_1474183357_30353306_5651545_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi