Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu (mërgimtari) është më i fortë se guri

Shko poshtë

Njeriu (mërgimtari) është më i fortë se guri Empty Njeriu (mërgimtari) është më i fortë se guri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 11:17 am

Njeriu (mërgimtari) është më i fortë se guri

Përsiatje nga diaspora

Një atmosferë dhembje, malli, vuajtje e mallëngjimi shihet në fytyrën e çdo mërgimtari. Mendimet ngrihen pandërprerë dhe orvatën ta gllabërojnë sensin tonë për një botë tjetërfare. Një lloj lemze e papërmbajtur na paraqitet shpesh dhe jeta në kurbet vazhdon. Varësisht nga shkalla e vetëdijes (mërgimtarët) dhe pritjes, lajmet janë pesimiste shumë rrallë optimiste. Mërgimtarët tanë diskutojnë për jetën, mallin, vuajtjet, asimilimin, vendlindjen, për punët e rënda që bëjnë dhe problemet tjera me të cilat ata ndeshen në mërgim. Disa gjatë bisedave flasin me mall, disa të tjerë nastalogji e dhembje (të cilat shumë shpeshë përcillen me lot). Me kalimin e kohës - viteve në fytyrat e njoma të mërgimtarëve tanë krijohen rrudha të mëdha të cilat tregojnë për jetën e rëndë që zhvillohet në kurbet. Mërgimtarët me ambicijet, dëshirat dhe ëndërrat e tyre (që shohin) në gjumë e vizitojnë vendlindjen! Vullneti dhe dëshirat e mërgimtrëve ndaj atdheut shuajnë mallin e tyre! Pra vullneti dhe dëshirat e mërgimtarëve mbeten të pa realizuara. Nëpër këtë mal ëndërrash nepër të cilin ne ecim të lodhur, të mërzitur e të rraskapitur malli ndaj vendlindjes na djeg e shkrumon. Mërgimatarët tanë vazhdimisht gjatë bisedave që zhvillojnë në mes vete ankohen për jetën, mallin, punën e rëndë, për gjendjen gjendjen tonë të mjerë, së cilës akoma s`mund t`ìa gjejmë vrimat e zeza të cilat thithin energjitë tona.
Pas çdo hidhërimi arratisemi në indiferencën tonë që prehet në mendime e biseda dhembëse. Në ato momente dalim nga banesa - jashtë, ecim trotuarëve të rrethuara me lule, (duhangjinjtë ndezin nga një cigare) disa janë frekuentues të lokaleve të ndryshme, lojërave të fatit, disa të lokaleve të natës, ku bëhet muzikë, etj. Në kohën kur mërgimtarët tanë kërkojnë të zotërojnë davaritjen e qenies sonë në kohën kur orvatemi ta qetësojmë veten-shpirtin tonë, të degdisur të mllefosur s`mund ta fshehim nervozizmin, dhembjen dhe mallin ndaj atdheut. Në ato momente ne duhet të ndalemi, të pushojmë. Floberi thoshte: " Një botë formon një tërësi ku gjithë pjesët ndikojnë njëra mbi tjetrën, si të ishin organet e të njejtit trup". Në mërgim duhet të orvatemi që ta dallojmë të mirën dhe të keqen, joshjet dhe kundërshtitë e natyrshme të rrethit ku jetojmë, pastaj t`i vësh në lëvizje. Në këtë mënyrë ne do ta kalojmë, e ndryshojmë atë që na mundon dhe na preokupon, na djeg e na shkrumon. Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale për të bërë ndryshime, mirëpo fjala e mendimi jonë janë të pavlefshme, sepse jetojmë në vendin e huaj. Mirëpo ajo çka po na brengos viteve të fundit është se kur ne kthehemi për pushime në atdhe - vendlindje, nuk respektohemi e nderohemi nga populli, e institucionet e Kosovës (edhepse shumica prej nesh kanë marrë pjesë ne mënyra të ndryshme për ta ndihmuar e çliruar atdheun tonë). Në kokën e mërgimtarit sillen me mijëra e mijëra mendime dhe ndryshime të cilat përcillen me dhembje, shqetësime e shpesh edhe me lotë. Mërgimtarët tanë kur shkojnë në vendlindje orvaten që ta shuajnë mallin, e dhembjen ndaj atdheut. Ata orvaten ta thithin krejt ajrin dhe aromën e luleve, që ta shuajnë mallin, mirëpo nuk arrijnë dot. Mërgimtarët gjatë kohës kur ndodhen në pushime (atdhe) bëjnë orvatje që ta thithin tërë ajrin dhe për ca çaste ata sikur mbushen me energji dhe fuqi, por jo ata janë të mashtruar sepse jeta e vështirë në kurbet dhe puna e rëndë që bëjnë i ka shkatërruar. Një proverb popullor thotë: Se qielli goditi gurin dhe e çau, goditi drurin dhe e thau, goditi njeriun dhe njeriu e mbau. Prandaj, edhe ne mërgimtarët të shtrënguar nga gjendja e rëndë ekonomike, politike do të bëjmë përpjekje maksimale t`a tejkalojmë këtë gjendje në këtë kohë të vështirë në të cilë po kalojmë. Nuk thuhet kot se njeriu është më i fortë se guri.
Ramiz Dërmaku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi