Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet me armë zjarri Hysni Ahmeti, kandidat i AAK-së për Mitrovicë

Shko poshtë

Sulmohet me armë zjarri Hysni Ahmeti, kandidat i AAK-së për Mitrovicë Empty Sulmohet me armë zjarri Hysni Ahmeti, kandidat i AAK-së për Mitrovicë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 11:10 am

Sulmohet me armë zjarri Hysni Ahmeti, kandidat i AAK-së për Mitrovicë



Kandidati i AAK-së për kryetar të Mitrovicës, Hysni Ahmeti, është sulmuar me armë zjarri nga persona tash për tash të panjohur, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Kosovës në Mitrovicë Besim Hoti.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 18.35, kur persona ende të panjohur për policinë kanë shtënë me më shumë se një plumb në drejtim të veturës së Ahmetit që ishte në lëvizje në rrugën në afërsi të varrezat ortodokse në Mitrovicë.
“Vetura e Ahmetit është sulmuar në hyrje të qytetit të Mitrovicës në afërsi të varrezave ortodokse. Asnjë njeri nuk është lënduar”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, me këtë rast janë shkaktuar dëme materiale në derën e veturës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar të dyshuar në lidhje me rastin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi