Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit

Shko poshtë

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Empty JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 8:21 pm

"Bilal Xhaferri është mbi-un”


JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Bilal+Xhaferri




JEHONE E LIBRIT

"URAGANI I DY METEOREVE"

te FATIME KULLIT


- “Uragani i meteorëve” ka zbrit ur mes Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Shoqërisë P.A.Çamëria, dega Elbasan. Prania e autores së këtij libri, Fatime Kulli, tashmë të mirëpritur nga rrethet letrare krijoi një atmosferë të këndshme dhe interesante që buroi nga vlerat e këtij libri. Duke qenë të mirëkuptuar në organizimin e aktiviteteve të tilla në Elbasan, drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Shoqëria P.A.Çamëria kanë promovuar librin, tashmë të njohur, ku mishërohet jeta dhe misteret e shkrimtarit disident, publicistit dhe patriotit të madh shqiptar, Bilal Xhaferri.Është hera e tretë që në Elbasan gjenia e shkrimtarit të shquar gjendet mes adhuruesve të tij, ndërkohë JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Kadar_ismail-1997+by+David+Levineqë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë asnjëherë nuk ka bërë ndonjë promovim të tillë për një shkrimtar të përmasave të mëdha, që me dinjitetin e tij u përball dhe fitoi autoritetin e shkrimtarit disident, se nuk u pajtua asnjëherë me realizmin socialist dhe me krijimtarinë e një rryme të dështuar dhe të politizuar deri në detajet më të vogla.Rreth këtyre koncepteve diskutoi edhe vetë autorja e librit “Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare, ballë për ballë” Fatime Kulli, prej së cilës mund të veçosh fjalët: “Nxora në pah disa nga misteret e jetës së Bilal Xhaferrit, të cilit iu bë edhe një persekutim i ri edhe pas 1990-ës. Veprat e Bilalit janë brilante dhe shkrimtari i madh nuk matet me numrin e veprave, por me vlerat e tyre. Një i tillë ishte Bilali”. Duke qenë e vendosur në bedenat e një kalaje, që mban brenda saj kolosët e letërsisë, Fatime Kulli, vajza që trashëgoi dhuntitë e gjyshit të saj Nustret Zane, për të qenë vetvetja në gjykimin dhe forcën e shprehjes së realitetit që përjeton, shprehet se “ kam dashur të zbuloj anën morale të Bilal Xhaferrit. Unë nuk e kontestoj Kadarenë, por dua të them se Bilal Xhaferri ishte një “mbi-un”. Vepra ime ka hapur dritën jeshile për studimin e letërsisë së Bilalit, sepse vepra e tij është një pus i thellë dhe i pashtershëm”.Mund të thuash me plot gojën, siç e cilësuan këtë fakt edhe shumë të tjerë, se “Libri i Fatime Kullit është një këmbanë alarmi, sepse historinë e shtrembërojnë, por ne nuk duhet ta lejojmë. Ajo është një këmbanë alarmi për Ministrinë e Kulturës, për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që e kanë harruar, e kanë lënë në hije vetëm e vetëm se Bilal Xhaferri nuk ishte nga Gjirokastra, por nga Çamëria e Dodonës dhe e Pirros së Epirit, nga Çamëria e bijëve të shtrenjtë që ka njohur historia.Kur ballë për ballë vendosen në një vepër dy prej shkrimtarëve që janë lakmuar më shumë nga lexuesit shqiptarë dhe të huaj, atëherë çdo fjalë ka kuptimin e vet kur flitet për padrejtësinë që u bë në emër të drejtësisë, por që solli padrejtësinë e madhe në emër të partisë që prodhonte pseudoshkrimtarë dhe flakte të tillë ata pa u lindur mirë. Me të drejtë Frederik Reshpja shprehet se: “Mermerin e badhë të Kadaresë e gërvisht çami i jashtëzakonshëm, Bilal Xhaferri”. Edhe pse Kadareja i ka pohuar gazetarit Zane në një intervistë të majit 1996 në shtëpinë botuese “Onufri” në Elbasan se “ me Bilal Xhaferrin është bërë një ndër spekulimet më të mëdha”, duke nënkuptuar në lidhje me Ismail Kadarenë, përsëri mbeten të dyshimta edhe sot e kësaj dite ato thënie dhe kundërthënie të vetë Ismail Kadaresë për Bilal Xhaferrin. Janë këto sentenca kontradiksioni që frymëzuan dhe bënë që Fatime Kulli të gjendje ballë për ballë dy kolosëve duke i vënë ata në balancën e një drejtësie të vërtetë, jo më në kohë të pabarabarta, por në shekullin e 21, kur kujtimi dhe nderimi për shkrimtarin e madh Bilal Xhaferri ka detyruar shqiptarët e letrave të Kosovës t’ia botojnë të plotë veprën, donte apo nuk donte Kadare, i vinte apo nuk i vinte mirë ndokujt pse përballeshin letërsitë dhe jetët e dy shkrimtarëve; njëri disident dhe tjetri i cilësuar edhe oborrtar.Hyqmet Zane, gazetari dhe ish-kryetari i Shoqërisë P.A.Camëria, i njohur për organizime të tilla për figurën e shkrimtarit Bilal Xhaferri ka pohuar që në fillim të promovimit se “është fat të kesh një shkrimtar të tillë, po aq sa është fat të kesh mundësinë të ndodhesh ballë për ballë me kolosët e letërsisë shqiptare që aq bukur i ka fokusuar shkrimtarja dhe studiuesja Fatime Kulli. Porse për shkrimtarin dhe poetin Milianov Kallupi “ Bilali lindi si bir i tokës epirotase dhe u shndërrua në një meteor të letërsisë, që mbetet i paarritshëm për vetë gjeninë e frymëzimit që e shoqëroi atë në një jetë të mbushur me privacione pa fund brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mes të ujqërisë diktatoriale, që donte ta shqyente dhe në zemër të demokracisë amerikane, ku edhe gjeti prehjen e përjetshme”.Por ajo që ishte e veçantë në këtë promovim ishte fakti se brenda sallës, ku edhe u zhvillua ky kjo ngjarje ndodheshin banorë nga trojet shqiptare nga Kosova, Çamëria, nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, ashtu siç ndodheshin nga Shkodra dhe Ninati, Edip Hoxha, kushëriri i Bilalit, ndodheshin nga Korça dhe Durrësi, nga Tirana dhe Vlora, të gjitha ata që e njohën letërsinë e Bilal Xhaferrit dhe u dashuruan pas saj. Dhe gjithkush donte të thoshte diçka për madhështinë e një njeriu që mbeti më shumë pa bukë, por asnjëherë pa atdhedashurinë, që u internua më shumë, por që e fitoi lirinë e dëshiruar, që u bë shkrimtar i madh edhe pse nuk ia botuan veprën në Shqipëri.U tha e çfarë nuk u tha për një shkrimtar të përmasave të pakrahasueshme, po të kemi parasysh se vetëm një Bilal Xhaferri mund të duronte privacione të tilla, të cilat jo vetëm që nuk e mposhtën, por e lartësuan deri në pavdekësi. “Kundërshto shumë dhe bindu pak, se bindja e verbër të fut në skllavëri”, shprehja e famshme e Uitman ka qenë edhe postulati më i veçantë që do të shoqëronte gjithë jetën e Bilal Xhaferrit dhe që e shëndrroi atë në meteor të letërsisë, si uragan i vlerave të mëdha dhe një personalitet të letrave që i këndoi me përkushtim shqiptarizmit edhe në veprat e tij.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Nov 13, 2009 8:28 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Empty Re: JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 8:23 pm

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Urim%2Bper%2BFatimen!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Empty Arim i Agim Gashit për Fatime Kullin!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 8:27 pm

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit FATIMJA2%5B1%5D

Urim e dashur Fatime. Edhe shumë libra tjerë për shumë mote!

Me rrespekt Agimi!


JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Albablood
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit Empty Re: JEHONE E LIBRIT "URAGANI I DY METEOREVE" të Fatime Kullit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi