Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof.Xhavit Dalloshi:VOTONI PER KOSOVARIZMIN!VOTONI PER MULTIETNICITETIN!

Shko poshtë

Prof.Xhavit Dalloshi:VOTONI PER KOSOVARIZMIN!VOTONI PER MULTIETNICITETIN! Empty Prof.Xhavit Dalloshi:VOTONI PER KOSOVARIZMIN!VOTONI PER MULTIETNICITETIN!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2009 7:28 pm

Prof.Xhavit Dalloshi:VOTONI PER KOSOVARIZMIN!VOTONI PER MULTIETNICITETIN! Image0011od

Prof.Xhavit Dalloshi
Anëtarë i CDU Gjermani!

VOTONI PER KOSOVARIZMIN!
VOTONI PER MULTIETNICITETIN!

Për çdo dite nga Politikanet Kosovare President e Qeveri Lider te partive politike dëgjojmë thirrjet dilni ne zgjedhje!

Dilni ne zgjedhje votoni për ne !
Votoni për ne qe ishim dhe jena ne pushtet ,ne ju ,,sjellim mrekullia”!
Po këta janë Lider te partive politike qe me çdo kusht duan pushtetin!
Këta sa here qe afrohen zgjedhjet bëjnë premtime marramendëse ,premtime boshe rrena mashtrime!
Ju sjellim ketë ,bëjmë ketë ne ,,te mirë te qytetareve ne te mirë të Kosovës”.
Po fare të mire na sollën deri tash ! Premtojnë rryme 24 ore pune mirëqenie sociale te mira të tjera
Po qe 10 vite nuk pame as një rezultat konkret!
Këta kane sjell mirëqenie për veten e tyre për familjen e tyre po për qytetaret asgjë .
.
PO behet pyetja si mund ete sjellin te mira ata qe nuk ju sollën te mira qytetareve qe 10 vite qe ishin ne pushtet.
Si mund ti ndryshojnë gjerat ata qe nuk i ndryshuan qe 10 vjet e disa qe 20 vjet!
Ata janë prapë ata !
Këta rrejnë mashtrojnë manipulojnë votat prapë që të fitojnë.
Qytetare dole apo nuk dole ne votim ata kane fitoren te sigurt!
Edhe në zdgedhjet e kaluara këta ju premtuan ju mashtruan !Shumica e qytetarëve i thane jo zgjedhjeve atëherë po ata prapë edhe pa votën e juaj fituan.
Edhe në këto zgjedhje nuk do te votojnë mbi 70 % e qytetareve!
Fitorja e tyre është e sigurt se ata prapë vjedhin votat !
Për këta pushtetarë qe për çdo dite shkatërrojnë gjithçka që është shqiptare e votojnë edhe te vdekurit.
Këta mburren me te ,,arriturat e tyre antishqiptare” .
Këta na thonë se mos dalja ne zgjedhje i tregon botes se ne nuk jemi për ,,Demokraci” ,,Liri” .
Dëmtojnë imazhin e Kosovës Multietnike etj!
Dëmtojnë ,,Shtetin e Kosovës” kështu thoshte edhe Rrahman Morina Ali Shukriu etj! Keta Lider që sot janë ne pushtet po nuk kane kontrolle ne te gjithë vendin!
Këta Lider te partive politike Kosovare *te cilët kanë hequr dorë me dëshirën e tyre prej identitetit shqiptare nuk ju vjen turp fare dhe këta thonë se Kosova është Multietnike !
Këtyre nuk ju vjen turp qe ne zyrat e tyre ne kuvend parlament ne për komuna te valon flamuri Multietnik ! E jo ai Kombëtare shqiptare!
Këtyre nuk ju vjen turp ta quajnë veten dhe popullin kosovare një term serbe!
Ne jemi shqiptare të Kosovës jemi shqiptare kemi një gjak shqiptari si ne Shqipëri Ilirid mal të zi Çamëri Preshevë e Bujanovc po jo kosovarë!
Këta me dëshire dhe mburren kurë veten e quajnë Ministrat kosovare politika kosovare TV kosovare shkollat kosovare spitalet kosovare Kali Kosovar Gomari kosovare e çka jo kosovare.
Po te dalësh ne zgjedhje çka fiton qytetari !
Asgjë nuk përfiton ti qytetarë!,Po me votën tënde përfitojnë partitë politike dhe liderët e saje.
Ata pasurohen edhe me shumë!
Me daljen ne zgjedhje qytetaret i tregojnë botes se ne përkrahim korrupsionin hajninë mashtrimin!
Me daljen ne zgjedhje i tregojmë botës se ne i shkojmë mbrapa Liderëve politik qe shkatërrojnë qenien shqiptare qe 20 vjet ,tregojmë se i shkojmë mbrapa mbrapa komunisteve Titisteve qe prej LKJ LKK vetëm emrin kane ndërruarën dhe prapë ata janë.
Ata te bashkim Vllaznimit.
Ku këtyre ju kane bashkëngjit edhe ata Lider te UCK qe kishin luftua për Bashkimin Kombëtare po tash lakmia, interesi ja ka bërë mendjen kos kështu që edhe këta janë bë si ata Komunistët e kuq te Titos e Millosheviqit.
Të dalësh në zgjedhje do të thotë se ty qytetare po pranon Kosovën Multietnike !
Do te thotë se ty qytetare po pranon ,,pavarësinë e Kosovës “ sipas planit te Ahtisarit një plan
antishqiptarë dhe sipas Rez : 1244 që donë të thotë se Kosova ka Emrin,, Republikë” po nën sovranitetin serbe!
Pra ,,shtet “ pa sovranitet pa ushtri !
Te dalësh në zgjedhje donë të thotë se ne vete po pranojmë Flamurin Multietnikë që me dëshire pranuan këta Qeveritare dhe Politikan ne pushtet pa shtet!
Te Dalësh në zgjedhje donë të thotë se ju ne përkrahim Enklavat serbe brenda Kosovës!
Të dalësh në zgjedhje dhe të japësh votën tënde do të thotë se këtyre Politikaneve qe hiqen çka ka shqiptare po ja zgjasim pushtetin.!
Të dalësh ne zgjedhje donë të thotë se ti po pranon varfërinë skamjen mjerimin anarkinë hajninë mashtrimin!
Të dalësh në zgjedhje donë të thotë se ne ju po pranojmë Kosovën pa sovranitet pa ushtri pa identitet kombëtare,po pranojmë flamurin Multietnike po pranojmë Bashkim Vllaznimit e ri si në kohën e Titos prapë Tito!

Qytetare Mos dil ne zgjedhje!
Po te mos dalësh ne zgjedhje dhe te mos votosh çka do të fitoshë!
Mos dalja ne zgjedhje do të thotë se ti je i vetëdijshëm ,se ne ju po i kuptojmë gjerat mashtrimet manipulimet qe j kanë bere këta politikan qe 20 vjet.
Po mos të dalësh ne zgjedhje i tregon botes se askush nuk mund të luan me ty me ne!
Po tregon se je i vetëdijshëm dhe i thua jo Flamurit Multietnik i thua jo bashkim Vllaznimit te ri!
Ku dihet se nuk mund te quhemi Multietnikë se ne jemi etnik dhe jemi mbi 92% shqiptare dhe kemi gjak shqiptari !
I thua botes dhe këtyre mashtruesve se ne nuk jemi Kosovare *ju politikan jeni Kosovare dhe quani veten si te doni se ju nuk ju vjen turp se nuk keni Gjak shqiptari po gjak servilesh!
I thuani jo Decentralizimit ne baza etnike ,jo enklavave serbe si ne Bosnje!
JU qytetare me mos daljen në zgjedhje i tregoni botës dhe këtyre Liderëve Politik qe ju Qytetarë të dashur duani atdheun kombin më shumë se partitë politike kosovare , se ju duani vetëm një Flamur një Komb se ju duani vetëm Flamurin kuq e zi qe me shekuj u la me gjak shqiptari!
E tash po done me na pështjellë me Gjak të përzier te lloj llojshem!
Me gjak qe nuk është i yni ,me gjak te huaj!
Me mos daljen në zgjedhje tregoni se doni atdheun fëmijët e juve ,doni kombin bashkimin kombëtare.
Duam atë që na takon si të gjithë popujve tjerë ne boten Demokratike.
Qytetare te dashur me mos daljen në zgjedhje i tregojmë botes demokratike se askush nuk mundet te manipuloi me ne .
Se ne dijme dhe jemi të aftë te logjikojmë me kokat tona e jo me imponime të të tjerëve.
Tregojmë se duam atdheun kombin fëmijët tone më shumë se gjithçka.
Duam lirin e vërtet e jo fallso ,duam shqiptarizmin e jo Kosovarizmin e imponuar një komb ë i ri i krijuar nga njerëz gjak përzier.
Tregojmë se nuk përzihet gjaku i shqiptarit qe u krijua me shekuj u krijua me grykën e pushkës e nuk u zhduk kurrë nga armiq e as tradhtare!
Qytetare mos të dalësh ne zgjedhje ju thua këtyre Politikaneve kosovare dhe te huaj se askush nuk mundet te manipulon me ty .
Qytetare me mos daljen ne zgjedhje i thua jo Rezolutës 1244 i thua jo Kosovës Multietnike!
Po ne duam një shtet një kombe një flamurë ,ne duam një referendum gjithë popullore ku populli vete te vendos për fatin e vet se si do të jeton.
E jo me imponime pazarllëqe në kurriz tëndin!
Kjo e drejtë për një referendum gjithë popullorë ju lejua te gjitha shteteve fqinje pse mos te na takon edhe neve.
Rrofsh sa malet o populli shqiptarë mos u përkul, mos u bjerë ne gjunjë Sahanlëpirësve armiqve tonë shekullorë qëndroi shtrëngatave, po qëndro i fortë në këmbët e tua,mos u përkulë shqiptarë!.
SHQIPTARE MOS RRI PO DUKU SHQIPTARE!


Gjermani më 14.11.2009

Dërgoi për botim:Xhem Batoi Bytyqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi