AKR-ja është partia e së ardhmes së Kosovës

AKR-ja është partia e së ardhmes së Kosovës, fati i rinisë
Tingujt e himnit të Kosovës, atij të Shqipërisë dhe tingujt e himnit më të dashur për shqiptarët atij të propozuar nga ish presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, shënuan kështu solemnitetin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet në nivelin lokal të partive në koalicion, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, që është edhe pasuese e ideologjisë rugoviane. Fishekzjarrët dhe duartrokitjet e qytetarëve, adhurues nuk pushuan asnjëherë gjatë fjalimit të liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, i cili fillimisht falënderoj qytetarët e mbledhur në shesh për të përmbyllur fushatën parazgjedhore të AKR-së dhe LDD-së, siç e quajti, ai fushatë dinjitoze dhe me vlera evropiane. “Në përmbyllje të kësaj fushate të lodhshme, por të qetë e them me krenari se jemi parti e qytetëruar e krejt Kosovës, ne jemi parti evropiane. Fushata jonë ishte fushata e mesazheve e krijimit të shpresës së lirë, për ndërtimin e Kosovës së re”, është shprehur Pacolli duke shtuar se janë parti e krijimit, e tolerancës, e paqes, kundër dhunës. “Tash është radha jonë, tash e tutje qytetarë të nderuar ju do ta bëni të mundur të qeverisim të lirë. Viti 2009 do të jetë vit i kthesës së madhe. Ju do ta mundësoni të qeverisim komunat kryesore të Kosovës dhe ne do t’i bëjmë ato shembull të qeverisjes. Ne jemi parti e fitores së sigurt, kurse ata që janë në qeverisje kanë dështuar”, tha Pacolli, duke theksuar se ata që kanë dështuar nuk kanë më çka t’i kërkojnë Kosovës sepse, ata e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën Kosovën. “Ne sot e kemi ditën tonë. Aleanca jonë me LDD-në është forca më e madhe në Prishtinë. Është akteri kryesor i bazës së fortë të shtet ndërtimit të Kosovës”, është shprehur Pacolli ndërkohë ftoi qytetarët, që të dalin të votojnë për ndryshime dhe të ardhmen e tyre. Sipas tij Aleanca me LDD-në si parti pasuese e denjë e filozofisë së presidentit dr. Ibrahim Rugova, siç e quajti Pacolli, babai i pavarësisë sonë. “AKR-ja është partia e të rinjve, e së ardhmes së Kosovës dhe Kosova është në duart e rinisë”, është shprehur Pacolli duke ftuar kështu qytetarët të dalin në votime dhe të votojnë për ndryshime për ata që duan të ndryshojnë Prishtinën dhe Kosovën. “Votoni AKR-në, votoni ndryshimin, jo vazhdimin. Mirupafshim më 16 nëntor për të festuar fitoren. Dhe për t’iu përveshur punëve për Kosovën e re që do të jetë kantier i madh i zhvillimit ekonomik!”. Kandidati për Prishtinën Vegim Gashi, gjithashtu ftoi qytetarët të votojnë për një Prishtinë ndryshe, me ujë, infrastrukturë dhe kryeqytet me vlera evropiane. Ai është shprehur optimist se do të fitojë besimin e qytetarëve të Prishtinës dhe premtoi ndryshime. “Ne kemi nevojë për një qeverisje, që i nënshtrohet ligjit dhe jo bajraktarëve. Ne kemi nevojë për një qeverisje që ju shërben qytetarëve e jo klaneve”, tha Gashi. Mimoza Kusari, kandidate për kryetare të komunës së Gjakovës, me një optimizëm për fitoren e saj në Gjakovë, i ftoi qytetarët e Prishtinës, që të votojnë për Vegim Gashin, për të qenë të sigurt në mirëqenien e tyre me standarde evropiane. Amerikani i njohur për angazhimin në çështjen e Kosovës, Janusz Bugajski, Drejtori i Qendrës Amerikane për Hulumtime Ndërkombëtare dhe Strategjike, këshilltar i liderit të AKR-së, tha se mesazhi i tij, është shumë i thjeshtë dhe i shkurtër: “Votoni për të ardhmen e Kosovës dhe inkurajoni miqtë e juaj që të votojnë së bashku me ju”. Shqipe Osmani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi