Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha per vizat: Jemi në rrugë të mbarë, opozita të vijë në Kuvend

Shko poshtë

Berisha per vizat: Jemi në rrugë të mbarë, opozita të vijë në Kuvend Empty Berisha per vizat: Jemi në rrugë të mbarë, opozita të vijë në Kuvend

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 10:55 am

Berisha per vizat: Jemi në rrugë të mbarë, opozita të vijë në Kuvend!

Ndërsa bëri një përmbledhje të procesit zgjedhor të 28 qershorit, duke nënvizuar se ky proces kurorëzoi daljen e Shqipërisë nga lista e zezë e zhvillimit të zgjedhjeve jodemokratike, kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara deputetëve të pranishëm në Kuvend se 6 muajt e dytë të këtij viti kanë qenë të mbushura me momente historike.
Kreu i qeverisë nënvizoi se gjatë tre ditëve të fundit kanë ndodhur zhvillime të mëdha për Shqipërinë, në lidhje me hapat drejt liberalizimit të vizave dhe integrimit të vendit në Unionin Europian, cka sipas Berishës ka ndezur dritën jeshile për shqiptarët.

“Gjashtë muajt e dyta të këtij viti kanë qenë muajt e mbarësisë për shqipëtarët. Në 3 ditët e fundit ka patur zhvillime të mëdha. Parlamenti Europian miratoi rezolutën që kërkon heqjen e vizave për shqiptarët menjëherë pas plotësimit të kushteve.
Dje Këshilli i Amabasadorëve të BE vendosën që kërkesën e vendit kandidat tja kalojnë për shqyrtim Këshillit të Europës ditën e hënë. Këto janë tre ditë të mëdha me zhvillime të mëdha për cdo familje shqiptare për shoqërinë shqiptare në tërësi dhe shqiptarët kudo që janë” theksoi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Berisha siguroi shqiptarët nga salla e Legjislativit se qeveria e konsideron cështje kapitale lëvizjen e lirë në vendet e Europës dhe do të plotësojë të gjitha kushtet për arritjen e standardeve të kërkuara.
“Erdha këtu për të siguruar shqiptarët së qeveria ime bashkë me ju, cështjen e heqjes së vizave e ka cështjen më kapitale. Do plotësojmë cdo kërkesë për plotësimin e standardeve , do plotësojmë cdo reformë, në mënyrë që gjatë vitit të parë të këtij mandati shqiptarët të mund të lëvizin të lirë në të gjithë Europën” deklaroi kryeministri.

Pasi ka bërë dhe një përmbledhje të situatës ekonomike në vend, duke theksuar përballimin e krizës globale, kryeministri nuk ka harruar ti bëjë sërisht thirrje opozitës të zërë vendin e saj në parlament.
Berisha nënvizoi se është e drejtë e opozitës të bëjë politikën e saj por kjo, sipas tij nuk duhet të jetë në kontrast me interesat e shqiptarëve.
Duke folur për kërkesat e PS për hapjen e kutive Berisha ka ripërsëritur zgjidhjen që i ofron opozitës për të hetuar zgjedhjet me komision parlamentar.

“Ja ku i ke karriget, krijo komision parlamentar dhe heto zgjedhjet.
Këto procese janë për të gjithë shqiptarët , PS nuk mund ta përjashtojë veten nga këto procese, opozita nuk ndërtohet kështu” u shpreh Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi