Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009”

Shko poshtë

Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009” Empty Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 11:39 pm

Vilhelme Vranari (Haxhiraj)



Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009”



Përurimet e ditës nisin me dy librat e shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj)



Panairi i Librit është një nga praktikat më të rëndësishme në paraqitjen e librit në të gjitha gjinitë letrare, historiko-studimore , ku përfshihen të gjitha shkencat për të cilat njerëzimi ka hulmtuar dhe studiuar qysh nga lashtësia. Panairi i XII-të i librit”Tirana 2009” u çel më 12 nëntor ora 17, në praninë e botuesve, autorëve të panumërt autoriteteve shtetërore dhe lexuesve sipas shijeve letrare shkencore, apo historike. Është viti i dytë që panairi i librit në Tiranë zhvillohet në ambientet e katit të parë dhe të dytë të Pallatit të Kongreseve. Këtu u paraqitën 87 Shtëpi Botuese, 40 000 tituj librash, midis të cilëve 1200 libra të rinj. Unë do ta quaja një festë, a një ditë dasme, ku autorët shpalosin ëndrrat, dëshirat për jetën, të shprehura në qindra mijëra e miliona rreshta, ku përmes faqeve të librave gëlon jeta njerëzore në vite, e parë nga këndvështrime të ndryshme. Aty, në salla të veçanta, mes” dasmorëve” adhurues, në të njëjtën kohë, “pagëzohen fëmijët” e sapolindur të autorëve të ndryshëm shqiptarë apo të huaj, që jetojnë brenda apo jashtë vendit. Mos të harrojmë se një pjesë të mirë të panairit e zë përkthimi i letërsisë së huaj, e cila ka lexuesit e saj të përhershëm.

Ditën e tretë të panairit, të shtunën, pak para se të fillonin takimet për paraqitjen e librave të rinj, pavionet e ndryshme të shtëpive botuese i vizituan Kryeministri i Shqipërisë Prof.Dr . Sali Berisha ,shoqëruar nga Ministri i Kultuës Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi, Ministri i Arsimit z.Myqerrem Tafai dhe Zv/Ministre Kulturës Suzana Turku.

Pikërisht në atë kohë kur autoritet po hynin në pallat, përmes qëndrës së zërit u njoftuan admiruesit e librit, se në orën 11, në sallën “A” në katin e dytë, do të bëhej përurimi i dy librave të shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj) : romani “Zonja me karafila të bardhë” , botuar nga Shtëpia Botuese “Toena” dhe “Rrugë pa kthim” botuar nga Shtëpia Botuese “Nacional”. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e shtëpive botuese , znj, Irena Toçi dhe z. Mujë Buçpapa, shkrimtarë, lexuesit e autores, si dhe Piktori i Popullit Nestor Jonuzi, i cili është autor i kopertinave të disa librave të Vilhelmes. Auditorin e nderonte Artistja e Popullit, ikona e skenës shqiptare, Zonja Margerita Xhepa. Theksoj se qysh nga viti 1999 e deri tani kjo aktore e dashur për të gjithë artdashësit, i ka dhënë dritë auditorit me praninë dhe debutimin e saj.



*Fjalën e çeljes e mbajti Irena Toçi, Drejtore e Përgjithshme e Toenës, e cila ka bërë parathënien e romanit “Zonja me karafila të bardhë”. Ajo duke folur për krijimtarinë e bollshme dhe të sukseshme të autores Haxhiraj, u ndal tek romani që ka në thelb faljen e gjakut, ku dashuria e sfidon këtë dukuri negative të shoqërisë sonë, e trashëguar nga mesjeta, gjakmarrjen. Znj. Toçi nuk harroi pa vlerësuar dhe falenderuar piktorin e shquar Nestor Jonuzi. Mes urimit ajo e ftoi autoren për një bashkëpunim të frytshëm.



Z. Mujë Buçpapa, (poet, analist dhe publicist i shquar), recensues i librit “Rrugë pa Kthim”, i bëri një analizë të hollësishme krijimtarisë së autores, sidomos të librit të ri. Fjala e tij u përqëndrua në krijimtarinë e vonët të autores, realisht në moshën 52 vjeçare, por edhe pse në këtë moshë:” ajo sfidoi kohën e mbrapshtë e që e mori zvarrë. Diktatura i mohoi të drejtën e arsimimit, të mësimdhënies, dy prioritete, të cilat i arriti pas shumë peripecish. Kjo grua arriti të botojë në disa gjini dhe në një kohë prej 13 vitesh, nxori në dritë 21 vepra letrare, nga këto 10 romane. Autorja Haxhiraj është e vlerësuar m disa çmime si brenda dhe jashtë atdheut. Ndaj them se është një sukses i letërsisë shqipe të pas viteve 1990, është padyshim një nga emrat që kjo letërsi mund të mburret. Pse? Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e orientuar politikisht.

Së dyti solli një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës dhe gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50-vjecare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe mbrojti atë.



Krijimtaria e Vilhelme Haxhiraj s’ është përkthyer në gjuhët e huaja, ndaj bota nuk e njeh letërsinë dhe artin e saj tronditës. Pa frikë them se proza e Vranarit është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin , e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009. Këto dy femra shkruajtën tematikat dhe personazhet e kohës sé diktaturës. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania.Vilhelmja i tregon botës dhimbjet e saj, duke bërë që holokausti komunist të mos harrohet kurrë.

Në librin “Rrugë pa kthim” vend të rëndësishëm kanë skicat letrare. Ndoshta Vilhelmja është e vetmja shkrimtare shqiptare që jo vetëm po e mban gjallë skicën letrare, por them se disa prej tyre janë më të suksesshmet të krejt letërsisë shqipe, në këtë zhanër. Po kështu tregimet novelat lexohen me një frymë ,madje disa syresh i rikthen nga e praa. Kapituli i tregimeve përbëhet nga “Mbresat e këngës së vjetër”, “Endrra e muzgut të përhimtë”, “Natë e pagjumtë”, “Hakmarrja”,“Pasuri e të gjithëve”, tregime të cilat zbulojnë një dimension të fuqishëm të letërsisë së Haxhirajt. Ajo në prozën e saj përfshin tronditjet, dramat dhe katastrofat e jetës, si shumë shkrimtarë të shquar të Europës ish-komuniste, si Haveli, Rugova, Pjetër Arbnori etje. Shkrimtarja thotë në mënyrë sfiduese se “politika më bëri të jem vetvetja”. Edhe në këtë libër të fundit, e merr tematikën nga jeta e përditshme, nga realiteti shqiptar, në dramat e jetës shqiptare . Me prozën e saj psiko-sociale, ajo zbulon njeriun si rezultat i ndikimeve politike, sociale dhe njerëzore, komploteve, tradhëtive, intolerancës deri në shkatrrimin e jetës. Vilhelmja me krijimet e saj është një gjykatëse e historisë. Mban qëndrim kritik ndaj problemeve politike e sociale që shqetësojnë jo vetëm shoqërinë, por edhe atë si krijuese. Siç shprehet autorja: “Askush nuk mund të ma kthejë rininë, buzëqeshjen, ëndrrat dhe dëshirat që m’i vranë pa mëshirë. Veçse kjo më bëri më këmbëngulse në kërkim të së mirës njerëzore.” Ky është një mision i madh tej kohës dhe përceptimit tonë, që e çon atë drejt përjetësisë me krenari.

*Kurse Artistja e madhe, Margarita Xhepa, foli për vlerat intelektuale të femrës shqiptare të cilat evidentohen aq mirë në gjithë krijimatrinë e shkrimtares vlonjate Vilhelme Haxhiraj. “Kjo autore tregon se edhe ne i japim shoqërisë vlera në çdo fushë, madje më shumë se burrat. Nuk mund të rri pa dredhur lot kur lexoj krijimtarinë e kësaj zonje. Sepse aty gjendet drama e një kombi, drama e një populli të harruar dhe të mohuar në shekuj. Aty janë përballë e mira me të keqen, rrugë të cilën autorja e servir thjesht apo me të gjitha dukuritë dhe pasojat e tyre, ndaj ti lexues zgjidh dhe merr. Unë si një femër, si një qytetare dhe si artiste iu bëj thirrje regjisorëve që këtë krijimtari brilante dhe tronditëse ta vënë në skenë, sepse edhe proza e saj tingëllon bukur ka shumë poezi Artistja Margarita Xhepa citoi vargje dhe fragmente nga të dy librat, gjë që u prit me duartrokitje, Autori i sonetit shqip, z. Uran Kostreci, i burgosur politik, foli për shkaqet e një krijimtarie të ngjeshur të shkrimtares Vilhelme haxhiraj dhe u përqëndrua tek proza e shkurtër, sidomos tek Skica Letrare. Lëvrues të skicës letrare kanë qenëp Migjeni, nonda Bulka por me kohë kjo gini u la në harresë. Kurse autorja jonë e ka ripërtërirë skicën e gjysmës sé parë të shekulit XX. Mud të them se është e vetmja që na dhuron skica të bukura. Them se nuk mund të veçoj asnjërën se cila është më emira. Të gjitha hynë në më të mirat skica të letërsisë shqipe. I kam rilexuar disa portrete si të artistes sonë të madhe, znj. Margarita Xhepa. Nuk besoj që një krijues tjetër mund t’i ketë bërë një portret kaq të spikataur dhe më të mirë se ky që i ka bërë Vilhelmja. Aty gjendet përjetësimi i poetit, që ëahtë aq i varfër sa edhe varrin ia mbulon bora. Portretin e Njeriut “Njeri” kushtuar kritikut Adriatik Kallulli. Apo Dora engrohtë e një Miku, kushtuar të ndjerit Prof. Odhise Grillo, në të cilat vërehet mirënjohja e autores.

Kurse autorja Haxhiraj falenderoi auditoin, shtëpinë botuese Toena, ku ka botuar 16 vepra si dhe shtëpinë botuese Nacional për librin “Rrugë pa kthim”. Në mënyrë të veçantë falenderon Piktorin e Popullit, Nestor Jonuzi, i cili i ka dhuruar 7 kopertinat e fundit të librave të saj.



Me attach po tè nis 4 foto:

1- Me shokun e shkollès, poetin brilant, Bajronin shqiptar, akademikun Xhevahir Spahiu i rikthyer mes nesh.

2- Artistja e Popullit Margarita Xhepa, mbretèresha e skenès shqiptare, Irena Toçi, Vilhelme Haxhiraj, Mujè Buçpapaj.

3- Pamje e pjesèshme nga salla.

4- Uran Kostreci, autor i sonetit shqiptar, ish i burgosur politik.



Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009” Vilhelme



Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009” Pamje



Dita e tretë në Panairin e XII-të të Librit “Tirana 2009” Aktorja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi