Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhem Batoi Bytyçi:ANEKDOTA E UFO-ve DHE NJË LIBËR TURPI

Shko poshtë

Xhem Batoi Bytyçi:ANEKDOTA E UFO-ve DHE NJË LIBËR TURPI Empty Xhem Batoi Bytyçi:ANEKDOTA E UFO-ve DHE NJË LIBËR TURPI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 7:51 pm

ANEKDOTA E UFO-ve DHE NJË LIBËR TURPI

Xhem Batoi Bytyçi:ANEKDOTA E UFO-ve DHE NJË LIBËR TURPI 13748_101315603224905_100000393963955_35734_4504931_n

Shkruan:Xhem Batoi Bytyçi-Analist

Qeveria aktuale e Shkupit ka në tavolinë një "beg-raund" të bollshëm të mëkateve nga qeveritë e kaluara e të ushtruara ndaj shqiptarëve në këtë Republikë, për më shumë se gjysmëshekulli.Të gjitha qeveritë e Shkupit ishin në "garë" se cila do t'i shtypte e do t׳i çndërkombëtarizonte më shumë shqiptarët autoktonë në këtë vend. Si duket, ky edhe ishte "kriter" kryesor për pushtetarët në Shkup, për të matur sukseset e veta gjatë mandatit qeverisës: sa kanë arritur ta
poshtërojnë komunitetin shqiptar në këtë vend. Të gjitha këtyre
diskriminimeve dhe shkeljeve të të drejtave nacionale që ka ushtruar sistematikisht Shkupi ndaj shqiptarëve, për gjithë këtë kohë, duket se po u vjen fundi.
Ky vend, i quajtur FYROM, me 25.713 kilometra katror, akoma është i padefinuar në emërtimin e tij si shtet, si komb, si dhe me vijën e kufirit shtetëror me fqinjët. Gjatë gjithë shekullit të shkuar rreth gjysma e popullsisë në këtë vend ka qenë e njohur si bullgare, ndërsa të tjerët ishin shqiptarë. Po ashtu ekzistojnë edhe komunitete të tjera pakica, si turqit, romët, serbët, etj.
Kush ishte maqedon këtu? Pyetja ka këtë pergjigje: pra, maqedonas nuk kishte asnjëherë, përveç në antikitet në vitet
356-323, kur me vdekjen e Aleksandrit-Lekës së Madh edhe etniteti maqedonas u shua së ekzistuari.Nuk është parë më asnjë shenjë në historinë e shkruar e as në gojëdhëna për ekzistencën e ndonjë maqedonasi, për më tepër se dymijë e dyqind vjetë.Pra gjatë gjithë këtyre shekujve deri ne ditët e sotme maqedonas nuk ka patur,as si individë dhe as si shoqëri.Emërtime mund të bëhen sipas vendit ku jetojnë njerëzit tani, kjo është e mundur; por jo që ekziston ndonjë fakt për lidhje të këtyre që jetojnë tani në Fyrom, me historinë e antikitetit apo me ndonjë entitet te lashtë. FYROM-i është emërtimi pas viteve '90 të shekullit të kaluar, kur edhe ky vend u shkëput nga ndjesia federale e ish-Jugosllavisë së Titos.Disa historianë në Ballkan mbështesin idenë se maqedonasit, si dhe Leka i Madh , ishin fis Ilir. Sipas kësaj ideje do të thotë se shqiptarët edhe në Maqedoni, duke qenë autuktonë të njohur edhe historikisht, kanë më tepër mundësi që rrënjët e tyre t'i gjejnë pikërisht tek antikiteti ilir- pellazg ,e pse jo edhe maqedonas, pasi ky fis dhe shtrirjam territoriale e tij i përkiste Ilirisë.
E tronditur përpara fakteve historike shkencore që nuk e favorizojnë, qeveria e Shkupit ka ushtruar pandërprerë politika reprezaljeje ndaj shqiptarëve, duke ua mohuar të drejtat e arsimit të plotë në gjuhën amtare, pjesëmarrjen në institucionet shtetërore e publike, ndalimin e fjalës së lirë...dhe vazhdimisht është ushtruar presion politik dhe dhunë policore, ç׳ka ka bërë që mbi një e treta e shqiptarëve të largohen nga ky vend, përkohësisht apo edhe përgjithmonë.Megjithë reprezaljet që janë ushtruar ndaj tyre, përsëri shqiptarët në Fyrom janë komuniteti i dytë për nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Sipas statistikave te pavërtetuara zyrtarisht, në Fyrom-in me 2.5 milion banorë, shqiptarët përbëjnë rreth tridhjetë përqind të numrit të banorëve në këtë vend. Por përveç shtypjes që u bën, qeveria e Shkupit jep edhe statistika të pasakta në dëm të numrit të banorëve të komunitetit shqiptar në Fyrom.
Duke mos pasur bazë për identitet as nacional as shtetëror, komuniteti që pretendon të jetë shumicë, së fundi e identifikon veten si "maqedonas".Por dihet botërisht se gjatë dhjetë viteve të fundit ky komunitet, TRI herë e ka ndryshuar emërtimin për nacionalitetin e vet . Është interesante t'i dëgjosh kur njëherë thonë: jemi bullgarë; e pastaj thonë: jemi sllavë; dhe përsëri po të njëjtët thonë; jemi "maqedonas". Edhe sa do të vazhdojë ky avaz qesharak i tyre?..Është çështje kohe!
Ky komunitet i hutuar për nacionalitetin e tij, në fillim të kësaj vjeshte doli me një surprizë sa INTERESANTE aq edhe POSHTËRUESE për te gjithë që i përkasin Fyromit, e më së tepërmi për ata vet, që e bënë këtë surprizë. Për çfarë është fjala?! Këto ditë në Shkup ata nxorën një "libër" goxha të trashë dhe e quajtën "Enciklopedia Maqedonase", ndërsa bota e quajti "LIBËR TURPI". Dhe çfarë kishte brenda tij? Në të mungonin faktet shkencore, burimet historike; ndryshoheshin emra njerëzish e vendesh, data e ngjarje... Me të pavërtetat që mbante brenda nuk ishte gjë tjetër veçse një "broshurë me përralla". Por të mos harrojmë, se në këtë "broshurë" fyheshin rëndë njerëz, emra të njohur, organizata, komunitete, shtete...Kështu, shqiptarët autoktonë në këtë vend, pasardhës të ilirëve-pellazgëve, quheshin të "zbritur nga malet" dhe etiketoheshin me emra fyes...për grupet e armatosur shqiptare që në vitin 2001 vepronin në mbrojtje të vendbanimeve dhe pronave të tyre, etiketojnë vendet perëndimore si mbështetës të këtyre grupeve.Kishte edhe shumë që thuhen e s'thuhen në këtë "broshurë". Përralla të tmerrshme! Çfarë ndodhi pastaj?...Të ndeshur me realitetin e botës së civilizuar, pseudo-akademikët e Fyrom-it, ata të cilët e kishin shkruar këtë "libër turpi", pas disa ditësh, po këta, e tërhoqën nga publiku.Tani fshehtas po e shesin në tregun e zi përmes matrapazëve dhe prostitutave. Një nga vetitë e keqija të kësaj "specieje në formim" është SHPREHIJA për të vjedhur dhe për të përvetësuar; emra, identitete, figura të njohura, histori, kultura... të komuniteteve dhe popujve përreth. Nga kjo PLAÇKITJE më së tepërmi po e pësojnë shqiptarët, meqënëse janë bashkëqytetarë në të njëjtin shtet. Ja disa raste të plaçkitjes së tyre të cilat kanë mbetur në tentativë:
1.-Tentativa për ta përvetësuar emrin "maqedonas"; flamurin, historinë; ato pak të dhëna që dihen për këtë etnitet; dhe identifikimin e vetes si "pasardhës" të tyre.
2.-Tentativa per ta vjedhur Aleksandrin e Maqedonisë, i njohur si Leka i Madh, që burimet historike e nxjerrin si fisnik Ilir, e disa si grek.
3.-Tentativa për ta përvetësuar Princin shqiptar të mesjetës, Gjergj Kastriot Skënderbeun.
4.-Tentativa për ta përvetësuar humanisten botërore, bijë e prindërve shqiptarë,Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e lindur në Shkup (1910) ne qytetin më të madh shqiptar në atë kohë.




Këto katër të vërteta historike, janë aq të njohura për opinionin e gjerë, sa në tentativat për përvetësimin e tyre, kanë dështuar turpshëm përballë objektivitetit shkencorë. Në vazhdim të veprimtarive të tyre, këto "specie të padefinuara" akoma, duke mos e njohur vetveten dhe duke mos e njohur historinë e të tjerëve, për gjysmëshekulli në këtë vend, kanë rrënuar mizorisht objekte dhe dokumentacione të lashta që datojnë nga parahistoria e deri në ditët e sotme, që iu përkasin pellazgëve, ilirëve, dardanëve, shqiptarëve.
Kohëve të fundit në Shkup është rrënuar shtëpia e humanistes më të njohur në botë, shqiptares katolike - nobelistes Nënë Tereza, ku ajo lindi dhe kaloi vitet e hershme të rinisë. Ishte nje objekt i vjetër, një monument i kulturës shqiptare...Ekzistonte iniciativa e të rinjve katolikë të komunitetit shqiptar, që të restaurohej kjo shtëpi, të hynte nën mbrojtjen e UNESKOs dhe në oborrin e saj të ndërtohej një kishë katolike për nder të Nënë Terezës. Përkundër këtij realiteti, qeveria e Shkupit në përkrahje të disa fanatikëve matrapazë nga lindja, rrënoi këtë shtëpi dhe për çudi të madhe, aty po vënë themelet e një kishe të tyre. Në këte mënyrë është nëpërkëmbur emri dhe identiteti i familjes së vjetër shqiptare Bojaxhiu, e cila jeton e shpërndarë në Fyrom, Kosovë, Shqipëri dhe në botë. Është cënuar nderi i komunitetit shqiptar në këtë vend dhe kudo.Kultura e katolicizmit të hershëm të shqiptarëve në Ballkan i ka rrënjët nëpër shumë vendbanime të Fyromit të sotëm. Ato pandërprerë po sulmohen dhe zhduken. Në fillim të vjeshtës së këtij viti, qeveria e Shkupit ka kryer edhe një vepër të rëndë kriminale.Në malet e Dibrës ka djegur një Monument të shqiptarëve, Manastirin Shën Jovan Biguri me bibliotekën dhe arkivën së bashku, ku gjendeshin shënime, dokumente dhe libra të vjetra qindra vjeçare.
Themelet e tij datonin që nga viti 1020.Dëmi është i pallogaritur. Për këtë vepër të ulët vendasit, akuzuan qeverinë në pushtet të Shkupit dhe Pasko Kuzman, drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Fyrom, se fshihen pas kryerësve të këtij akti kriminal. Pseudo-akademikët, arkeologët e Fyromit, nën parullën "përvetso ose shkatërro" janë shndërruar në FALLSIFIKATORË dhe SHKATËRRUES të çdo vlere që nuk i përket "maqedonizimit" te tyre. Veprimet anti-civilizuese së bashku me "enciklopedin fallso" të tyre, nxorën në shesh një të vërtet tjetër shumë të rrezikshme; se shtypja nacionale, shkelja e të drejtave të njeriut që u bëhen shqiptarëve në këtë vend, është e paparë në ditët e sotme në Europ. Këto ditë në Vjen nga diskutimi i disa analistëve për politikën destruktive të Fyromit në Ballkan, përsa i përket raporteve të qeverisë së Fyromit me komunitetin shqiptar brenda këtij vendi, doli si rezultat, se shqiptarët në këtë vend, po diskriminohen nga një komunitet që akoma është pa emër; si komb dhe si shtet.E vetmja mundësi për ta lidhur Fyromin me etnitetin maqedonas të antikitetit ishte nje ANEKDOTË E UFO-ve, me nje ide iluzioniste brenda saj. Ja permbajtja: Këta që tentojnë të quhen "maqedonas" duhet të kene epitetin e të quajturit "ufo" të llojit të vet, që për shekuj me radhë paskan gjesdisur vërdallë nëpër astralin e ulët e gjetiu, deri nga gjysma e shekullit të kaluar. Rastësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore janë gjendur në tokë, ku kanë takuar prijësin e partizanëve, kroatin e njohur J.B.Tito. E ai u paska treguar kështu: "Këtu dikur p.e.r. ka jetuar një fis i quajtur maqedonas - dhe ju mblidhuni aty - se diku, pak më poshtë ishin "arat e livadhet" e tyre, e ju merrni ç'të gjeni, edhe pse s'ka mbetur tjetër prej tyre përveç emrit. Fundja, Ballkan i thonë këtij!.." Fabula mbaron këtu. Mundësi tjetër nuk mbetet që ky komunitet në Fyrom të "lidhet" me një etnitet antik, që është larg në një hapësirë kohe më shumë së DY MILENIUME! Qesharake, por është e vetmja ide e mundshme për t'u "besuar" dikush, në atë që ata pretendojnë. Duke mos e marrë rolin e historianëve, me qetësinë më të madhe konstatojmë se: historia është armiku më i madh i këtij "komuniteti te pa-emër". Të zhytur në një mentalitet të prapambetur për kohën, inferioriteti që tregojnë vendet fqinje ndaj tyre është i dukshëm. Nën ndikimin e këtij mentaliteti që është larg progresit dhe vlerave demokratike, politika e qeverisë së Shkupit po përligj shkeljen dhe nënçmimin e të tjerëve; të atyre që munden; e të kujt tjetër përveç shqiptarëve brenda Fyromit. Këtë verë, nga ky komunitet ngatërrestar në Ballkan, u shfaqën "Komitët", grupe të organizuara gangsterësh kriminalë, të cilët hynë nëpër oborret dhe shtëpitë e shqiptarëve në periferi të Shkupit, duke i rrahur njerëzit dhe kafshët brenda në shtepi; madje edhe gratë dhe fëmijët.Ky ishte kulmi! Ku mund të shkojë njeriu përtej shtëpisë së vet?! Tmerr, dhunë, ç'moralizim deri në infinitet...Liderët shqiptarë të Fyromit reagojnë butë në të tilla raste. Sigurisht, pasi bëhet fjalë të kesh punë me "Komitët", të cilët SHANTAZHIN dhe DHUNËN e kanë të vetmin art të tyre. Të gjitha faktet historike vërtetojnë se ky komunitet i "komitëve" në tokat e quajtura të Ilididës në Fyromin e sotëm, është vendosur në dyqind vitet e fundit, të ardhur nga Lindja dhe Azia përmes Bullgarisë dhe Turqisë, së bashku me banorë të këtyre dy vendeve. Po të jenë të vjetër me lashtësinë, nuk do të ishte e mundur që shtrirja territorjale e tyre të kufizohej vetëm brenda Fyromit, sepse jashtë Fyromit në asnjë vend fqinj apo gjetiu, nuk ka këso Fyromas apo "maqedonas" të vetquajtur. Ja disa arsye të tjera që tregojnë se janë të vonshëm në këtë vend dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me lashtësinë, sepse nje komunitet i lashtë më identitet;

-nuk do i shkelte të tjerët, nuk do i persekutonte, nuk do i diskriminonte...

-nuk do e shihte të ardhmen e tij mbi fatkeqësinë e të tjerëve,

-nuk do të kishte nevojë të ndërtonte përralla me histori të paqëna për origjinën e tij,

-nuk do të shkruante LIBER TURPI, në vend të një enciklopedie sado e varfër që do të ishte ajo,

-nuk do të shkatërronte monumentet, historinë, kulturën e komunitetit tjetër,

-nuk do të organizonte banda kriminale, për t'i sulmuar në shtëpitë e veta, fqinjët e komunitetit tjetër.

Të gjitha këto janë tipare të joidentitetit, të një komuniteti të paemër deri më tani, të ardhur së vonmi në këto anë, që sot për sot quhet Fyrom, por që nuk është emër përfundimtar. Ata tani përbëjnë shumicën e paemërtuar, pra një komunitet që idetë për t'u identifikuar si komb i gjen vetëm në "Anekdotën e ufo-ve", në plaçkitjen dhe shkatërrimin e monumenteve, historisë, kulturës...të të tjerëve.
Është fatkeqësi për këtë vend, që të përfaqësohet me një elitë që përbëhet nga një grusht fundërrinash të mbetura nga luftërat ballkanike, hajdutë qengjash, të mbledhur gjithandej përmes Detit të Zi... Cili do të jetë reagimi i Brukselit pas këtyre veprimeve të fundit të pamatura nga elita perfaqësuese e Fyromit? Komuniteti shqiptar e ka të veshtirë ta shohë veten si pjesë e një shoqërie, me njerëz të këtij morali.Kjo shoqëri po degjeneron në plaçkitje, shkatërrim, dhunë, konflikte, kundër të tjerëve. Nëse nuk bëhen ndryshime pozitive, demokratike...me këto politika diskriminuese e regresive të qeverisë së Fyromit, kultura dhe identiteti i shqiptarëve në këtë
vend mbeten edhe më tej të rrezikuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi