Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: LIRIKË ME SHI

Shko poshtë

Gjakush Tana: LIRIKË ME SHI Empty Gjakush Tana: LIRIKË ME SHI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 2:56 pm

Gjakush Tana: LIRIKË ME SHI N1289294870_7676

Gjakush Tana: LIRIKË ME SHI

Më ke trokitur në portën e ndergjegjes dhe porta e shpirtit u hap
hyre ti në zemrën time pushtove jetën me blerim
tani jetoj i blertë sa herë që kam vetmi , mall e tundim!


Marr shkronjat si zile dhe jehonë krijoj në heshtjen time mort
mblidhen gjithe lulet e pranveres, dhe krijojnë ëmbëlsi me rimë
Ti - Pranvera e shpirti tim - në largësi mall - borimë !

Më djeg - acarlargësia, pa ty , më shkretohet lirika
vetëm kur të lexoj vargun e shuaj gjithë thatësinë
fjala jote - derdhet në kërcyll të shpirtit - ia fal njomësinë !

Je bërë Darkë magjike, dhe ëndërra ime Ti
më farkon yjet e shpresës të dalin në agmi të dritës
të jehojnë frymëmarrjet në kraharorin e rritës !

Të kerkoj gjithmon në arenë - sytë të më flakrosh
mjaftë klithma dhe afsh që mbesin mëngjeseve e netëve - zi !
Eja ! Bëhu vargu i prologut në Lirikë me shi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi