Halit Bogaj: 20 Vjetori i rënes së Murit të Berlinit
Faqja 1 e 1

20 Vjetori i rënes së Murit të Berlinit
Nga Halit Bogaj
Njëzet vjet më parë ndodhi Bashkimi i dy gjermanive,njëra ndër mrekullitë më të mëdha të shekullit të shkuar e cila arriti kthesa të shumta historike në Evropë dhe Kosovë. Pra ajo ishte një ditë madhështore edhe për ne ngase krijoi parakushtet që, pas çlirimit të vendit tonë, të shembej edhe muri mes shqiptarëve që kishte qenë poaq rigoroz edhe për popullin tonë.Pas Rënies së Murit të Berlinit shihej se do të frynin erëra krejtësisht të tjera në Evropë dhe popujt do të fitonin lirinë e tyre të nëpërkëmbur nga ana e Rusisë komuniste e cila ua pinte gjakun me pambuk popujve të okupuar pas ndarjers së sferave të interesit dhe invadimit të atyre vendeve pas Luftës së dytë botërore kur Perëndimi nuk kishte akoma fuqi t’i kundërvihej’’Gogolit rus’’ përkatësisht Stalinit i cili e kishte gënjyer botën demokratike se nuk do të hynte në Poloni pas luftës.Këtë e kemi parë shumë mirë në një film dokumentar të BI-BI SI-së kur Stalini në një rast i përgjigjet ambasadorit anglez përkitazi me këtë invadim të papritur nga ana e tij/duke i thënë atij’’a mos rastësisht po na konsideroni neve budallejn’’/që do të thotë: Ne kemi hyrë në Poloni para jush/..Lufta për liri nga shtypja ruse ishte provuar më herët edhe nga Hungaria/1956/dhe 12 vjet më vonë edhe në Çeki kur pas interevenimit të tankseve ruse dhe shkeljes së popullit nga ana e tyre, idealisti dhe patrioti i paparë, Jan Pallah e kishte djegur veten me benzin në Sheshin’’Vacllavske namesti’’, duke i treguar mbarë botës se çka bënte njeriu për lirinë e vendit të tij dhe duke mbetur shembulli më tipik i rezistencës dhe mënyrës së shprehjes së saj nga një student aq atdhetar, i cili në ato vite ishte bërë simbol i lirisë dhe i rinisë liridashëse botërore. Kësaj ngjarjeje aq të rënëdsishme ia kushtoi një poezi edhe Ismail Kadare , për ta shprehur pezmin e vetë rinor dhe intelektual.Pikërisht kjo ngjarje dhe marrëdhëniet shumë të acaruara të Shqipërisë me Bashkimin sovjetik krijuan shkakun që ajo të ikte definitivisht nga Pakti i Varshavës i cili e kishte treguar fytyrën e vërtetë me rastin e riinvadimit të Çekisë dhe djegies së Jan Pallahut. Me këtë rast Shqipëria bëri hap tejet të guximshëm , por edhe eci gjurmëve të Stalinit që ishte një ndrydhje edhe më e madhe e shpirtit demokratik shqiptar.
Siç e dimë dhe jemi dëshmitarë të gjallë, ai që filloi ta shpartallonte definitivisht gangrenën komuniste dhe rënien e saj definitive ishte Leh Valensa me Organizatën e tij të famshme’’Solidarnost’’, e që me rastin e kremtimit të 20 vjetorit ai ishte shprehur’’Është e kotë që thuhet se Mihail Gorbaçov e rrëzoi Murin e Berlinit, ngase unë isha ai’’, e që ka shumë të vërteta në thënien e tij të famshme.Pra Leh Valensa u bë strumbullari i parë antikomunist në saje të të cilit u bënë edhe të gjitha revolucionet e tjera paqësore në Evopën Juglindore, përpos Rumanisë ku u vra diktarori Çaushesku me gruanë e tij vampiriste.Shikuar në këtë drejtim, komunizmi rus filloi t’i numëronte ditët e veta edhe në vendet e tjera të okupura/Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Jugosllavia e pas Titos/në të cilën erdhi në pushtet satrapi i vogël ballkanik i cili me veprimet e tij të paduruara i shtyri republikat tjera dhe sëpari Kosovën, në vetvendosje dhe ndarje definitive nga Ferri i paduruar serb, me ç’rast vendin tonë e vuri nën masa të hekurta të okupimit klasik me heqjen e autonosmisë në vitin 1989/.Pra ishin ato ditët kur edhepse ishim nën okupim na vinin shpresa të largëta për një çlirim definitiv nga ana e barbarëve sllav, gjë që ndodhi pas 10 viteve me intervenimin historik të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi..Siç shihej edhe satrapi ballkanik i kishte bërë llogaritë pa hanxhinë dhe ishte vonuar në realizimin e qëllimeve të veta drakonike, sidomos kur’’kominizmat’’binin si ‘’kullat nga letrat’’dhe vdisnin idealet e tyre të mëhershme për hegjemoni dhe pushtime të reja klasike!Dhe për të qenë ironia më e madhe, edhe pas të gjitha këtyre ngjarjeve kolosale të ndodhura në Evropën Juglindore ai akoma nuk e kishte parë se’’kah frynin erërat’’dhe çka kishte ndodhur me të gjitha ata si ai!!! Stalinisti i vogël vazhdoi ta prishte Jugosllavinë e Titos por edhe’’të vegjlit’’i dilnin boll/siç ishte Sllovenia’’e cila me mençurinë e saj u tërhoq pa shkrepur as një fishek/e më vonë edhe Kosova për të cilën Serbia u bombardua nga ana e Perëndimit!
Të gjitha lëvizjet e lartpërmendura kolosale të Evropës juglindore u bënë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe me përkrahjen perëndimore me ç’rast e mbajmë mend edhe një thënie të Zonjës së hekurtë/Margaret Theçer e cila pati thënë’’Nuk guxon të derdhet asnjë pikë gjaku në Çeki’’, /e që me të vërtetë u realizua parashikimi i saj. Nga kjo doli edhe fakti se SHBA-të më në fund e kishin parë se ishte bërë gabim i madh kur ishte ndarë Gjermania në dy pjesë dhe që disa shtete kishin mbetur në’’umbrellën komuniste’’.Por duhet falenderuar edhe Gorbaçovin dhe’’Perestrojkën’’e tij të njohur nga e cila filloi të kthehej liria e humbur e atyre popujve dhe përgatitja e shkatërrimit të Perandorisë së Kuqe sovjetike që i mbante shumë popuj të tjerë të ish Bashkimit sovjetik nën okupimin e vetë të hekurtë.Gorbaçovi ishte promotori kryesor por edhe personi që donte ta shpiente përpara edhe vetë Rusinë drejt prosperitetit dhe zhvillimit të saj të pavarur, aq më tepër pasiqë ajo kishte dalur e humbur nga lufta dhjetëvjeçare në Avganistan ku vriteshin ushtarët dhe oficerët e saj.Në këtë kontekest ishte mbushur kupa e hidhërimit edhe e vetë rusëve të cilët ishin sëmurë përbrenda shtetit të tyre dhe nuk ishin në gjendje t’i përballonin krizat e njëpasnjëshme dhe traumat e veta hegjemoniste, rezultat i të cilave ishte vetë sistemi i kalbur’’komunist’’nëpër të cilin kaluan rusët që nga Lenini e këndej.Prandaj ishte fat i madh që edhe vetë popujt ish sovjetik kishin rënë dakord që të ndaheshin të qetë dhe në mënyrë paqësore, ngase e kishin parë se çfarë luftrash të përgjakshme ishin bërë në Jugosllavinë e pas Titos, por nën udhëhqjen e një maniaku të paparë në Evropë nga Lufta e dytë e botërore, i cili përpiqej ta imitonte Hitlerin dhe teket e tij.
Në këtë drejtim duhet poetencuar edhe faktin se gjermanët duhet falenderuar, përveç amerikanëve dhe Gorbaçovin edhe Leh Valensën që ishte i pari që e shembi një sistem çnjerëzor nga vendi i tij, por i cili shërbeu edhe për të tjerët në Evropë dhe Ballkan./ku bën pjesë edhe rënia e stalinizmit të egër në Shqipëri, i cili e brente shpirtin njerëzor të pipullit tonë/, farën e të cilit e përjetoi dhe po e përjeton edhe sot një pjesë e madhe e botës/Kina, Korea e Veriut dhe Kuba./, të cilat i dënojnë me vdekje njerëzit që i kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore, siç ndodhi para pak kohëve në Kinë, kur u ekzekutuan përfaqësuesit e entitetit musliman.Ngase jemi këtu, duhet theksuar se asnjë fjalë nuk u dëgjua nga një miliard e gjysmë muslimanë të cilët duhej të protestonin kundër vendimit çnjerëzor të Kinës katile, por këtë duhet ta bëjë, si gjithmonë vetëm Amerika si paraprijëse e të drejtave dhe demokracive njerëzore.Sa i përket botës muslimane mbase vetëm harxhojmë fjalë ngase ajo qysh moti duhej të angazhohej sa më tepër për lirinë dhe Pavarësinë e Palestinës dhe pranimin e shtetit të Kosovës.Dhe për të qenë aq më keq, që disa shtete akoma flirtojnë me Serbinë fashiste!
Muri i Berlinit i kishte fyer parasëgjithash gjermanët si një popull i aftë dhe krenar duke krijuar në një anë begati të madhe/në Perëndim/dhe vuajte, trishtime dhe fukarallëk/në Lindje/.Por e tërë kjo ishte bërë edhe si dënim ndaj Hitlerit ku edhe populli ishte fajtor që i shkoi prapa atij dhe hegjemonizmit të tij të çmendur.
Dhe në fund duhet të theksojmë se bashkimi fizik i gjermanëve ishte edhe bashkim shpirtëror i shqiptarëve, ngase e dinim se dhe për ne do të vinin ditë më të mira , çfarë ndodhi me të vërteë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi