Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Përkrahje dhe jo më mëshirë

Shko poshtë

Matilda Doka: Përkrahje dhe jo më mëshirë Empty Matilda Doka: Përkrahje dhe jo më mëshirë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 9:40 pm

Matilda Doka: Përkrahje dhe jo më mëshirë N1474183357_2038

Matilda Doka: Përkrahje dhe jo më mëshirë

Karroca
prej udhëheqjes së duarve
ishte bërë timon jete..
E kthente nga të donte
ashtu si Fati kish bërë me të.
E mbaja mend që e vogël
atë karrocë tek e shtynin të vegjlit e lagjes
te gjithë me radhë duke vrapuar...
e ashtu entuziastë harroheshin
pas lojrave të tyre duke e lënë sërish vetëm.
Atë që në miq e shokë ...
kish mbetur i fundit,
por i pari rrugës së një dëshpërimi të thellë.
Gjymtyrët i ndjente të huaja...
jo pjesë jete.....
aspak aktive në vendimmarrje përgjigjur
prej vullnetit të trurit,
por tepër vendimtare në plagosje dëshirash.
Ashtu si vështrimin
na e thyen një rrebesh shiu
si shkreptimë... rënë mbi xhamin e makinës
ku udhëtojmë,duke na ndërprerë ...
mendimin e thellë ..në të cilin jemi zhytyr...
ashtu bashkohen të shumta çaste-goditjeje
në psikologjinë e invalidit-njeri.
Një fjalë e butë e jona...mal-shpresash për të,
një shikim indiferent..një vit "heqje lirie".
-Mos e shiko të lutem, kurrë me përçmim...
se mund të ishe ti ulur në atë objekt,
i cili për të është bërë edhe Ferri
edhe Parajsa vetë.
Shija e tij nuk gjen pikë takimi me tonën...
dëshirat e tij nuk i ngjajnë tonave..
shkak...mbetet Pamundësia vrastare.
Hija e zbehur e vështrimit të tij ..
m`u ngulit thellë në një pjesë të zemrës,
atje ku gjen strehë...Dashuria për njerëzimin.
...atje ku vetvetja barazohet me të...qoftë..
dhe një moment të vetëm.
......................................................
Në anën tjetër të zemrës,
secili prej nesh...... mbytet tërë mospërfillje...
në liqenin e lotëve të tij.
Ai është Ne......
por Ne...(qoftë dhe minorenë në Mizori)...
nuk duam të jemi Ai....

Ashtu i thinjur .....edhe sot....
vazhdon numëron xhirot e karrocës,
si rruaza tespijesh...



Matilda Doka: Përkrahje dhe jo më mëshirë 15445_1143916406133_1474183357_30354368_6821169_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi