Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: TË MARRË JETË TËRËSIA !

Shko poshtë

Gjakush Tana: TË MARRË JETË TËRËSIA ! Empty Gjakush Tana: TË MARRË JETË TËRËSIA !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2009 7:35 pm

Gjakush Tana: TË MARRË JETË TËRËSIA ! N1289294870_7676

Gjakush Tana: TË MARRË JETË TËRËSIA !


Nëpër shtigje , brigje, ..., kam ngujuar shpresat !
Ditë netëve , ku rilindin rrezedritat e mirësisë,
digjen e pervëlohen - ndjenjat ,nga ora e ligësisë !

Mbi qerpik të djegur ka vesuar ngrica ! Ka vënë pusi
shkallëzohen drithmat me etje, për të rëmbyer jetë,
nis e trokëllin pikëllimi - lotët rrjedhin vetë !

Jam i tronditur, për aq sa më shtrydhet e ndrydhet lirika,
në çaste frymëzimi shkoj me rreze drita !
Jo! Nuk më ndal tufani, nuk më frigon prita !

Në çelës të një kënge jam notë e shkronjave me zë
i jap shumë kuptime fjalës në jehonë kushtrimi
zverdhet, vdes e plas, nga inatë - mashtrimi!

Lajkatarë ! Mos ecni në lakime për dritëhije !
Kjo është ëndërrimi që e do, e pret ardhmeria,
të bashkohen gjymtyrët ! Të marrë jetë tërësia!

Atëherë , do te prehem i lehtësuar në varr,
kënga ime le te jehojë t'i flasë orëligësisë
se me valëvit sipër flamur i dashuri Arbërisë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi