Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune

Shko poshtë

Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune Empty Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 11:42 pm

Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune





Viktor Steromi është autor i vlerësimit të librit të Besa Salihut “Ndëshkimet hyjnore”, botuar në revistën Impact, ditarin e së cilës e konsideron si një perandori e atmosferës së shenjtë me atmosferën praktike të “ligjit” të NATO-s me besnikëri ndaj historisë për fatin e popujve që e meritojnë lirinë.

Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune B

Baki Ymeri

Angazhimi permanent në fushë të letërsisë krijon forma të reja të komunikimit për afirmime vlerash shqiptare të admiruar nga dashamirët tanë në botën e huaj. Nuk i njoh autorët, na thot një eseist rumun, por po e shoh se kemi të bëjmë me një sinqeritet të kristaltë në peisazhin e kulturës aktuale shqiptare, me mendime fisnike edhe për perspektivën e jetës sonë letrare. Çmoj cilësitë tuaja: çiltrinë, humanizmin, guximin, dinjitetin dhe etjen për liri, na thot një botues librash, dhe shton se shqiptarët janë krenaria e Ballkanit. Sabile Keçmezi-Basha, Albina Idrizi dhe Besa Salihu janë 3 nga 30 emrat e Kosovës letrare që defilojnë gjatë këtij viti në një varg revistash rumune të tirazhit të lartë. Kështu, Ditari i Besa Salihut kushtuar bombardimeve të NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë, e ka parë dritën e botimit në revistën Diagonale (nr.3/2009, fq.16-18), e drejtuar nga Radu Voinescu (kritik letrar dhe kuadër ushtarak), si dhe në revistën e famshme të Gheorghe Neagut, Oglinda literara (nr. 94, 2009, fq.96). Në faqet e kësaj të fundit defilon edhe Kadareja me përkthime nga Sherban Tabaku, ndërsa Marius Qelaru prezanton vlerat lirike të Sabile Keçmezi-Bashës në revistën Bucovina literara (“Malli për Itakën apo poema të qëndisura me dantella të pritjes”).

Po kjo, dhe poetë të tjerë nga Kosova prezantohen edhe në revistat letrare Litere, Poarta Sarutului, Citadela, Vatra, Agora etj. Një revistë tjetër që hap shtyllat për prezantimin e Kosovës letrare është Climate literare, e drejtuar nga Ion Iancu Vale, e cila në numrin e saj të fundit (10/ 2009), në kuadrin e rubrikës “Proza albaneza din Kosova”, jep një fragment të gjerë nga romani i Albina Idrizit, “Hijet e kullave” (fq.14). Revista Hesteu e Plojeshtit boton një analizë kritike të Victor Steromit kushtuar poezisë së Ramadan Mehmetit (autor i librit “Pentagrama e zemrës”, Bukuresht 2009), duke e konsideruar poetin si një mjeshtër metafizik i fjalës që e transfiguron në mënyrë simbolike dhe metafizike, duke ia shkulur dritën e dendur, të një konsistence thuajse materiale, me veti të dukshme, refleksive dhe metafizike. Në të njëjtën revistë e sheh dritën e botimit edhe kronika e Mihai Antonescut mbi ditarin e Besa Salihut: “Kosova, hëna ime e pushkatuar pas shpine” (fq.14).

Viktor Steromi është autor i vlerësimit të librit të Besa Salihut “Ndëshkimet hyjnore”, botuar në revistën Impact (nr.365/2009, fq.2), ditarin e së cilës e konsideron si një “perandori e atmosferës së shenjtë me atmosferën praktike të “ligjit” të NATO-s me besnikëri ndaj historisë për fatin e popujve që e meritojnë lirinë. Besa Salihu që dëshmon se talenti nuk ka moshë, e përjetëson kujtesën mbi një dinamikë të fakteve (bombardimet e Serbisë nga aeroplanët e NATO-s) mbi një motiv të koshiencës lucide. Zhvillimi i episodave rrëfimtare ka për objektiv elementar pasqyrimin e gjendjeve të turbullta të shpirtit adoleshentin (mos të harrojmë se Besa i regjistron të gjitha kur kishte vetëm 15 vjet), me observime psikologjike (fëmijët e kanë dëbuar nga universi frikën nga vdekja), duke kulminuar me motivacionet komplekse lidhur me ngritjen e një fati të tensionuar.” Vlen të ripotencohet fakti se admirimin ndaj NATO-s dhe Shetetve të Bashkuara të Amerikës e shprehu për herë të parë para një auditoriumi të gjerë shkrimtarësh rumunë, poeti kosovar Sali Bashota (qershor, 2005), ndërsa Jeton Kelmendi ishte gazetari i parë kosovar që mori pjesë në Samitin e NATO-s në Bukuresht (2008), rast me të cilin ia promovuam vëllimin poetik “Sa fort janë rralluar letrat.”



Nuset e fjalës, ura fjalësh dhe magjia e fjalës

Në një revistë tjetër (Revista noua, nr.10/2009), Victor Steromi prezanton me nga një faqe poetët Sabile Keçmezi-Basha dhe Nexhat Rexha, duke theksuar se “Sabile Basha hymnizon në vargjet e saj burimin e jetës, idetë e të cilit e konsolidojnë një univers lirik të një pregnance imagjinare. Janë vargje me një besnikëri të madhe ndaj forcës shpirtërore, duke kultivuar konkretizimin e vizionaritetit mënjanë, dhe poezinë e ideve dhe njohjeve, në anën tejër. Në vargjet e saj zbulojmë një ton inercioni të madh, një shpirt të gjallë kritik ndaj gjithë asaj që don të thotë inercion. Këngëtimi i saj është i karakterizuar nga një gamë spektakulare e fshehtësive të shpirtit dhe natyrës.” Po ky autor (Victor Sterom), shkruan se “Nexhat Rexha kundron në poezitë e tij një realitet të brendshëm i ndjekur me kopraci halucinante. Ai ka kuptuar se asgjë nuk mund të definohet para se ta definosh vetveten (si poet). Me një ngarkesë të thellë liriko/ideatike, poeti arrin në brigjet e përjetësisë si sentiment i njohjes. Ekziston tejmatanë polaritetit të detektuar, një ndjeshmëri e lindur, një motivacion i fuqishëm ekzistencial i aktit krijues. Të gjitha këto fillojnë, jo vetëm nga një qëndrim i prekur nga flatrat e fërgëllimës ontike dhe kognitive.” Përndryshe, kjo dhe revistat Oglinda literara, Poezia dhe Vatra veche kanë prezantuar kohë më parë edhe vargjet e Nexhat Rexhës, Fatime Kullit, Kostaq Dukës, Ramadan Mehmetit, Flora Brovinës, Sabit Rrustemit, Edi Shukriut, Hysen Këqikut, Alma Papamihalit etj.

Në këtë kontekst prezantimesh të reja shqiptare në gjuhën rumune, vend me rëndësi zënë edhe tre antologji të përbashkëta: “Ura fjalësh” me 12 poetë nga Kosova (Ali Podrimja, Ibrahim Kadriu, Shaip Beqiri, Sabile Keçmezi-Basha, Sali Bashota, Flora Brovina, Miradije Ramiqi, Nexhat Rexha, Edi Shukriu, Sabit Rrustemi, Fatmir F. Salihu dhe Jeton Kelmendi), antologjia “Nuset e fjalës” me Beqir Musliun, Miradije Ramiqin, Shaip Beqirin, Sabile Keçmezi-Bashën, Hyen Këqikun dhe Adem Abdullahun, si dhe antologjia “Magjia e fjalëve” me vargjet e Shkëlzen Halimit dhe tetë poetëve tjerë nga atdheu i poezisë, siç e konsideronin Rumaninë rilindësit tanë. Dhe së, fundi, në kuadrin e projekteve tona për afirmime vlerash shqiptare në gjuhën e Emineskut, të realizuara me pak para dhe shumë shpirt, gjatë këtij viti pritet ta shohin dritën e botimit edhe dy poetë nga Shqipëria: Nuhi Plaku nga Fieri me vëllimin “Loti i hënës”, një poet frymëzimesh të jashtëzakonshme imagjinare që ta nxisin shijen për letërsi, dhe Vilhelme Vranari (Haxhiraj) nga Vlora me librin bilingv, “Rrënjët/Radacinile.”



BOX

Ditari i Besa Salihut në revistat

http://revistadiagonale.sufx.net/nrcurentdiag7.htm

http://www.oglindaliterara.ro/arhiva/Oglinda94.pdf



Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune UNKNOWN_PARAMETER_VALUE

Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune Besa



Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune UNKNOWN_PARAMETER_VALUE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi