Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Një urim për Lulëbozhuren

Shko poshtë

Agim Gashi:Një urim për Lulëbozhuren Empty Agim Gashi:Një urim për Lulëbozhuren

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 12:48 am


Një urim për Lulëbozhuren



Nga Agim Gashi

Agim Gashi:Një urim për Lulëbozhuren Neodeneismetasllanit

Moj Kosovë zemër plagosur

Të kam marrë e futë në gji,

Neser është një ditë e madhe

Të parat zgjedhje në pavarsi!



T´kam futë n´gji e të mabj në zemër

Se jeton ti në liri,

Pse s´kujdesesh Kosova ime

Për njerzit tu në kurbet t´zi.



I harrove që janë gjallë

Ke harru që të mbajten n´jetë,

Ta dhuruan gjakun, djersen…

Sa shumë loti për Ty është derdhë.



Na i cungove të drejtat tona

Që kushtetuta na i garanton,

Mbi dy milion gra e burra

Në votime nuk i fton!



Njerz të ndryshëm dalin n´shesh

Lëshojnë gënjeshtra e deklarata,

Porse ne ktu në kurbet

Mirë i dimë kto fjalë të thata.



Mbetëm t´huaj nëpër botë

Të huaj n´Kosovë na e dhanë tretmanin,

Mbaju Ti Lulëbozhurja ime

Jemi ne që e duam Vatanin!



Na ka marrë malli për Ty

Për ato fusha e ato ara,

Nga dashuritë që ka njeriu

Dardani na je e para.



14.11.09

Diku në kurbet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi