Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mijëra euro gjoba, prin PDK-ja

Shko poshtë

Mijëra euro gjoba, prin PDK-ja Empty Mijëra euro gjoba, prin PDK-ja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 3:50 am

Mijëra euro gjoba, prin PDK-ja

Mijëra euro gjoba, prin PDK-ja 1411

Ndonëse subjektet e ndryshme politike vazhdimisht kanë adresuar kritika ndaj KZAP-it, institucion i pavarur që merret me ankesat dhe parashtresat e subjekteve politike gjatë procesit zgjedhor lidhur me zbatimin e ligjit, deri në ditën e djeshme janë bërë publike 41 vendime. Musë Desku nga zyra e KZAP-it tha se rastet që paraqiten nga subjektet politike shqyrtohen pa vonesa në panelin përkatës, i cili mblidhet dy herë brenda javës dhe vlerësohet se deri tash kanë arritur ta bëjnë një punë mjaft të madhe. Në bazë të të dhënave që janë publikuar në zyrën e KZAP-it, si raste të përfunduara nga 41 parashtresat dhe ankesat e adresuara nga subjekte të ndryshme politike, vetëm në 8 prej tyre është gjetura baza e plotë e arsyeshmërisë ligjore për shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të Ligjit për zgjedhje, derisa rastet e tjera nuk kanë pasur elemente të bollshme të argumentimit të ankesës për ta bazuar atë edhe në ligj dhe në shqiptimin e masës ndëshkuese, e cila është kërkuar nga palët e ankuara. Subjekti politik i AAK-së është ndëshkuar me 3120 euro, pasi që ankesa e AKR-së është vlerësuar e arsyeshme lidhur me mbulimin e posterëve të kandidatit të AKR-së për kryetar të Prishtinës nga posterë të kandidatit të AAK-së. Me një gjobë prej 3400 eurosh është ndëshkuar edhe PDK-ja, sepse është konstatuar që kandidati i saj për kryetar komune në Kamenicë, Begzad Sinani, ka mbajtur takim zgjedhor të paautorizuar me simpatizantët e vet më 16 tetor 2009 në shkollën fillore ‘Isa Kastrati’ në Kamenicë.

Dënime për posterë
Gjobat e tjera të shqiptuara ndaj PDK-së kanë të bëjnë kryesisht në përplasjet në mes të PDK-së dhe LDK-së për çështjen e posterëve. Gjoba e dytë kundër PDK-së, po në shumën prej 4200 eurosh, është shqiptuar edhe për një shkelje tjetër, e cila është konstatuar si e argumentuar në ankesat e LDK-së në Prishtinë për mbulesën e posterëve të kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rivali i tij prej PDK-së. Edhe gjoba e tretë e PDK-së, po në shumën prej 4200 eurosh, është shqiptuar si rast i dytë i denoncuar nga LDK-ja për shkeljen e kodit të mirësjelljes nga kandidati i PDK-së ndaj rivalit të tij nga LDK-ja. Gjoba tjetër kundër PDK-së kap shumën prej 3130 eurosh për një ankesë të paraqitur nga LDK-ja, për një rast kontestues në Prizren. PDK-ja është ndëshkuar edhe me 2 200 euro për një shkelje tjetër të konstatuar në Skenderaj dhe e denoncuar po nga LDK-ja. Viktimë e LDK-së ka rënë përsëri PDK-ja për denoncimin e bërë ndaj një rasti tjetër, në thyerje të Kodit të mirësjelljes, që është konstatuar lidhur me sherrin për mbulimin e posterëve të Isa Mustafës nga aktivistët e PDK-së, po ashtu, në Prishtinë. Për këtë rast PDK-ja ka marrë një ndëshkim më të vogël në shumën prej 700 eurosh. Gjoba e deritashme ndaj PDK-së arrin shumën prej 16800 eurosh.
S. AHMETI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi