Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi

Shko poshtë

Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi Empty Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2009 2:48 am


Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi U1_dardaniaLIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANISË
DEGA NË SUEDI

Stockholm/Suedi, 13 nëntor 2009

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë-Dega në Suedi, me të dëgjuar lajmin nga televizionet e Kosovës, reagon ashpër për tentim atentatit ndaj luftëtarit të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës, komandant Hysni Ahmeti (AAK). Kryesia e LDD-së – Dega për Suedi, shprehë indinjatë e saj të thellë dhe e dënon ashpër këtë akt kriminal sepse jemi në kohën kur ne patëm shansin që të dëshmohemi për vetqeverisje para Bashkësisë Ndërkombëtare, ku misioni për njohje të pavarësisë së Kosovës do të ishte një argument për t’i bindur të gjitha ato shtete që kanë disponim për të na njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pastaj, duhet ditur se Hysni Ahmeti, është padyshim njëri ndër udhëheqësit më të dëshmuar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës në zonen e Shalës së Bajgores dhe Kosovës, dhe njeri atdhedashës i frymëzuar për çështje kombëtare dhe bazohet nga atdhetarizmi i Familjes Ahmeti me traditë atdhetare e kombëtare.

Të tillë njerëz që gjuajnë mbi njerëzit tanë, tani më të dëshmuar për çështje kombëtare siq është komandant Hysni Ahmeti, jo vetëm se nuk ja don të mirën Kosovës e as vendit, por don që Kosovën t’a njollosin me një etiketë negative se Kosova dhe kosovarët nuk janë të zot për të qeverisur e as për të mbajtur zgjedhje të lira. Ky është një turp ku të gjitha subjektet politike dhe jo politike duhet denuar dhe duhet ngritur zërin për parandalimin e këtyre akteve kriminale. Kurse në të njejten kohë, kërkojmë me ngulm nga organet e policisë dhe drejtësisë që kriminelët e të të gjitha llojeve, duhet arrestuar dhe denuar para organeve të drejtësisë.

Me këtë rast Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, me në krye kryetarin e saj z. Hysen Ibrahimi, i uron z. Ahmeti shëndet dhe suksese në punën e tij të më tutjeshme në të gjitha sferat e jetës.

Komisioni për informim pranë degës së LDD-së-Suedi.
Prof. Osman Ahmetgjekaj, Nënkryetar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi