Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Rrecaj: Gjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unë

Shko poshtë

Blerim Rrecaj: Gjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unë Empty Blerim Rrecaj: Gjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 1:34 am


Blerim Rrecaj: Gjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unë U1_BlerimRrecajBlerim Rrecaj

Gjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unë

Njerëz të ftohtë akull. Me tension të lartë e të ultë. Të pakënaqur. Disa në mes dy a më shumë zjarresh. Pak buzëqeshje ashtu siç kanë kuptim. Psherëtima dhe ofshama. Mllefe dhe fjalë të rënda. Ndrydhje vetvetesh. Gishtin në kokë dhe gropa asfaltesh. Llofologë aktualiteti dhe ngulmime mosndryshimesh. Përpjekje dhe ide. Ndërprerje rryme dhe ndalje vrullesh. Dyshime dhe kalim kohe. Të njohura dhe të panjohura. Ditë që lënë pas njëra tjetrën. Zhurmë dhe tollovi. Sallamadi dhe hallakamë. Kotësi e përgjumje. Ngushtëtira e lëvizje. Sharje dhe vetpërmbajtje. Adresa dhe numra telefoni. Stuhi çastesh me intenzitet. Re dhe mjegulla. Pluhur dhe kutërbime. Papastërti dhe rrjeta merimangash. Imagjinatë e fantazi. Kacafytje dhe lëshim udhe. Realitet dhe iracionalitet. Emocione dhe turbullimë. Ndryshim gjendjesh e mendimesh. Kokëfortësi e këmbëngultësi. Seriozitet dhe diplomaci. Makiato e shweps. Embëlsi e hidhur. Përzierse betoni. Bashkëjetesë me të (pa)pranueshmen. Iluzione e vizione. Qe dhe korba. Ca pëllumba në një cep gjelbërosh hanë kaftjall me trohat që ua kish hedhur dikush. Ecje. Një tufë zogjsh mali me vrull fare pranë kokës sime nisen fluturimthi. Reklama e posterë. Takime të zakonta. Ftohtë dhe kallaballëk. Gotë gjysmë e zbrazët dhe gjysmë e mbushur.Artikuj dhe fotolajme.Ai po bëhet gati për t’u nisur në një konferencë ndërkombëtare për shëndetësi. Dhe shumë gjëra tjera. Më mire më bije ta përfundoj një punë timen që e kam lënë në gjysmë…

Unë nuk jam budallë,
Në zgjedhje për me dalë.
Fushata në përfundim
Kryefjalë premtimi
Kallëxuesi zhgënjim.
Bërrlogun krekosen për me hjekë
Ata që posterat i vunë në çdo cep, në çdo ndërtesë
E në çdo shteg…
Hajredin Kuqi,
Blerim Shala,
Lutfi Haziri,
Besa Gaxherri,
Ibrahim Makolli,
Blerim Kuqi…
Dhe shumë emra tjerë
Në mesin e gazetarëve të mjerë.
Partitë harxhuan milionat
Na premtojnë pos tjerash edhe makaronat
Në koncerte këndon
Genta, Ciljeta, Leonora, Mirsa,Soni,Nora, Labi, Meda…
Më erdh një sms për ta votuar atë
Tensione, inskenime, skenare
Të gjithë janë njësh fare.
Nëpër rrugë shpërndahen dhe shumë
Vizitkarta, broshura, materiale
Me emra kandidatësh
Për këto zgjedhje lokale
Në një cep të rrugës intervistohen quranët
Në një cep tjetër bëjnë e shesin cd-muzikore indianët…
S’po di tjetër çfarë të them
Ndoshta mbledhim mendtë…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi